Këshilla/Blog

Meri 03.10.2019

Pershendetje.Jam shume e lumtur qe me fund mund ta ndaj problemin tim me dike,une kam 8 muaj qe vuaj nga nje çrregullim i te ngrenit,ne fillim ishte bulimi(konsumoja sasi te medha ushqimi dhe pastaj e nxirrja nepermjet te vjellave,por kjo nuk zgjati per shume kohe,une fillova te konsumoja sasi te medha ushqimi ne nje kohe shume te shkurter fshehurazi sepse ndihem e turperuar por nuk e vjell me pra kuptova qe vuaj nga binge eating disorder(nuk di si emertohet ne shqip).E gjitha kjo filloi kur une provova te mbaja diete,konsumoja shume pak ushqim,ca ushqime i fshiva nga lista si karbohidratet psh dhe embelsirat,gjate kesaj kohe ne 2 muaj une humba 10 kg.Tani nuk mund te kontrolloj veten dhe ha shume dhe pa qene vertet e uritur,ne fakt nuk e di me se cfare eshte uria,nk ngoprm kurre dhe nk mund te ndaloj se menduari per ushqimin.I kam fituar perseri te gjithe kg e humbur.Eshte vertet shume stresuese kjo gjendje,ushqimi ka marre kontroll mbi jeten time dhe kjo duhet te ndryshoj!!!Pres nga ju te me ndihmoni,faleminderit.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje.
    E lexova me kujdes pershkrimin tuaj dhe ne fakt do të të ftoja të më shkruaje sërish duke me treguar kësaj radhe diçka për veten dhe jetën tënde. Simptomat që ke sjellë në vëmendje përputhen me një çrregullim të ngrëni por kontrolli që kërkon të marrësh mbi jetën tënde nuk mund të vijë si pasojë e disa këshillave psikologjike por më shumë e një përpjekje të vazhdueshme së bashku për të kuptuar se cilat janë shkaqet reale të kësaj gjendje. Psh kur filloi ky shqetësim a ka pasur diçka në jetën tënde që mund të këtë një lidhje me të, një ngjarje, një angazhim, një pritshmëri etj?
    Pritshmëritë që I vëmë vetes sidomos shndërrohen ndonjëherë, le të themi, në një “ferr” të vërtetë për ne. Ajo çfarë mund të them
    tani është se disi më krijohet përshtypja se mund të kesh ndjenja të përkundërta lidhur me ndonjë person apo situatë në realitetin tënd të përditshëm. Shpeshherë qëllon që një person I afërm është burim I këtij konflikti në ndjenjat tona. Ndjenja e fajit që të shoqëron pas një mungese të kontrollit të impulsit për të ngrënë diçka duket sikur vetëm sa e përkeqëson gjendjen tuaj shpirtërore dhe kështu me pas nga ankthi që ndjeni e nga dëshira për të mos menduar më I dorëzoheni sërish të ushqyerit pa kriter. Ndoshta ndiheni vetëm, ndoshta ka diçka që dëshiron ta thuash por s’di se si.
    E mirëpres komunikimin e mëtejshëm.
    Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV