10.07.2018
kam nje problem jam nje 16 vjeqare e cila para pak kohesh shoku i ngusht me njoftoi me nje djal dolem ne date por ishim me gjith shoqerin e ngusht nuk folem fare se bashku ne takimin e par por filluam ta pelqenim njeri tjetrin pasi a ishte nje djal shum i mir dhe nuk ishte qe luante me vajza pasi edhe unisha e para filluam te flisnim por vetem si shok asgje me shum dhe na pelqente biseda por edhe ndonjeher takoshim rastesisht rruges me pas motra me zuri duke folur me te dhe u nervozua shum me mori telin dhe me mbylli ne shtepi por me linte qe te dilja ndonjeher me pas vendosa vet se duhet te degjoja keshillen e motres time per te mbushur nje mosh 18 vjeq ose deri ne klasen 12 per te gjetur dashurin i kam treguar edhe djalit dhe me tha se nuk eshte problem se nuk ihste e shkruar por ajo qe mendoj un eshte ndoshta 2 vjet jan pak ose shum por thoja se per dy vite mund ta humbas ate pasi ne diten e sotme nuk eshte leht te gjesh nje djal si ai un jam duke pritur por ai nuk e di edhte ndonjeher shum i turpshem kam frik se tani ai mund te gjej nje vajz tjeter dhe un do jem ne te shkuaren edhe pse ndoshta jan dy vite per 2 vite mund te ndodhin shum gjera mendoja se do me thonte se do te pres por nuk e tha nuk di qfar te medoj apo te them dhe a jan dy vite shum te gjta dhe a mendoni se do kalojn shpejt
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nuk jam as psikologe dhe as terapiste por jam nje vajze ne moshe me te madhe se ty. Ajo çka une do te sugjeroja eshte te rritesh dhe pak per te dal ne konkluzione “dashuri e ndaluar” . Dashurine nuk ta ndalon askush. Me kalimin e viteve do piqesh do njohesh me shume do shkollohesh me shume do rrisesh pretendimet ndaj vetes e si rrjedhim do rrisesh dhe pretendimet ndaj mashkullit. Prandaj mos e kufizo veten ndaj nje dashurie adoleshenteske sepse nuk eshte e para dashuri dhe as e fundit. Jepi kurajo vetes fokusohu ne jeten tende dhe mbi te gjitha ne qellimet e tua. Mbase tani te tingellojne çuditshem keto fjale por kur te kalosh nja 2-3 vite do me kujtosh dhe do qeshesh me veten tende. Te gjithe kemi rene ne dashuri 16 vjec por ishte thjesht mbase nje dashuri e çastit e cila nga pamundesia per ta pasur personin kthehet ne obsesion dhe iluzion. Prandaj te keshilloj shume qe ne kete moshe te fokusohesh me shume ne veten tende se sa ne “dashurite” kalimtare. Edhe pas te gjithave une te uroj lumturi, shendet & suksese te metejshme.