Këshilla/Blog

23.06.2017

Pershendetje! Po marre shkas tju shkruaj sepse para disa ditesh lexoj rastesisht problenim e nje goce qe mendonte se ishte lezbike dhe ky mendim i fiksohej dhe i shkaktonte ankth dhe te qara. Une qe po ju shkruaj jam djale 22 vjec dhe deri ne momenti kur lexova ate mendoja se isha i vetmi me nje crregullim te tille. kjo me beri te ndjej keqardhje per ate gocen por edhe me dha shpres per nje pergjigje. Gjithcka fillon kur isha 16 vjec dhe kisha dhimbje ne teste te vazhdueshme bera eko (doli mire) dhe analizat e spermes ku shumica e spermatozoideve dolen te ngordhur. Kisha dhe ndryshime ne eren e spermes 3 muaj pasi filluan dhimbjet si dhe sperma ndonjeher nuk kishte nje ngyre shume te bardhe por me nuanc te lehte kafe. Mjeku me tha se do te kaloj dhe hajde pas nje viti per vizite por nuk shkova sepse familja nuk me mbeshteti ne kete drejtim me thonin e ke te fiksuar ne tru. Kjo me mbylli ne vetvete mendoja une nuk jam me si te tjeret, u vecova. (per ate moshe). 6 muaj me vone kisha shqetesime ne anus ne lekuren e sfinkterit nga jasht ndjeja djegje te lehta dhe rritje ndjeshmeris ne ate zone kjo me bente nervoz dhe merrte gjithe fokusin tim ndonjeher sepse se kuptoja cfare ishte pucrra skishte. Nje moment shkova per te fletur dhe ky shqetesim filloj perseri dhe ne kete moment behet nje lidhje pa kuptim dhe e fort ne mendjen time se isha kthyer ne homo ne lidhje dhe me problemin ne teste. Mendimi ishte aq i fort sa filloj te shkaktonte ankth frik le te them me mire temerr gjithe vemendja ime 24 ore mbeti ne regjionin anal ca nga semundja(myk) dhe +mendimi beri qe kjo dukej sikur shtohej dhe njekohesisht mendimi se jam nje homoseksual. Qe nga ai moment per ti vertetuar vetes se nuk jam i tille filloja te shikoja shoket e klases me dyshim kjo me shkaktonte ankth nje mendim me thoshte i pelqen djemt por pranoje ketu me kapte temerri o zot thoja cfare eshte kjo dua ta harroj une nuk jam i tille, nuk mund te rrija me me shokun e ngusht sepse me fiksoheshin keto mendime, vetem mendon ne tru skena seksuale me me meshkuj. Edhe per te ecur nuk mundesha rrobat qe ferkoheshin ne trup (ne pjesen gluteale dhe kraharor) me krijonin mendime sikur kisha te pasme femre kjo me shkaktonte nje tension nervor qe dalngadale me beri te largohem nga realiteti. Kulmi arrin kur fiksohesh edhe ne babain vllain madje dhe femije te duket vetja si manjak por une nuk jam i tille do e vrisja veten me mire. Ky mendim ndodh me cdo gje te gjinis mashkullore qe shikon. Eshte nje mendim qe te thot se je i interesuar por qe ti e refuzon sepse nuk eshte pjese e personalitetit qe je. Nata ishte dhe eshte nje makth sepse kur jam vetem futem me thelle ne mendime dhe kam pese vjete qe vetem qaj dhe trembem se kjo sdo iki kurre. Kur shkembehesha me njerez rruges ngrija nga ankthi dhe temerri qe me shkaktonin mendime te tilla, shikoja tv perseri e njejta gje fiksohesha thelle ne mendime, fillova te shikoja video pornografike dhe pse me perpara nuk isha i interesuar sepse kisha pare dhe kishte kaliar ajo periudh per mua, u bera i fiksuar pas pornove vetem per ti vertetuar vetes qe nuk jam i tille por kjo me futi edhe me thelle aktet e penetrimit dukej sikur i perjetoja une (vendosja veten ne vend te femres) kjo mu krijua me shume nga ndjesia qe jepte myku ne anus, dhe qe nga ai moment une nuk mund te imagjinoj asgje me nje femer sepse i perjetoj si ndjesi ne trupin tim madje edhe doren te imagjinoj sikur tja prek me krijohet tek dora ime ndjesia qe ajo do ndjej nga prekja ime. Kaluan 6 muaj dhe gjendja sikur u qetesua disi kishte raste kur thoja opo ca dreq mendimi dhe vazhdoja diten si me para normal, por ndjesia ne anus mi rikujtonte te gjitha ato cfare kisha menduar ne darke kur flija. Ndonjeher kur zgjohesha ne mengjes ky mendim mungonte per disa seconda minuta madje nje rast mu kujtua disa ore pas zgjimit kjo me permendi disi qe te mos e besoja ate cka po ndodhte dhe dyshova se mund te kisha nje semundje ne ate zone, por kur imagjinoja viziten prap mendime te reja te ndyra ankth dhe temerr dhe gjithe kohes nuk jam i tille jo o zot ndale kete. Fillova shkollen e larte dhe aty me pelqen nje goce ishte dashuri me shikim te pare te cilen vazhdoj ta dua edhe me shume harrova gjithcka dhe shkoj i flase mi mori vete kembet. Por akoma nuk ishin krijuar mendimet e kqija dhe kur ato filluan une si fola me. Thoja nuk dua te lidhem kur kam dicka te tille ne mendje dhe disa teste te semura dhe nje sperm qe svlen. Me vone me lindnin dyshime te tilla si ti e le kete histori sepse thelle thelle je i tille. Nga fundi vitit te pare goca qe doja lidhet me dike tjeter dhe kjo gje me shkaktoj nje tronditje te forte psikologjike me sakt me rendoj me shume( dhe pse mendimet vetevrasese ishin qe ne fillim madje shume te forta nga dhimbja nervore) nga humbja e saj me shtuan me shume deshira per te ikur ankthi kapi majat e tije semundja ne ate zone u agravua me shume me njeri nuk hapesha sepse e di qe sdo me kuptonin. U mbylla edhe me shume ne vete nuk i flisja njerzve te shtepis imagjinoja vdekjen menyren dhe dhimbjen qe do lija. Arterit e kokes me dhimbnin dhe ishin aq te tendosura sa mund ti prekje ne gjithe gjatesin e tyre, nuk mund te flija edhe fryma qe nxirrj me digjte hundet, ngrihesha ne mengjes dhe flija serisht sepse nuk ndihesha mire isha i rraskapitur deri sa nje moment ndjeje nje kercitje ne koke (Tension i larte kur u vizitova 160/90 dy muaj pas kesaj) dhe nuk mund te zgjohesha frymarrja u bllokua dhe ne trup u krijua nje ndjesi qetesie sikur po vdisja kjo zgjati disa sekonda. Edhe enderrat i kisha me mendime te tilla dhe skena seksi te pista kur zgjohesha i perjetoja me ankth se mos po shndrrohesha ne te tille njeri. Nuk mundesha te lahesha ne banje ne zonen gluteale sepse fiksohesha me mendime te ndyra qe une sdo ti beje asnjeher. Doja ti bija murit me koke qe te harroja dhe nje dite e bera por u ndala dhe thash mos se nuk eshte zgjidhje, nje dite me gje babi ne mes te dhomes ne kembe te ngrire me nje shikim te ngulur ne nje cep te dhomes isha gati te leshoja ne klithem cmendurie ose ti beja vetes gjene me te keqe por kur me foli i friksuar nga pamja ime e mblodha veten disi dhe zgjodha te beja pak muhabet per te larguar mendjen sepse ndihesha i vetmuar. Cdo gje per mua kishte marre fund, nuk kisha me shoqeri, te dashur, skisha asnje njeri qe te flisja dhe te me mbeshteste dhe nje momente vendosa ta vrisja veten do varesha por ndalem dhe them pse nuk i jap edhe pak kohe vetes po sikur mos te jesh i tille, dhe me kap nje inat dhe thash nuk do ta lejoj kete idiotsi te me mposhti. Me vone mu shfaqen probleme me akthin. Arriti ne ate pike deri sa u invalidizova plotesisht zemra me ngushtonte fort saqe dukej sikur do vdisja nga ataku ne zemer. U vizitova dhe mora mjekim per ankth xanx citoles10mg u bera mire por pas dy muajsh i lashe sepse me thonin qe ti sje i cmendur qe pin keto ke krijuar varesi, ndonjeher me ofendonin o i cmendur dhe kjo me prekte dhe pse e kuptoja se informacioni tyre per kete ishte i kufizuar, mora mjekim serisht citoles 10mg por e lashe serisht sepse fillonte shkolla dhe doja shume te studjoja dhe te pija kafe. Mjekimin e mora ne 2015 dhe hera e fundit ishte dhjetor 2015. Qe prej kohes se nderprerjes se mjekimit e deri tani kam ankth social dhe me shtypje zemre mpirje krahu. Me kete lloje mendimi u bene 5 vite duket sikur me imponon edhe levizjet do ti beje se femer. Shpresoja se nje dite do zgjohesha dhe do e harroja por nuk ndodhi, tani kam shpres vetem ne psikologe. Tani jam me i qete i kam kuptuar gjerat dhe ndaje dua ti jape funde kesaj dhe pse ndonjeher futem ne melankoli zbrazeti ankth dhimbje frik se do cmendem frik se mbase nuk sherohem. Kete vite kam vendosur te largoj cdo problem, dhe pse me duhet pak Kohe spse duhet te mbledh leke. Ajo cka dua eshte nje mendim rreth kesaj, nje keshille, nje orjentim ku te drejtohem, dhe nje zgjidhje rreth ankthit sepse e kam shume problem.! Kam humbur shume deri tani vetem vetja me ka ngelur, familjaret sdo me kuptonin po tju tregoja dhe nuk dua qe ky problem te jete ne kujtesen e tyre me duket si dicka infektuese! Faleminderit per mundesin.!

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    I dashur letërshkrues,

    Problemi që përshkruan është kompleks dhe shumë i vështirë për ta përballur i vetëm. Mund ta imagjinoj se si është ndikuar cilësia e jetës tënde nga këto probleme dhe nga moskuptimimi i të afërmve të tu.

    Së pari më vjen shume mirë që ke provuar të kërkosh ndihmë edhe më parë nga profesionistë, edhe pse më pas ke hequr dorë si pasojë e presionit nga të afërmit e tu. Dua të të bëj me dije se problemet që ke kaluar dhe mundesh të jesh ende duke përjetuar pjesërisht, janë të vështira për tu kuptuar nga shumica e njerëzve, pavarësisht dëshirës që mund të kenë për të të ndihmuar. Ki parasysh ky problem është i yti personal dhe të takon ty të marrësh përgjegjësi për ta trajtuar. Vuajtjet janë të tuat dhe zgjedhjet për të punuar me to mbeten te tuat. Askush më mirë se ty nuk mund të kuptojë se çfarë vështirësish kalon dhe se si mundesh ti përballësh ato. Merr vendimet e tua të konsultuara me profesionistë dhe përmbaju atyre pa u ndikuar nga të tjerët. Kujtohu që nuk ke detyrimin ti shpejgohesh askujt për asgjë!

    Së dyti, të rekomandoj të trajtosh në mënyrë mjekësore dhe të rregullt problemet e tua me aparatin gjenital, spermën dhe mykun. Përsa kohë që ti e do i kesh, atio do të vazhdojnë të të shqetësojnë. Përsëri, kujtohu që nuk i detyrohesh askujt shpjegime. Konsultohu me mjekun urolog dhe përmbaju trajtimit deri në kurimin e plotë. Nëse ke nevojë për mbështetjen financiare të prindërve të tu, mere vendimin vetë dhe këmbëngul për zbtatimin e tij. Ti je përgjegjësi kryesor për shëndetin tënd.

    Së treti, problemet e tua me ankthin janë komplekse dhe nga përshkrimi që bën, duket se kanë rrënjë të thella. Përveç konsultës dhe mjekimit të rregullt nga një mjek psikiatër, unë të rekomandoj të kontaktosh një psikoterapist të kualifikuar me të cilin të mudesh të punosh në mënyrë afatgjatë dhe sistematike me problemet e tua të ankthit.

    I dashur letëshkrues, dua të dish se problemet e tua, qoftë shëndetësore, qoftë psikologjike, qoftë të lidhura me moskuptimin e prindërve, nuk janë të rralla. Një numër shumë i madh njerëzish vuajnë nga shqetësime të tilla, edhe pse përgjithësisht zgjedhin të flasin për to. Për fat të mirë, të gjitha këto problem janë të trajtueshme, por nevojitet vendosmëri dhe këmbëngulje. Gjithashtu të nevojiten profesionistë të kualifikuar mirëfilli të cilët ti kesh në krah përgjatë kësaj rruge.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV