Duateqeshperseri 28.04.2022
Pershendetje doktoresh. Uroj te Jeni mire dhe me zemren plot. Po e nis me Kete fjali pasi edhe pse jam Nene e dy vajzave me shendet te plote me dy prinder te mrekullueshem qe me Kane mbeshtetur shume une vazhdoj te kem zemren bosh dhe pa deshire per te ecur perpara ne jete. Kam pasur probleme me depresionin gjate 4 viteve te fundit te cilat I Kam kaluar. Por ne Maj te vitit qe shkoj u perballa me nje situate Ku nuk e njoha me veten dhe spo arrij me ta kapercej. Kam qene e martuar dhe ne martese problemi Ka qene bashkshorti qe konsumonte alkol dhe ju shume I pranishem ne jeten familjare. Ne nje debat familjar vendosa te Dal nga shtepia me dy vajzat dhe te largohem nga ajo jete. Pak jave me vone njihem me nje djale dhe vazhdoj nje lidhje me te edhe pse ende nuk e njihesha plotesisht me te. U rrembeva ne ndjenja te forta ndaj tij dhe bera gjithcka publike. Ne momentin qe lidhja u be publike nisen kercenime nga ana e bashkshortit. Ne presion te nje crregullim te forte psikologjik Kam publikuar jeten time ne nje portal duke thene gjera qe maksimumi mund ti diskutosh me nje shoqe dhe Jo me shume. Kjo e gjitha nga nje shperthim I forte euforik. Flisja pa pushim, shpenzoja shume dhe mendoja qe cdo gje qe thoja e veproja ishte e drejte. Pavarsisht njerzve te afert te cilet u perpoqen me fjale te me pengonin po askush nuk arriti . Kjo gjendje zgjati rreth 3 muaj. Kur fillova te dal nga kjo gjendje kuptova qe kisha lenduar shume njerez dhe nuk I Kam me ne jeten time. Pasi kaloi kjo gjendje te cilen nuk e Kam pertyp akoma e cila u pasua me nje gjendje depresioni qe edhe pse orej shume muajsh nuk e Kam kaluar dhe nuk Di nese do me kaloj ndonjehere. Nuk e pranoj dot ndarjen nga bashkshorti dhe pse e Di shume mire qe ato qe Kam bere Jane te pafalshme. Kam frike nga ndarja dhe perballimi I jetes vetem me vajzat pasi dua qe ta kene jeten e bukur por ndjej qe une nuk jam e afte ti bej te lumtura. Nuk me vjen per te qeshur edhe pse sforcohem mjaft. Do doja shume te me ndihmoni Ku ta ndjek problemin tim shendetsore pasi nuk po ndiqem askund nga mendimi qe une nuk mund te sherohem kurre pasi shkaterrova gjithcka. Jam fajtore per gjithcka pasi dhe problemin e aklolit te burrit mund ta kisha menaxhuar me mire nese nuk do kisha probleme te tilla. Jam bere plotesisht asociale. Me vjen turp nga vetja. Ju lutem me ndihmoni Ku mund te ndiqem.