Këshilla/Blog

Lorenzo 18.12.2023

Pershendetje si kaloni
Jam nje djal 26 vjec kam 3 vjet ne ankth kam ber vizita zemre koke trupi me i fjal cdo gjo
Tani po mendoj prap te bej nje vizit ne zemer sepse ka 1 muaj qe kam si bezdisje ne gjith gjoksin edhe vecantisht ne mes te gjoksit kam nje djegje kur e prek po edhe kur nuk e prek prap me jep si bezdi si djegje
Tani doja me dit nga psikologet ktu ose nga ndonje person qe vuan me ankth e ka njeri tjeter kte gje
Faleminderit

  1. Anonymous says:

    Te gjitha keto simptoma i kam edhe une mos u bezdis po i kaloj tmerrsisht edhe un

  2. Anonymous says:

    Po , km 1 vit qe vuaj nga ankthi dhe un njejt si ti , kam dhe dhimbje te krahut dhe shpatulles se majt bashk me 2 gishtat e mesit

  3. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Lorenzo dhe faleminderit qe na ke shkruar.

    Me vjen keq per perjetimet jo te mira neper te cilat po kalon dhe mendoj qe eshte shume e rendesishme te konsultohesh me nje mjek profesionist per simptomat dhe shqetesimet fizike dhe jo vetem qe ti ke. Kjo, mund te ndihmoje ne nje pamje me te mire e te plote te situates dhe mund te ndihmoje ne perjashtimin ose pranimin e gjendjeve te pranishme.
    Ankthi eshte nje veshtiresi komplekse, i cili mbart simptoma, perjetime dhe gjendje te veshtira, mbase disa te ngjashme me ato qe ti ke pershkruar me lart, por edhe pertej e me tej se kaq. Ndaj, nje ekzaminim i mirefillte tek nje ekip profesionistesh do te ishte hapi i pare dhe rruga e duhur.
    Nderkohe, une do doja te ndaja me ty disa keshilla qe mund te jene ndihmuese dhe lehtesuese per gjendjen qe ti po kalon dhe per te gjithe individet ne teresi.
    Do te sugjeroja te praktikoje – meditimin, i cili ndihmon te fokusohesh ne momentin e tanishem dhe te mos qendrosh tek mendimet negative te gjeneralizuara; – aktiviteti fizik, si nje nga gjerat me impaktin me te mire ne shendetin fizik dhe ate mendor; – organizimi i kohes, planifikimi i dites dhe punes mund te ndihmoje ne reduktim te stresit dhe ndihmon te kesh kontroll mbi situata te caktuara; – teknikat e frymemarrjes te ndihmojne te relaksohesh. Mund te provosh te fokusohesh ne frymemarrje te thelle dhe te ngadalesosh me qetesi; – mundohu te kalosh kohe me miq dhe familjare qe te mbeshtesin, duke ndare me ta ndjenjat e perjetimet.
    Uroj shume qe keto keshilla te jene ndihmuese, megjithate eshte e rendesishme te kujtosh se jane te pergjithshme dhe se nje profesionist mund te ofroje ndihme te personalizuar bazuar ne situaten tende individuale.

    Faleminderit dhe uroj te degjohemi bashke serish.
    Uarda

  4. Lorenzo says:

    Faleminderit Domethon qe ne mes te gjoksit si djegje
    Po edhe kur e prek me besdis
    Anonymous a i ke edhe ti kto simptoma me gjoksin
    Po cfar simptomash ke tjeter ti

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.