Mario 27.03.2023
Pershendetje,
Ne rradhe te pare pergezime per punen tuaj.
Punoj ne administrate dhe kam pasur shume stress (qe ne pergjithesi e kam menaxhuar mire).
Jam i martuar dhe me femije, kam nje jete te qete dhe te lumtur bashkeshortore dhe familjare(kaloj shume kohe me familjen ).
Ne fillim te dhjetorit 2022 kam kaluar atak paniku (pa ndonje arsye specifike) dhe menjehere i jam drejtuar psikiatrit i cili me ka vene diagnozen :disordines anxyo depress dhe me ka dhene mjekimin noofen 25 mg 2×1 dhe adaptol 300 mg 1×1(darke).Pas nje muaji me ka ndryshuar medikamentet (sepse kam pasur permiresim) me alprax 0.25 ne darke.Me kete mjekim kam vazhduar dy muaj.Tani se fundi ma ka pergjysmuar ne 0,12.5 mg alprax (ne darke)dhe ne fund te marsit tha mos e vazhdo me.
Por ka raste qe spo ndihem mire (humbje vetebesimi, humor i rene,ndjesi sikur po me kap paniku);a duhet te ndryshoj/vazhdoj mjekimin apo duhet te perpiqem pa medikamente(vullneti s’me ka munguar asnjehere per ta luftuar kete gjendje )?
Faleminderit dhe pune te mbare
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faliminderit qe jeni drejtuar sherbimit nukjevetem.
Sipas asaj qe keni shkruar duket se jeni duke u perballur me simptomat e terheqjes. Do ju sygjeronim te vazhdoni te jeni ne komunikim te rregullt dhe te konsultoheni me psikiatrin i cili eshte duke ju percjellur.
Po patet nevoje Ju ftojme te hyni ne chat te bisedoni drejtperdrejt me nje nga psikologet e faqes.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem