Këshilla/Blog

10.04.2017

Pershendetje. Para disa ditesh takova vajzen qe me pelqente e qe flisja qe nje kohe te gjat me te ne net, ndejtem dhe pime nga nje kafe bashk dhe tani e pranoi qe jam i dashuruar ne te, me pelqen çdo gje te ajo, si flet, si buzeqesh, si me shikon dhe çdo gje tjeter! Por ka nje problem!? Nuk e di se si te ia them! Kjo gje me mundon, sepse nese ia them, kam frik se do e humbas pergjithmone, ndersa mos te ia them, me mundon shum! Ju lutem, me jepni nje keshille. Faleminderit.

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje,
    Shpesh te folurit virtualisht na ndihmon te fshehim emocionet mbas një kompjuteri, dhe e kuptoj qe për ty ka qene me e lehte kjo mënyrë përderisa keni folur për një kohe te gjate bashke. A njiheni ne jetën reale te dy? Apo njohja ka qene virtuale?
    Frika nga e panjohura është krejt normale, dhe frika jote se çfarë do te ndodhe me pas është gjithashtu krejt normale. Reagimet e një personi tjetër jo gjithmonë mund ti parashikosh, por kjo nuk varet prej teje. Prej teje varen reagimet e tua te cilat ti mund ti përdorësh ne mënyrën me te mire te mundshme për qëllimin qe ke. Mendon qe mund ti jepni kohe vetes për te njohur me shume prej njeri-tjetrit ne jetën reale? Do te qartësonte me shume ndjenjat e tua dhe mbase te vere ne dukje gjithashtu ndjenjat e vajzës për ty? Marrëdhëniet nuk kane një recete, ato përshkojnë një rruge te pranueshme prej te dy personave dhe si e tille duhet te jete e pëlqyeshme për te dy. Dashuria dhe pëlqimi ka shume forma për tu shprehur, dhe jo vetëm ne mënyrë verbale.

    Te përshëndes,
    Sabjola bregu

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV