Dashuria 20.09.2019
Prsh. Juve dhe gjithe stafin e juv un ju kerkoj nje ndihme shum prej juve jam 19 vjeqar jam mashkull mirpo un pelqej vajza por ajo qe eshte kryesorja e dua 1 vajz teper shum mirpo nuk di si te njoftohem nuk di si tja bej me vjen marre dhe kam shum frik nga vetja qe ti foli ne rrug dhe nuk edi se cfar ti foli ne cfar menyra ti flas cfar ti them un rrjetet social nuk po mundem ta gjej ky eshte e gjith problemi im un vuaj shum per ato mendoj shum per ate vajz kaniher po thom ne qoft se un jam me ato bashke dhe dota kem pergjithmon jeta jime dote ishte shum e lumtur gjithqka per mu dote ishte ne rregull un e kom ate vajz ne mendje nuk edi ajo ame pelqen mu a me tdon mu nuk di met vertet si tja baj per kete dashuri ju lutem me ndihmon disa kshilla tforta mi jepni per friken e per te gjith kto me respekt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Nuk ke pse te shqetesohesh fare.per kete.Me beso ky eshte nje problem qe e vuajne te gjithe moshataret e tu.Gjithe kjo vjen nga mungesa e guximit dhe nga frika se vajza do te refuzoje.Se pari nese e do me te vertete mund tia gjesh menyren si tia thuash.Eshte ne natyren njerezore te luftohe e ne fund te marre ate cfare don.Per ket
Pershendetje!
E kuptoj shum mire rastin tend.Esht nje rast qe ndodh nr shumicen e rastevr
Përshëndetje, është krejt OK që të ndihesh kështu, megjithatë duket se po ndjen pengesë për ta shfaqur
emocionin që ndjen. Brenda këtij përjetimi duket sikur ka ndjenja të dëshirës për të qenë bashkë, një
idealizim të vajzës që ti e pëlqen por nga ana tjetër duket sikur po aq të forta janë dhe ndjenjat e ankthit.
Nëse dëshiron mund të flasim për këtë të fundit. Cfarë mendimesh të vijnë në mendje kur ti mendon për
ta takuar dhe për të folur me të? Cfarë do të ndodhte nëse ti do mund të flisje me të për mënyrën se si
ndihesh ndaj saj? A mendon se mund të refuzohesh dhe se mund të ndihesh keq për këtë? Etj…
Do të të sugjeroja që të flisje për këtë gjë me dikë më të rritur, për shembull prindërit, të afërmit apo
shokët të cilët do të të mund të japin përvojën e tyre në lidhje me këtë vështirësi që po ndjen.
Ndihu i lirshëm të shkruash sërisht.
Gjithë të mirat
Enkeli
Zotri erdi un jav shkrujta nje mesazh juve ma heret je ju drejtova cilat jan problemet e mia nuk edi aju ka ardhur letra shikone ju lutem dhe me keshilloni
Faliminder zoteri enkel mua me vin shum mendime por nuk di cilen ta zgjedh dhe nuk mundem un te dal me ato sepse nuk kom muhabet shum edhe kjo osht arsya jeme qe dua ta kuptoj se cfar te flas me nje vajz mirpo vajzan jon ato si gjithmon me marre me gjithqka dhe nuk ofrohen nuk na japin mundsin neve djemve por edhe un nuk edi se cfar menyra me perdor qe aton ta bindi fort qe ta kuptoj se me te vertet un e dua dhe nuk edi si ta shti ne kete teme dhe nuk edi se cfar te flas pik se pari te foli me ate ti hi ne zemer kjo osjt arsya un mendoj gjithmon per ate gjithqka ne marrdhenje seksuale dhe ne mardhenje bashkjetese te lumtur me qen. Por kjo osht e gjitha qe un me te vertet nuk di si te shoqerohem me donje femer dhe nuk edi si ta bashkohem me ate te kem lidhje. Por edhe un kam shum frik ne kete sende sepse me humbet mendja e gjith dhe bllokohem ne tru ne gjithqka kjo osht arsya e jeme . Te fitojsh zemren e nje vajze e kam shum veshtir cfar te bej un i mjeri jam i bezdisur ne jete sepse nuk kam dije per kete cfar te bej me te vertet them kaniher kur mua me vjen fati qe te bashkohem me nje vajz kaniher thom un kurr nuk dote kem nje vajz dashurie per jete. Kur i shikoj shokun e mi kan te dashura un nuk kam eedhe kjo osht nje mosh e madhe te mos kem nje te dashur…
Të përshëndes,
Nga sa ke shkruar duket sikur ka një mospërputhje mes dëshirave që ke, fantazisë që ke ndërtuar se si duhet te jetë e ardhmja jote, dhe veprimeve për t’i pasur këto gjëra që dëshiron. Po ashtu kam ndjesinë se frika nga refuzimi dhe gjykimi është tepër e fuqishme, megjithatë lufta më e madhe që po zhvillohet brenda teje është lufta me veten. Duket sikur e sheh veten në dy mënyra mbizotëruese: si një person që duhet të jetë perfekt, që duhet të duket mirë tek të tjerët, që duhet të arrijë të gjitha etapat e duhura në kohën e duhur dhe mundësisht menjëherë, që duhet të dijë të flasë bukur dhe të joshë të tjerët, që duhet te ketë
marrëdhënie seksuale dhe bashkëjetesë të lumtur, që nuk duhet të bëjë asnjë gabim, etj… nga ana tjetër e sheh veten të dobët për t’i arritur këto gjëra, si ‘i mjerë’, ‘i frikësuar’, si ‘i bllokuar në tru’, etj… Konflikti brenda teje duket se është mes një fantazie se si duhet të jenë gjërat, ku të gjitha gjërat janë të mundshme dhe një realiteti që nuk i përgjigjet, ku ti bllokohesh. Kam ndjesinë se është kështu dhe në fusha të tjera të jetës tënde. Duke dashur ta cojmë këtë bisedë më tej, do të të pyesja: A është më e fortë ndjenja e tërheqjes ndaj vajzes apo presioni që ndjen se në moshën tënde nuk po arrin të kesh një të dashur (gjykimi i të tjerëve)?
Mbetemi në komunikim
Gjithë të mirat
Enkeli