Këshilla/Blog

11.02.2016

Cfare rekomandohet te behet per personat me crregullim bipolar? Cfare aktiviteti,mjekimi,ose sa shpresa ka personi te kthehet ne normalitet te jete i njejti person aktive

  1. Skerdi Zahaj says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke shkruar.
    Së pari, është shumë pozitive që po kërkon ndihmë për përmirësimin nga çrregullimi bipolar. Asnjë individ nuk është i barabartë me çrregullimin e tij/saj. Çrregullimi përshkruan vetëm pjesët keqfunksionale të një individi. Por, çdo njeri është më shumë sesa pjesët e tij keqfunksionale. Psikologët kryesisht punojnë me këto pjesë (funksionale) që të kontrollojnë pjesët jofunksionale. Aktivitetet më të mira janë sporti, vrapi, shëtitjet dhe bisedimi me njerëz të afërt. Përsa i përket medikamendeve, ato i përshkruajnë mjekët psikiatër dhe kryesisht janë shumë efektive. Përsonalisht mendoj që individi që vuan nga çrregullimi bipolar nëse merr medikamentet e duhura, trajtim psikologjik afatëgjatë dhe bën jetë aktive mund të menaxhojë bipolaritetin e tij/saj.
    GJithe te mirat!

    1. bukurie says:

      Nese nje person eshte trajtuar per nje kohe te gjate me diagnoze tjeter te crregullimit mendor ( crregullim deluzionar) dhe tani eshte diagnostikuar me crregullim bipolar, a mund te bejne efekt ilacet per trajtimin e tij?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.