flora 02.09.2021
hii! jam nje vajz dhe kam qen ne lidhje 2 vite tani ai me ka lene dhe e kam shum te veshtir me zë mengjesi duke qare dhe gati sa nuk humb ndjenjat nga të qarat e kam dashur shum nuk di qfar te bej gjeja qe me vie ne mend vetem te mbys vetën skam zgjidhje tjeter si te jetoj pa të
tani nuk kam as ku te dal që ta hek mendjen pakëz me esh mwrzitur jeta
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Me vjen keq qe te lexoj se je nje gjendje te tille emocionale. Te lutem, se pari fokusohu ne gjerat qe ti ke ne jete, te ndonje person vertete i dashur per ty (familjaret, shoqeria, te aferm). Ti thekson se “nuk ke zgjidhje tjeter”, a nuk e sheh si zgjidhje qe te vazhdosh jeten tende (ashtu sic po vazhdon ai jeten e tij) dhe te fokusohesh ne shendetin dhe lumturine tende. Une nuk e di moshen tende dhe arsyen e ndarjes, por ti thua “si mund te jetoj une pa te”, si ke jetuar para se te njiheshe dhe te lidheshe me te? Gjate kohes qe ke qene e lidhur me te, a ka pasur gjera te tjera ne jete qe te kan bere te ndihesh mire? A te bente ai vertete te lumtur? A ka qene gjithmone i mire me ty?
E kuptoj qe eshte e veshtire per ty ndarja, por a mund ta duash veten tende po aq sa do dhe ate ose akoma me shume se ate? E meriton ta denosh veten tende kaq shume? Besoj se ke degjuar shume raste ndarje, si ka qene jeta e tyre pas ndarjes? A kan gjetur lumturi qofte te vetja, te afermit apo dhe te dikush tjeter qe kane njohur ne jete? Thekson se te “eshte merzitur jeta”, por te lutem fokusohu pak ne nje dite te zakonshme tende dhe mendo 3 gjera gjate dites qe te kane bere te ndihesh mire. Mund te jene gjera te vogla, minimaliste por te japin nje lloj qetesie. Perpiqu ti identifikosh cdo dite te jetes tende ne nje ditar, 3 gjera (sende, momente, njerez) qe te bejne te ndjesh emocione pozitive. Nderkohe te sugjeroj te flasesh me dike qe e beson (te aferm, shoqeri), ti tregosh per situaten tende dhe njekohesisht me nje profesionist te shendetit mendor. Jepi kuptim dites tende dhe merr kohen qe te duhet per te perjetuar procesin e ndarjes. Te siguroj se do vij nje moment pasi te te kete kaluar dhimbja kur do i mendosh gjerat akoma me qarte dhe realiste. Mbetem ne pritje te letres tende te rradhes, per pyetjet e lartpermendura dhe ne do jemi ketu per te te ndihmuar. Deri athere te uroj te jesh mire!