Këshilla/Blog

24.10. 2019 25.10.2019

Kam rreth 4 vite qe vuaj nga crregullimet e ankthit ne lidhje me shendetin. Me duket sikur cdo shenje qe ve re ne trup apo cdo simptome ka lidhje me nje semundje terminale. Para 4 vitesh kam kaluar nje periudhe rreth 2 muaj ne te tille gjendje, dola komplet jashte rutine dhe isha e bindur qe kisha dicka te keqe edhe pse doktoret thonin qe skisha asgje. Ne ate kohe u mjekova dhe e mesova se cfare ishte kjo qe me ndodhte. Megjithate me ndodh shpesh ne kem sekuenca te tilla edhe pse e di cfare kam.

  1. Anonymous says:

    Cfare shenjash fizike ndjen psh ?
    A ndjen probleme me stomakun , te perzjera , trullosje , sapo zgjohesh fillon te ndihesh keq si e trembur etj ? Pra keto jane shenja te ankthit dhe duhet te bindesh qe cdo gje eshte psikologjike , pra mos ki frike . ????

  2. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje, ndodh jo rrallë që trupin tonë, sepse është pjesë e rëndësishme e konceptit për veten, ta përdorim si ekuivalent psikik të diçkaje që na shqetëson. Me fjalë të thjeshta, kjo do të thotë se një ose më shumë konflikte të përjetuara shpesh në mënyrë të tillë që as ne nuk jemi të vetëdijshëm për të, dëshiron të dalë në sipërfaqe të ndërgjegjes tonë, por për arsye të shumta nuk i lejohet të dalë sepse mund të konsiderohet si një ide e papranueshme dhe kërcënuese për ne.
    Por cfarë ndodh me këtë konflikt i cili dëshiron të dalë? Duke qenë se nuk i lejohet të përjetohet ashtu siç është, ai do të shfaqet nëpërmjet formave simbolike, të zhvendosura.
    Lajmi i mirë është që me lehtësimin e ankthit mund të punohet dhe efektet e trajtimeve psikologjike janë të konsiderueshme dhe afatgjata. Mjafton që ti të ndihesh gati për të punuar në lidhje me këtë gjendje që po e kalon.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV