Këshilla/Blog

Besa 21.12.2023

Përshendetje,kam 5 vjet që vuaj nga çrregullimi bipolar dhe së fundmi dhe ankthi,jam e ndjeshme,josociale,introverte!Kam perjetuar qe e vogel dhune ne familje,babi alkolist,kushte te veshtira ekonomike me qira,bullizem ne shkolle e kudo,ngacmim seksual keto faktore qe e vogel mkan bere te mbyllem ne vetvete e mos flisja me askend.A duhet kto mjekime ti marr gjith jeten sepse dhe mjeku nuk e percakton thot varet sa zgjat semundja dhe a duhet te martohet nje person me nje çrregullim bipolar?Faleminderit shpresoj të përgjigjeni !

  1. Indriti says:

    Sigurisht qe mund te martohesh dhe mos u var nga mjekimet.

    Te gjithe kane karaktere te ndryshem sepse jemi rritur ne rrethana te ndryshme. Nuk ke pse e shikon si nje gje te keqe apo cuditshme qe je introverte, antisociale, e turpshme etj. Ndihesh keq sepse mendon se vetem ti je kshu e nuk e shikon kete gje te te tjeret por si ty ka shume. Nje pjese e mire thjeshte jane te zote ta fshehin. Dhe kur e shikon veten si shume te dobet, te gjithe te tjeret i shikon si superiore edhe nqs ne realitet jane shume me keq se ty. Duhet thjesht te punosh me vetbesimin sepse pastaj do ti shohesh gjerat nga tjeter kendveshtrim.
    Gjeja qe te ndihmon jashte mase shume ne rritjen e vetbesimit eshte kryerja e nje aktiviteti fizik (do te te rekomandoja vrap ne natyre).
    Uli standardet per momentin. Mos i vendos vetes objektiva te medha dhe mos e mbaj shume mendjen ne te ardhmen. Vendosi vetes objektiva ditore si psh. rregullimi i krevatit pasi zgjohesh ne mengjes. Krijo nje rutine me gjera qe duhet dhe mund ti besh.
    Gjithashtu hiq dore ne menyre drastike nga gjera qe ste vijne ne ndihme te ecesh perpara por te demtojne si psh lojrat online, alkoli, rrjetet sociale, kequshqyerja, etj. Ti i din shume mire se cilet jane nqs e pyet veten dhe ke vullnet te pranosh te verteten. Nqs e privon veten nga keto gjera, automatikisht fiton respekt ndaj vetes dhe rrjedhimisht te rritet vetbesimi sepse do jesh e vetedijshme qe po shnderrohesh ne nje version me te mire se c ishe dje.
    Perpiqu te ushqehesh sa me shendetshem
    Bej gjum te mire rreth 7 ore dhe perpiqu te shtrihesh e te zgjohesh ne te njejta orare.
    Nqs nuk je ne ndonje pune, fillo nje pune cfardo. Mjafton te kesh nje rroge. Pastaj shiko per ndonje trajnim ne drejtimin qe te pelqen.

    Gjerat do te rregullohen gradualisht. Mos e krahaso veten me te tjere sepse nuk kemi te njejtin start. Dhe gjithesecili ka rrugetimin e vet.

  2. Mkm says:

    T rujt Allahu madh
    Edhe jetoje jeten si te vije
    Mos u ndiko nga mendimet e te tjereve
    Jeta esht e bukur dhe shijoje

  3. Besa says:

    Shum faleminderit per kto fjalë,por kam shum frik ti lë mjekimin sepse e kam shkeputur dy here dhe me keq jam bèrë.Skam motivim fare,pesimiste,mbipeshe,vetem ecje ne kembë bèj por jo perdit
    ,ndihem shum keq sepse asnj ste kupton,sdi çtë bej sepse dhe mjekimet te japin efekte anesore ne peshe etj,plus jam dhe shum kokforte e di qe une duhet ta ndihmoj veten time dhe perseri nuk guxojgjerat e sotme i lë per neser ose pergjysem,asgj sme ka ecur ne jetë

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV