Këshilla/Blog

At 27.07.2021

Pershendetje!
Jam nje djale ne moshen 23 vjecare. Duke u bazuar ne simptomat qe shfaq crregullimi, mendoj qe vuaj nga crregullimi i ankthit social (social anxiety disorder). Ne pergjithesi konsiderohem nga te tjeret si nje person simpatik dhe i zgjuar, por ne te njejten kohe shume vetmitar dhe i ndrydhur socialisht. Shumicen e jetes sime kam qene keshtu, me perjashtim te disa periudhave te shkurtra ku jam ndjere me konfident dhe kam qene me altiv socialisht. Ndoshta nje faktor ndikues ka qene femijeria ime te cilen e kam kaluar me se shumti vetem, pa shume kontakt me bashkemoshataret e mi, ne nje ambient kryesisht bullizues ne shkolle dhe me prinder teper mbrojtes dhe te frikesuar per sigurine e femijes se tyre. Megjithese kjo i perket te kaluares ende vazhdon te me perndjeke e sot. Problemi eshte mendja ime, vazhdimisht e kam te veshtire te ndihem i lirshem ne situata sociale, sidomos me te panjohurit. Ndjehem lirshem dhe konfident te shpreh veten dhe mendimet e mia vetem me nje rreth shume te ngushte njerezish, nderkohe qe me njerezit e tjere me kap ankthi kur vjen puna te komunikimi. Gjate gjith kohes i ndjej njerezit si rrezik dhe i shmang kontaktet me ta. Ndjehem i stresuar para cdo aktiviteti social te rendesishem per mua dhe kryesisht kjo con ne mospjesmarrjen time. Ne fund te dites ndjehem i zhgenjyer nga vetja dhe do te doja te beja me mire ne raport me njerezit. Do ta vleresoja shume nje keshille si mund ta luftoj dhe permiresoj kete gjendje pasi po ndikon shume per keq ne kualitetin e jetes sime.
Faleminderit

  1. Pershendetje, faleminderit qe kontaktove me faqen tone. Ne fakt, situata qe po pershkruan ngjan me ankth social dhe sic duket femijeria jote mund te kete ndikuar ne shfaqjen e tij, por mund te jene dhe arsye te tjera.
    Disa keshilla per te kapercyer ankthin social jane:
    – mendo pak per situatat qe e provokojne. A kane ngjashmeri? Cfare i dallon? Te sjellin ne mendje situata te tjera te se kaluares? Zakonisht, turpi nga gjykimi i te tjereve eshte nje ndjenje qendrore ne ankthin social, dhe ndoshta duhet reflektuar se kur/kush te ka gjykuar, sa te rendesishem jane per ty te tjeret?
    – Perpiqu te mos i shmangesh situatat sociale, se kjo mund ta shtoje me shume ankthin ne pikepamje afatgjate. Momentalisht, e kuptoj qe do jesh me ankth te larte, por shmangia e tij nuk eshte zgjidhje. Nderkohe, para se te ekspozohesh ne keto situata mund te praktikosh disa teknika te relaksimit, te frymemarrjes ose te shperqendrimit (ka ne youtube me instruksione).
    – Mund te praktikosh prezantimet/te foluren ne ngjarje te rendesishme me disa njerez qe i beson

    paraprakisht.
    – Natyrisht, keto jane keshilla qe mund t’i praktikosh vete. Nqs nuk funksionojne do te te sugjeroja te shkoje ne nje psikoterapist.

    Gjithe te mirat,
    Veronika

  2. Merita says:

    Pershendetje..kam nje djal 20vjec.ka qen perdorues imarikuanes.tani ka gati 3muaj qe ben terapi me psikologe.por eshte mbyllur shum ne vetvete.nuk dell fare nga shtepia.merr taxi kur ka takim me psikologen.me jeshilloni ju lutem.nuk di si te veproj.dua ta ncjerr nga kjo situate.kam frik se po kaloj vete ne ankth.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV