Gresa 25.11.2019
Jam Gresa 22 vjece u ben 8 muaj qe vuaj nga crregullime ankthi dhe paniku dhe ka hyre ne cdo aspekt te jetes time , mjekim nuk kam mare sepse kishte efekte anesore
Kam bere analiza pafund eko barku zemre dhe me kan dal mire nuk di me cfare te bej po cmendem .
Kur mendoj se ankthi me ka kaluar pak me shfaqet nga nje simptome e re sic me eshte shfaqur tani dridhja e duarve qe e kam mund te them gjat dites kur mundohem te shkruaj ose bej dicka , me duket sikur kam dridhje te kokes te brendshme ne mengjes po cmendem , mos flasim per simptoma te tjera fizike dhe psikologjike qe i kam te renda fare dhe nuk jam asnje sekonde e qete dhe nuk po jetoj jeten tamam .
Ju lutem kerkoj nje keshille keshtu nuk po duroj dot me cdo gje eshte bosh pa kuptim kur mendon se po behesh pak mire shfaqen simptoma te reja qe te shkaterrojne jeten , dua jeten e qete u lodha keshtu jam e pafuqishme ,ankthi te mbyt asnje se kupton mendojne se bej kot dhe thon e kalon ti vajze e re , por fjalet jan kot para ankthit qe ta ben jeten pa kuptim .
Cfare duhet te bej tjeter te filloj analizat nga e para tbej rezonane trupi koke se vetem ajo ka mbetur pa u bere se po me shkaterrohem cdo dite dhe vetem qaj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kam te njejtin problem me ty qe 7 vite…..thjesht mundohu te qetesosh veten..mos e mbaj mendjen tek e keqja….meso teknikat e meditimit ne you tube dhe praktikoji…dil ne natyre shtrihu….merr kufje me vete degjo vidjo motivuese….foli vetes..thuaj se je mir dhe se do ja dalesh…lirohu nga tensjoni…lere veten te lire…asgje nuk do te ndodhe..njeriu esht rezultat i mendimeve te veta…cfare te mendosh behet….jam e sigurt qe je nje vajz e zgjuar..sepse dhimbjet e pjekin njeriun….e gjith forca esht brenda teje…lufto me veten…ngrihu merru me sport..fol me dike…nese flet lirohesh….beso te vetja…
Ela me te drejte per te pare dhe per te bere gjera qe pelqen dhe motivuese , por me them te drejten kjo gje te lodh pafund mundohesh mundohesh dhe me pas te sjfaqet nje simptome e re aty demoralizohet dhe mendon se sdo dalesh kurr nga kjo gjendje , , te falenderoj per keshillat dhe uroj ta kalosh 100% kete gjendje dhe mos te te kthehet asnjeher sepse kush e kalon te kupton
Dhe un si puna jote vetm 22vjec kam 3 muaj q e vuaj nga ankthi dhe vet 1 muaj qe jam rikuperuar 60% besoj . mendoja qe me kishte ardhur fundi nga simptomat. Po te tregoj disa gjerat qe mua me kan bere mire deri diku .
Mundohu te mbyllesh facebookun se ka shum lajme shendeti qe te fusin ne mendime .
Mundohu te dalesh sa me shum me njerzit qe ndihesh e sigurt dhe ke besim .
Mundohu ta mbash diten tende te zen qe mendja mos mendoj shume .
Dhe shprehu me te tjeret me gjendjn e ankthit qe . Do te lehtesoj shum .
Un se dija per kete si tip semundjeje po duke folur me shum veta ka shume te prekur nga rrethi shoqeror
qe un nuk e dija dhe duke degjuar historit e tyre ndihesha me i cliruar dhe dhe me vinte mire qe mund ta diskutoja me dike qe me kuptonte situaten .
Shpresoj qe sadopak te te ndjimoj
Xhersi une kte gjendje e kam kaluar edhe njeher por jo kaq te renduar dhe mensova se e kalova dhe mbas dy vitesh mu shfaq perseei pa kuptuar me simptoma fizike dhe kjo gje me ka renduar me shume , jam munduar te dal me personat qe me mbeshtesim te bej gjerat qe pelqej dhe pse ndonjeher te duket e pamundur dhe shpesh e humb durimin , te falenderoj dhe uroj ta kalosh kete gjendje edhe ti sa me shpejt dhe mos te perseritet asnjeher
Përshëndetje Gresa,
Të falenderoj që na ke kontaktuar dhe uroj që kjo letër të të gjej mirë me shëndet dhe që gjendja jote e vëshitrë të mos jetë përkeqësuar pas ndodhive të fundit në vend. Nga sa ke përshlruar kuptoj që je në një situatë aspak të thjeshtë e mund të ndihej mes rreshtave dhimbjen që po përjeton. Gjithë simptomat e tua trupore tregojnë që emocionalisht je duke u përballur me rrethana mjaft sfiduese. Që të kem mundësi të të jap një këshillë sado pak të vlefshme do të doja të dija disa detaje në lidhje me gjendjen që po kalon. Çfarë ka ndodhur para tetë muajsh që mendon se mund të jetë bërë shkas për fillimin e shqetësimit tënd? Pse mendon që je duke e kaluar pikërisht në këto momente këtë gjendje të vështirë emocionale? Të ftoj të ndalesh dhe të mendosh mbi rrethanat e para në të cilat ke filluar të përjetosh të tilla nivele ankthi pasi mund të na ndihmoi të kuptojmë burimin e shqetësimit. Përveç simptomave fizike ti thua që ke dhe një sërë simptomash psikologjike te të cilat nuk je ndalur. A mund të ndalemi pak sëbashku te përjetimet emocionale që e shoqërojnë gjendjen tënde këto kohë përtej shqetësimeve fizike?
Është e rëndësishme të kuptosh se në situata të vështira emocionale, kur mund të ndihemi të pamundur apo të pafuqishëm për t’u përballur me to pasi shkojnë përtej mundësive tona , konfliktet e brendshme që nuk gjejnë zgjidhje fillojmë t’i pëtìrjetojmë nëpërmjet trupit. Dhimbja emocionale përkthehet në dhimbje trupore. Ti mund ta bësh edhe një rezonancë, por nuk ke për ta gjetur aty arsyen pse cdo ditë e kalon duke qarë. Unë mendoj që ke nevoj për një lloj kujdesi të një natyre tjetër. Mendoj që si fillim ke nevojë për mirëkuptim dhe ke nevoj për t’i dhënë mundësinë vetes të eksplorosh gjithë vorbullën e ndjesive që të kanë mbingarkuar këto kohë. Të sugjeroj që nëse ke mundësi, të takohesh me një psikoterapist me të cilin/ën të kesh mundësi të ndalesh për të kuptuar më qartë shqetësimin dhe të mund të krijosh mënyra më të mira për menaxhimin e ankthit. E mirëpres një përgjigje prej teje nëse do të duash të ndalemi pak më tej mbi shqetësimin tënd.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina
Pershendetje psikologe Dorina te falenderoj per pergjigjen .
Un kam patur atak paniku edhe ne moshen 15 vjecare aty u shfaq per here te pare dhe bera cdo analize me doli mire edhe ateher ishte pa shkak fillimi i ketij ankthi , u shfaq perseri ne moshen 20 vjecare por edhe ateher e kalova pa mjekime edhe pa psikolog por vete ndonjeher me kapte paniku por e menaxhoja , ndersa tani ishte shkolla kisha ngarkese me provime diplomimi dhe aty u shfaq ankthi dhe vazhdoj duke marre jermin me simptoma psikologjike dhe fizike shume te renda sa me kan penalizuar ne cdo aspekt .
– Simptomat psikologjike jane : mendimet negative , sikur degjoj zera , truri me thot do te ndodhi dicka e keqe cdo sekonde eshte kjo gje ne koke , frika per te dal jasht sepse do me kapi ankthi , sikur familjes time do ti ndodhe dicka .
– Simptomat fizike : Ka nje jave qe me eshte shfaqur ndjesia sikur po me merret fryma dhe kur marr fryme me hunde me duket sikur nuk mbushem me ajer , marr frym thell perseri me duket sikur nuk mbushem me oksigjen filloj dridhem mendoj me te keqen humb kontrollin aty me bllokohet fryma fare ,kte ndjesi e kam cdo sekonde , nuk e di kam shume frike mendoj se kam zemres semure sikur kam mushkrite semure .
Nuk e di nese duhet te bej perseri nje eko zemre ose grafi mushkrie un i bera para 2 muajve te gjitha analizat dhe ekot dhe me dolen mire por perseri skam besim dhe dua ti bej perseri kur mendoj qe kam kte ndjesin e frymarrjes , e kam mendjen non stop aty te frymarrja si marr fryme a mbushem me oksigjen eshte e tmerrshme .
Me del gjumi naten e trembur me rrahje te shpeshta zemre me marrje fryme , ne mengjes vetem qaj . Cdo gje e bej me nje numer te caktuar dhe vazhdoj e bej derisa truri thot eshte mire eshte e tmerrshme , kam keputje te pjesa stomakut djersitje te duarve te perziera , me duket sikur nuk jam ne realitet me duket trupi im i huaj them shpesh kush jam ku jam shkeputje nga realiteti po cmendem , thjesht mendimi qe jam me ankth me shkaterron dhe a do me largohet ndonjeher ky ankth kto ndjesi a jam e semure cfare kam po cmendem a do bej jete normale pa kto ndjesi , kam ren shume ne peshe dhe veshtire te marr ato kile te rena jam 42 kile ne kte moshe eshte e tmerrshme , eshte shume torturuese po shkaterrohem cdo sekonde .
adea mu duk sikur e pash vehten ne kete shkrim te njejttat simptome i kam edhe une qe nje vit e gjysme me ka kap pasi me vdiq babai pas dy jave pas te gjitha kontrollave mjekesore analiza incizim te kokes eho te barkut fotografim te mushkerive unazave te qafe shpines te cilat te gjitha me dolen mire mjeku me tha ke ankth e frike dhe provova 5 muaj tia dal vet po nuk pat shanc vetem shkova tu dobesu me shum pas 5 muajve kam shku tek neuropsikiatri kam bere seanca 5 muaj dhe kam perdor terapi ama asgje antidepresiv me shum per muskuj keso gjera dhe me kan ndihmu shum dhe senancen e fundit me tha qe tahs je mir nuk ke nevoj te vish ma dhe nuk i besojsha as atij as vehtes dhe i thahs ti po thu mir po une spo e ndi vehten hala mir sjam ajo qe kam qen po pamvaresisht te gjitha letyre punen se kam nderpre kam dal ne pune me te gjitha veshtiresite qe i kisha se te njejtat simptome fizike i kam edhe une si ju por neuropsikiatri me tha edhe nje vit me te mbajt une ose psikologu nuk la shanc me te largu ket frike e ankth duhesh edhe vet me dal me hec ne natyre sidomos sa me shum dhde aktivitet sportiv ne vecanti fitnes po asnjeren as tjetren se kam ba akoma une me shum kam frik firkohem te dal vet vetem ne pune qe shkoj vet ne kam se tjeter kund skam shanc me dal vet po jam duke luftu shum qe ta öargoj vet