Këshilla/Blog

15.01.2018

un jom ni vajz qe e kom ni problem e du ni djal qe 6 muj kena fol veq niher po tani skena fol mo qe gjasht muj jena idhnushem aj ka kshyr mi nxon me ni fjal shoqet e mija nfillim nuk e kom pas problem po tash ja nisa mu bo xheloze po munona me harru po qdo dit um del perpara i thojke ni shqoqes qe hala um don po aj o djal qe lun pak me qika amo menoj qe ka ndryshu tash po spom fol hiq as nuk pom kshyr at heret edhe pse jena kon idhnushem um ka nguc najsen po tash jo tani niher na ka pajtu ni shoqe e tani shoqja jeme tjeter e cila u kon shoqja ma e ngusht i ka thon mu idhnu me mu tash me to sfoli po du me dit qka me bo aj djal qe ndikohet prej shoqnis nese munesh mem tregu qa me bo

  1. Arbnora Ismaili says:

    Përshëndetje

    Se pari te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqetësimin tënd.

    Ne periudhën e zhvillimit qe je, ne fazën e adoleshencës, marrëdhëniet me te tjerët janë shume te rëndësishme për ju dhe po aq te vështira për tu mbajtur. Ne jetën tuaj, rol te rëndësishëm përveç familjes zë vend edhe shoqërimi me te tjerët, kalimi i kohës me ta, kane shume rendësi mendimet dhe qëndrimet e shoqërisë për ty, po ashtu përvojat e reja qe kaloni se bashku zëne vend te rëndësishëm ne jetën tuaj te përditshme. Ne anën tjetër, nuk keni ende përvojën e duhur dhe pjekurinë emocionale për te arrit qe te keni raporte apo marrëdhënie shoqërore te qëndrueshme me te tjerët. Për këtë arsye, e ke te vështire te kuptosh se perse shoqet e tua, apo djalin me te cilin ke biseduar sillet ne këtë mënyre. E kuptoj se ndihesh konfuze dhe e ke te vështire qe te pranosh situatën ne te cilën ndodhesh tani, por mendoj se ajo çfarë mund te besh është te përqendrohesh tek vetja jote dhe shoqet qe mendon se janë me te afërta për ty dhe ke besim me te madh tek ato. Mendoj se do te ndiheshe me e lehtësuar sikur ti kushtoje me shume kohe vetes tende dhe arritjes se qëllimeve qe ke ne jete, dhe paksa te largoheshe nga ky rreth shoqëror qe ndodhesh tani . Provo qe ti japësh rendësi shkollimit, përfshirjes ne aktivitete te ndryshme qe te bëjnë te ndihesh mire dhe shoqërohu me shoqe qe te bëjnë te ndihesh mire ne praninë e tyre. Pastaj me kalimin e kohës do ta kesh me te lehte te kuptosh nëse ky djalë është person qe ia vlen te vazhdosh shoqërinë me te.
    Te dëshiroj gjithë te mirat dhe nëse e ndjen te nevojshme qe te vazhdosh komunikim me ne te lutem na shkruaj përsëri.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV