25.10.2017
Pershendetje vitin e kaluar me pelqeu jashtzakonisht sh 1 cun,saqe e mendoja pothuajse cdo dit dhe mezi prisja ta shikoja kr t dilja ne pushim te gjate,por e dija qe smund t lidhesha me ate sepse ai nk mi hodhi kurr syt sepse ndoshta sjam aq e bukur sa ai e do tdashuren… Ka patur raste qe jemi ndeshur bashk ne shkall dhe me shikonte gjjthmon nsy,dhe kr luanim me klasat ai m shikonte lro nsy… Kte vit ai e la shkollen ,por un nuk e harroj dot prap … Madje mbrem me doli n endrr dhe u ndjeva sh keq kur u zgjova n mgjes? dmth x mua mjafton vetem ta shikoj pastaj jam me e lumtura nbot? si tja bej ta heq mendjen nga ai? Ah sa do doja sikur ai tm donte…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
E kuptoj qe ai djale te pelqen shume dhe ndoshta ke filluar te ndiesh dicka per te…. Por qe te shmangesh zhgenjimin dhe merzitjen, do te te keshilloja ta vleresoje realisht situaten. Momentalisht ai djale nuk eshte me ne shkolle, ti nuk ke me kontakt me te, qofte edhe rastesor, keshtu qe shanset per te komunikuar me te apo per te krijuar nje raport shoqwror te pakten, duket se jane te vogla… Ne nje situate te tille do te ishte me mire per ty te bindje veten se kjo lidhje duket e pamundur, te pakten ne kete moment, dhe si pasoje ty nuk te leverdis te krijosh iluzione apo pritshmeri jo reale per nje person I cili eshte jashte jetes tende.
Duaje dhe vleresoje veten me shume! Nuk eshte bukuria qe vendos se sa I mire ose jo eshte nje person apo sesa ai/ajo meriton …. Nese nje djale e zgjedh te dashuren vetem nga pamja fizike ( e cila ka rendesi ne moshen tuaj, por nuk duhet te jete primare), atehere ai eshte siperfaqsor dhe i papjekur. Nje lidhje qe te funksionoje, nuk duhet te bazohet vetem ne terheqjen fizike… ndaj jepi vetes te gjitha meritat e duhura dhe vleresimin maksimal!
Mundohu ta harrosh duke iu perkushtuar gjerave qe per ty kane me shume rendesi si psh: shkolla, familja, kurset e ndryshme, shoqeria… merru me aktivitete qe te pelqejne dhe te clodhin, kalo kohe me njerez pozitive me te cilet ndihesh mire, etj.
Je shume e re dhe mesiguri ne te ardhmen do njohesh nje djale qe vertet ta meritoje vemendjen tende!