31.03.2019
Pershendetje jam nje vajze 17 vjecare dhe si fillim kisha probleme me depresionin, depresioni te thelle. Pasi kalova depesionin fillova te kem probleme te tjera qe as vet nk arrij te kuptoj cpo ndodh me mua. Jam shume keq me duket sikur trupin tim e komandon dikush tjeter, me duket vetja si njeriu me i cuditshem ne bote. Kur shoh njerzit me duken shume te cuditshem sikur si kam pare ndonjeher them si levizin ne kete menyre si flasin ne kete menyre. Cdo gje qe dikur me dukej normale dhe faktikisht normale jane me duken shume te cuditshme.Me duket vetja si ne nje planet tjeter dua ti kthehem gjendjes se meparshme te bej dhe une nje jete normale por spo di si. Me duket sikur do cmendem dita dites dhe do perfundoj ne nje psikiatri dhe kam kohe me kte problem. Ju lutem me tregoni cfare prb kam dhe si mund ta kuroj. Ju lutem!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Edhe une si ti kam perjetuar depresion dhe pikerisht arsyeja pse ti mendon ashtu,jane vete mendimet.Cdo gje nis nga truri dhe ana e brendshme psikologjike gjithmon ndikon ne menyren si e perceptojme veten dhe te tjeret.
Mos mendo asnjehere negativisht dhe mundohu te gezohesh dhe te rrish me njerezit e dashur per ty.
Kurimi eshte thjesht duke u bere pjese e shoqerise,duke qeshur e duke u gezuar,e keshtu keto mendime ikin dhe zhduken dhe vendin e tyre e ze normaliteti.
Nese ke pyetje te tjera,mund te me pyesesh.
O me te vertet, mendoja qe isha e vetmja me kete problem, te falenderoj shuuume. Ne fakt une ne kete gjendje isha para disa vitesh por qe e kaperceva si gjendje, gjithcka shkonte mire. Para disa javesh kisha disa probleme familjare dhe si fillim perjetova ankth dhe pastaj mu perserit e njejta gje qe kam shpjeguar aty me siper, por jo aq rende sa kam qen heren e pare. Fjalet e tua me lumturuan dhe motivuan shume. Ndihesha e pashprese nk dija cfare te beja e vetmja gje qe me shkoj ne mendje ishte te shikoja ne internet mos gjeja dicka ne lidhje me kete qe po perjetoj, por qe nk kishte asgje dhe kur pashe kete faqen mendova te shkruaja ketu dhe paskam bere shume mire.
Pershendetje Era,
Me vjen mire qe ti shkruan ketu per problemet e tua emocionale dhe per probleme qe ty te shqetesojne.
Problemet familjare mund te kene ndikuar tek ti ne nje fare menyre dhe per kete ti duhet te flasesh me dike qe ta shkarkosh gjithe ate stres dhe qe ai stres te shkrihet e te shkarkohet.
Mua me vjen mire qe te ndihmoj me keshilla dhe mbase edhe te motivoj,pasi eshte bukur te shperndash energji pozitive.
Nuk duhet te ndihesh e pashprese,pasi njerezit perjetojne gjera te ndryshme ne jete dhe duhet ti kalojne gjithmone momentet e veshtira.
Me vjen mire qe te kam ndihmuar.
Nese kerkon ndihme ose keshille ose te flasesh me dike,une jam ketu
Pershendetje Andi,
Te falenderojme per gjitha komentet perkrahese per perdoruesit e kesaj faqeje. Mirepo, deshirojme te te njoftojme se nuk lejojme te kerkosh kontaktet personale te tyre, apo propozosh mundesi te flisni drejtperdrejt ne rrjete te ndryshme sociale.
Nese vazhdon te beshe kete, komentet tuaja nuk do te publikohen ne te ardhmen.
Gjitha te mirat,
Stafi Nukjevetem
Pershendetje Stafi i NukjeVetem,
Te falenderoj per repliken tende te shpejte.
Mirepo deshiroj te te njoftoj se mua nuk me duhen kontaktet personale te askujt apo te propozoj te flas drejtperdrejt ne rrjete sociale (Skype dhe Discord sjane rrjete sociale, jane platforma komunikimi me audio).
Per dijenine tuaj, une ne pamundesi te ofrimit te faqes tuaj te nje mundesie per vajzen qe te kishte dike ta degjonte ja thashe si mundesi nese deshironte, por nese ju me kercenoni virtualisht me mospostim komentesh kjo do te thote qe une sdo mundohem me ti replikoj njeriu dhe ketu humbni ju. Ne nje platforme anonime eshte e veshtire qe me 1 pergjigje pyetjeje te ndihmosh dike psikologjikisht prandaj ja thashe si mundesi por mendoj qe sduhet te mundohem kaq shume. Nese ti vazhdon(e) ti detyrosh(e) njerezit(e) te replikojne cfare te duash(e) ti atehere kjo faqe ska vlere fare se me 1 pergjigje nuk zgjidhet(e) psikologjisja.
Eshte zgjedhja e postueses te doje apo jo te keshillohet nepermjet audio platformave, ju skeni te beni fare me kete pjese.Ne fakt eshte mire qe kur replikoj as ju te mos me kerkoni emer dhe email ne forme, sepse supozohet qe ky site te jete anonim.
Gjithe te mirat(e)
Pershendetje Andi,
Kjo nuk ka qene replike nga ana yne, por komunikim i drejtperdrejt me ju, me nje qellim shume te qarte. Sa i perket informatave te ofruar rreth menyrave te ofrimit te keshillimit online dhe platformave qe cekni (Skype dhe Discord), ato nuk perdoren asnjehe per keshillim serioz, pasi nuk jane mjaftueshem te sigurta.
Si sherbim qe kemi 9 vite eksperience ne kete fushe, jeni te bindur se jemi ne dijeni per gjitha format dhe risit ne kete fushe.
Jemi shume te hapur qe secili person ne kete faqe te shpalos ate cka ndien,nese e bene kete duke respektuar tjetrin dhe rregullat e faqes. Ka patur kemente nga ana juaj qe nuk jane publikuar, pasi qe i kan thyer keto rregulla.
Jemi shume strikt ne aprovimin e komenteve, dhe do te vazhdojme me qene te tille.
Gjithsesi jeni shume i mireseardhur qe edhe me tutje te komentoni, dhe te ofroni kurajo personave qe na shkruajn.
Gjitha te mirat,
Satfi Nukjevetem
I/e nderuar,
Une nuk paguhem per te keshilluar njerez ne faqen tuaj,keshtu qe keto forma komunikimi jane shume te kota,une nuk varem nga ju.
Dakord,meqe eshte keshtu,une nuk ndihem me i mireseardhur dhe nuk ndihem i sigurte ketu dhe i mireseardhur.
Tani mund ti fshini komentet e mia ne kete postim sepse skam pse harxhoj as kohe as mundohem per me ndihmu njeri psikologjikisht pasi nuk paguhem.
Me konsentin tim dua qe te gjitha komentet ndihmese ne kete postim sidomos por dhe ne postime te tjera ti fshini urgjentisht,sepse une nuk kthehem te keshilloj me njerez ne kete faqe.
Hajd klm.
Pershendetje Andi,
Per te mbyllur komunikimin ne lidhje me kete ceshtje, vetem nje shpjegim i shkurter, sa per informaten tuaj personale, te gjithe ekspertet e mirenjohur te fushes, qe perbejne grupin keshillues te kesaj webfaqe, e ofrojne PROFESIONALITETIN e tyre,ne menyre krejt VULLNETARE, ne menyre qe te rinjte shqip-foles te marrin ndihme per problematikat e tyre, FALAS! Referencat e tyre mund ti gjeni shume lehtesisht ne rubriken e eksperteve, thjesht duke klikuar ne emrin e tyre.
Ne te gjitha rastet e meparshme, kur ju keni marre rolin e nje keshilluesi joformal, komentet tuaja jane aprovuar duke u veleresuar si te dobishme per perdoruesit tane, sepse kane mbartur mbeshtetje e kurajo per ta.
Per sa i perket qendrimit tuaj me tutje ne lidhje me kete faqe, ai eshte nje vendim teresisht personal, edhe cilido te jete, besojme qe do te jete i duhuri.
Gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Ju lutem do me ktheni ju nje pergjigje te sakte, sherohet kjo semundje ka ndonje diagnoze te sakte.
Pershendetje e dashur Era,
Te falenderojme qe na ke shkruar e besuar.
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates, e me te kthyer pergjigje do postohet menjehere ketu.
Jemi ketu per ty!
Te urojme gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Pershendetje.
Fakti qe juve kerkoni nje pergjigje lidhur me problemin tuaj dhe qe jeni e vetedijshme se gjerat që dikur ju dukeshin normale ne te vertet jane normale, – sic dhe e thoni vete – eshte nje tregues shume pozitiv. Megjithate, duke marre te mireqene se keni kaluar nje gjendje te renduar psikologjike mund t’iu them se keto gjendje pasi kalojne lene pas nje peshtjellim lidhur me veten , te tjeret dhe realitetin ne pergjithesi, I cili shfaqet edhe ne format qe pershkruani juve; depersonalizim, derealizim etj. Nuk duhet harruar se ne moshen tuaj emocionet (sistemi limbik) zhvillohen me pare se mendimi reflektiv dhe social (korteksi) dhe si pasoje ato ndikojne ne perceptim edhe ne kushte te zakonshme. Adoleshenca e vone (17-19) eshte nje faze ku integrimi dhe formimi I identitetit jane detyre paresore e zhvillimit. Nganjehere ky integrim veshtiresohet si nga rrethanat jetesore te jashtme po ashtu dhe nga perjetimet subjektive. E rendesishme eshte qe juve te komunikoni sa me shume te afermit dhe miqte tuaj dhe te shprehni ndjenjat tuaja; sidomos ato negative, zemerimin qe mund te kenii si me veten dhe te tjeret. Shprehja e ndjenjave e lehteson shume formimin e identititetit qe permenda me lart dhe integrimin e tij. Nganjehere kur e degjojme veten te shprehet surprizohemi. Nese deshironi te komunikojme serish mbetem ne dispozicionin tuaj.
Gjithe te mirat.
Ju faleminderit shume, por doja te dija si mund te kurohet qe mos te me perseritet me sepse eshte nje ndjenje shume e frikshme. Me eshte perseritur per here te dyte kjo gjendje por me pak e renduar se heren e pare dhe me duket se po zgjat me pak.
Sic po ju thoja eshte nje situate qe nuk ja uroj askujt ta perjetoj, por du ta di pse me perseritet sepse me eshte perserit per here te dyte. Dua te di a ka kurim, te jetoj dhe une nje jete normale si te gjithe
Përshëndetje.
Pas depresionit të rënduar që thoni se keni kaluar është e pritshme që këto gjendje konfuzioni të përsëriten për një periudhe kohe. E rëndësishme ështé që ato zgjasin më pak. Kjo duhet të japë kurajo megjithëse përjetimi i këtyre gjendjeve (sado që zgjasin pak), e shtojnë ankthin dhe e zymtojnë sërish ditën. Nëse ato vijnë papritur e papandehur pa ndonjë shkak të atypëratyshëm dhe zgjasin diçka më shumë se 10 min mund t’i quajmë edhe forma të atakut të panikut, të cilat duhet theksuar se janë një femonen mjaft i pranishëm në moshën tënde edhe kur nuk paraprihen nga depresioni. Ato pasqyrojnë edhe frikën se mos bie sërish në gjendjen e rënduar depressive të mëparshme. Nuk mund të them me siguri çfarë faktorësh e shkaktuan depresionin që ti përmend , por ciladoqofshin, besoj se duhet të flasësh për to. Kjo është një mënyrë për të përshpejtuar arritjen e asaj që ti dëshiron.
Mbetem në dipozicionin tuaj.
Gjithë të mirat.
Ju faleminderit per kohen qe po me kushtoni mua, por prb eshte keshtu qe pas depresionit qe un kam kaluar kjo gjendje qe pershkrova me perseritet shpesh dmth nje dy ose dhe asnjeher ne vit dhe zgjat me dite jo me minuta si ju po me thoni. Tani aty kur ta kam shpejguar per here te pare i kam rene shkurt sepse une nk jam saktesisht 17 vjece jam 20. Ta shpjegoj tamam tamam ne depresion kam rene rreth moshes 15 pastaj qe prej asaj kohe qe kalova nje depresion te thelle me perseritet kjo gjendja te cilen ju shpjegova. Mund te me jete perseritur diku te 6 here qe pas depresionit dhe hera e fundit qe mu perserit ishte para nje viti mos gaboj dhe mu kthye tani serisht pas nje ankthi qe kalova ne familje. Se po mendoja me vete shume gjera dhe nxorra keto perfundime te cilat i kam shkruar ketu. Tani une po behem pak me mire por ajo qe kerkoj nga ju eshte cfare duhet te bej qe mos te me perseritet me kjo gje.
Përshëndetje. Po e filloj nga fjalia e fundit; sigurisht që përgjigja më e natyrshme ndaj njé shqetësimi ose problemi është të mendosh lidhur me të dhe zgjidhjen e tij sidomos kur këto shqetësime kanë të bëjnë me gjërat të rëndësishme. Në rastin e këtyre të fundit, ndonjëherë në vend të gjejmë “alternativat” kërkojmë në mënyrë obsesive njé zgjidhje të shpejtë dhe absolute ose fillojmë të mendojmë negativisht për veten etj. Nuk e di nëse ti do të mundesh që në vend se të kërkosh një zgjidhje të bësh një zgjedhje. Pështjellimet që ti ke kaluar sigurisht përsëriten kur ju përballeni me ndonjë konflikt në marrëdhënie me njerëzit apo qoftë dhe me një stres të çfarëdoshëm pasi depresioni që ju thoni se keni kaluar ju ka lënë të brishtë ndaj situatave të tilla. E vetmja zgjidhje “absolute”, është të bëheni më e vetëdiijshme për shkaqet e depresionit që të ndërpritet ky rreth vicioz (depresion – ankth). Dhe kjo, për mendimin tim, mund të arrihet nëpërmjet një komunikimi të vazhdueshëm të gjendjes tuaj duke shprehur ndjenjat, që sic e kam shprehur edhe me parë, është mënyra më e mirë për të kuptuar jo vetëm veten por edhe të realitetin. Duke parë brenda vetes fillojmë të mos priremi të dalim në përfundime por thjesht të rrime me veten duke bërë kështu që ankthi dhe pështjellimi, edhe nëse përsëriten, të mos na trembin aq sa më parë. Mos hezitoni të vazhdojmë komunikimin. Gjithë të mirat.
Ju faleminderit per gjithcka
Pershendetje jam 37 vjecare kam nje shqetesim shum te madh kam gurgullime ne fund te barkut qe shoqerohen me dridhje kembesh kam bere te gjitha ekzaminimet nga laboratorit e gjakut,ehografija e stomakut, tumor markeri,incizime me rezonance magnetite te kokes dhe shtylles kurizore por te gjitha kan dal shum shum mir por dridhjet ne bark dhe kembe nuk po me ndalojne ju lutem per ndonje keshille ku te drejtohem pasi as vet nuk e dij cfar po ndodh me muaaa juu lutemmm per ndihmeee
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem