Këshilla/Blog

Ema 03.10.2019

Pershendetje,une kam 6 muaj qe vuaj nga binge eating disorder(nuk e di se si emertohet ne shqip)ku une konsumoj sasi te medha ushqimi ne pak minuta deri sa te fryhem dhe te ndjej dhimbje dhe perseri nk mund te ndaloj,e gjitha kjo filloi pas dietave qe kam perdorur,haja shume pak dhe shume ushqime nk i haja fare si karbohidratet dhe embelsirat dhe me pas filloi cikli ha – ndihu ne faj -ha perseri…..deri ne pafundesi,eshte shume e veshtire te jetosh me kete crregullim,me besoni,mendja me rri vetem tek ushqimi dhe nk perqendrohem dot askund,kam nevoje per ndihme imediate sepse per pak filloi shkollen dhe duhet te mbledh mendjen,kjo semundje me ka shkaterruar!!!

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje.
    E lexova me kujdes pershkrimin tuaj dhe ne fakt do të të ftoja të më shkruaje sërish duke me treguar kësaj radhe diçka për veten dhe jetën tënde. Simptomat që ke sjellë në vëmendje përputhen me një çrregullim të ngrëni por kontrolli që kërkon të marrësh mbi jetën tënde nuk mund të vijë si pasojë e disa këshillave psikologjike por më shumë e një përpjekje të vazhdueshme së bashku për të kuptuar se cilat janë shkaqet reale të kësaj gjendje. Psh kur filloi ky shqetësim a ka pasur diçka në jetën tënde që mund të këtë një lidhje me të, një ngjarje, një angazhim, një pritshmëri etj?
    Pritshmëritë që I vëmë vetes sidomos shndërrohen ndonjëherë, le të themi, në një “ferr” të vërtetë për ne. Ajo çfarë mund të them
    tani është se disi më krijohet përshtypja se mund të kesh ndjenja të përkundërta lidhur me ndonjë person apo situatë në realitetin tënd të përditshëm. Shpeshherë qëllon që një person I afërm është burim I këtij konflikti në ndjenjat tona. Ndjenja e fajit që të shoqëron pas një mungese të kontrollit të impulsit për të ngrënë diçka duket sikur vetëm sa e përkeqëson gjendjen tuaj shpirtërore dhe kështu me pas nga ankthi që ndjeni e nga dëshira për të mos menduar më I dorëzoheni sërish të ushqyerit pa kriter. Ndoshta ndiheni vetëm, ndoshta ka diçka që dëshiron ta thuash por s’di se si.
    E mirëpres komunikimin e mëtejshëm.
    Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV