Këshilla/Blog

01.10.2018

Prsh doja nje keshilla nga ana juaj jam 24 vjec dhe u ban 3 vite ce vuaj nga ankthi nuk me hiqet nga mendja ce nuk kam dicka serioze per zemren kam ba sh kontrolle analiza dhe mkan than ce nuk kam as1 problem nga zemra jam top por mua me rrin ne mendje sikur so mpushoj zemra nga casti ne qast ma shum vuj gjat nates dhe rri gjith naten pa gjum kam ba vizita ke nje neurolog dhe mka dhan disa ilace ce i kam pi pernjefar kohe dhe i kam lan se e ndjeva veten mir por prap i kam ato mendimee ne koke dhe nuk me shqitet se do me ndodh dicka e keqe gjith kto mendime mkan lodh shum shpirttrisht nuk ndjehem mir ne cdo vend ce dal mbyllem ne vete dhe thjesht mendoj gjera negative kisha nevoje per nje pergj nga nje specialist flm

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje! E marr me mend sa e veshtire eshte qe, per nje kohe kaq te gjate, te vuash nga mendime te tilla, nga pagumesia dhe frika e vazhdueshme qe zemres tende mund t’i ndodhe dicka nga momenti ne moment. Problemi qe ti ke eshte nje crregullim ankthi, i cili karakterizohet nga mendime qe perseriten dhe qe nuk largohen lehte nga mendja pavaresisht perpjekjeve dhe zakonisht lidhen me friken nga vdekja, e cila mund te shprehet shume shpesh me shqetesimin se zemra ka probleme qe mund te cojne ne vdekje. Ankthi nga ana e tij ka si simptoma si rrahje te shpeshta te zemres, djersitje, mungese frymemarrje, dridhje, dhimbje ne kraharor, prishje te regjimit te gjumit dhe ushqimitbe shume sipmtoma te tjera fizike. Dikush i ka pothuajse te gjitha keto sipmptoma, dikush vetem disa prej tyre. Duke qene se shprehet me simptoma fizike, shumica e njerezve besojne qe kane dicka ne zemer ose ndonje semundje tjeter organike.
    Ju keni marre nje mjekim dhe e keni e nderprere sapo jeni ndier me mire. Se pari dua te theksoj qe, per crregullime te tilla te natyres psikologjike ose mendore, duhet kontaktuar psikiatri ose psikologu dhe Jo neurologu. Se dyti nese bie dakord te marresh nje mjekim eshte e rendesishme te sqarohesh mire me mjekun qe ta jep ne lidhje me efektet, sa kohe duhet marre dhe si duhet nderprere. Mjekimi i crregullimeve te tilla nuk eshte si marrja e nje medikamenti per dhimbjen e kokes ose te barkut, qe do te thote nuk nderpriten sapo pushon dhimbja. Pra, zakonisht eshte nje mjekim qe zgjat ne kohe, ashtu si vete problemi nuk krijohet nga hici dhe nuk iken krejt papritur, ashtu dhe trajtimi i problemit kerkon kohe. Keshtu qe per ta permbledhur, shqetesimet, qe ti ke, kane nevoje te vleresohen dhe trajtohen nga profesioniste te shendetit mendor ( psikolog klinik, psikiater). Ne disa raste kombinimi i psikoterapise me mjekimin jep efekt te shpejte dhe te mire, ne raste te tjera njerezit ia dalin mbane edhe vetem me mjekim ose vetem me psikoterapi. Po keshtu ka dhe njerez qe ia dalin mbane vete pa ndihme profesionale, por nga sa ti shkruan kuptoj qe ke 3 vite qe vuan dhe ndoshta kjo tregon qe eshte momenti per ta kerkuar nje takim me nje profesionist te tille.
    Shpresoj t’ju vleje pergjigjia ime.

  2. Leo says:

    Pershendetje ,
    Edhe une kam probleme me anthin prej 2 viteve, me dukej sikur zemra po me dilte nga vendi dhe ndonjehere me jep goditje te forta. Une kam qene shume keq kam patur frik te rri vetem ne shtepi, kam patur frik madje dhe po te beja dush kur dikush nuk ishte ne shtepi sepse medoja se do me pushonte zemra madje kam perfunduar dhe disa here ne urgjence.
    Kohet e fundit po permisohem fale psikoterapis me Psikolog Klinik, nuk kam mar ilace kam bere vetem psikoterapi dhe kjo me ka ndihmuar shume.
    Nuk kam me frike ndonjhere me kapin ataket e panikut dhe zemra fillon te me rrahe fort por e kam mesuar qe nuk eshte gje tjeter vec se ankth e qetesoj veten duke bere disa frymemarje te thella.
    Ky problem kalon mjafton te gjeni specialistin e duhur dhe gjithashtu te njihni persona te tjere qe e kane kaluar me pare kete problem.
    Uroj qe ta kaloni sa me shpjete 🙂

  3. llika says:

    Pershendetje problemi im fillon gati para 2viteve kur kisha ne therrje perfundi zemres mee mendime se kisha diqka ndonjebsemundje me kapi paniku zemrw me rrahte shpejt trupi mu ftof hupabkrejt prej asaj dite kam pas probleme te tilla i kam nderpre te gjitha daljet sporttin nuk me doker kurgjo interesant skam vullnet per asgje.
    Mmendime vetem negative tere koheen frik kam fillu mjekim menilaqe po e kam nderpre nuk di qqka me bo.
    kam mendime vetem negative nga me te kqijat frika se mos vdes.

  4. Anonymous says:

    Persh e flm per pergj…ky ankth mi ka shkatrru gjith nervatt nuk ndjej ma knaqesi per asgje mka ba shum pesimist munohem shum ti i dhan vetes forca hec se nuk te gjen gja e di se cfar asht po prap ajo ndjenja frikes e panikut se do tgjeje dicka asht shum e fort dhe me ba njeri shum te dobt..do marr parasysh kshillen dhe do konsultohem me dike profesionist.

  5. Anonim says:

    Ky ankth me ka ba sh njeri dobet dhe pesimist ajo ndjenja e frikes apo panikut se so mgjeje dicka do pushoj zemra nga min ne min ekzisto akoma dhe pse mundohem shum dhe i them vetes hec se nuk ke gja se e di shum mir se cfare eshte . Mi ka shkatrru gjith nervat

  6. Anonim says:

    Ju lutem desha te dih per problemin tim ..jam 20 vjece edhe para dy muajsh kam kalu nje gjendje ankthi…kisha shum stres peIr problmet ne shpi te familjes time ..edhe ka ndikuar shum edhe lidhja qe kam pasur ne nje person qe shum koh me kercenonte me merziste nqs ne do ndaheshim kisha shumper kohe qe me mrz edhe kisha stres .ndersa ket vit kalova gje.djjen e ankthit ..por tani I vetmi qe me shqeteson qe meme fillon te me dhembi krahu I majti kur mar frum thell me dhemb posht ne zemer ..kam edhe mendmie shum te keqija si mendoj vdekjen..ppr me shum me shqeteson keto simpotmaI fizike mendoj, se mos kam ndonje gje te keqe.?? A kan te bejn me ankthin apo kam ndonje dicka tj, ??ju lutem shun me ndihmini ??te pakten t, di cfar kam? Ju flm

    1. main says:

      Pershendetje,
      Faleminderit qe na keni shkruar.
      Per te marre pergjigje ne pyetjen tuaj, duhet te shkruani tek rubrika “Pyetje e re”, dhe jo si koment, ku duhet te perzgjedhni gjinin, moshen dhe nje pseudonim dhe titull te pytejes, sipas te cilit e gjeni pastaj pergjigjen tuaj ne webfaqe.
      Gjitha te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV