Këshilla/Blog

31.07.2018

Jam nje vajz 29 vjece.jam e divorcuar me nje vajz.Kam njohur nje njeri qe jeton larg esht 41 vjec.Kemi 2 vjet bashk.Esht nje lidhjes serjozi ne fillim me thonte qe do jemi bashk por sme kushtonte dhe sh vemendje dhe per nje gabimin tim ne rrjetet sociale patem disa debate deri afer ndarjes .Pastaj ai i kaloj kto gjera u be i cmendur mbas meje me lremtoj qe do ti harrojm dhe un duke par qe ai beri tgjitha kto e kpt qe donte tkishte gjera vertet serjoze me mua sepse ne fillim se kuptoja ket gje..Ta i e keqa esht se ai pas cdo zenke apo per gjen me tvogel gjen shkak dhe vetem me akuzon.Nuk i ve faj sepse pati arsye per kte por un dreqi e mori po perpiqem me cdo gje qe ti tregoj qe nuk jam ajo femrr e keqe qe ai mendon.Cdo dit flas me te ne tel cdo dit me ka.era cdo koh cdo sekond kurse ai gjen nje shkak dhe me akuzon dhe me ofendon.pastaj qetsohet me thot qe mdo.dreqi e kori sepse nuk esht i vogel car ben keshtu.Un e vetmja gje qe dua esht tkem nje familje se dua as per interes as nje gje.Ai madje ka shum te keqia dhe shum.te mira un perpiqem ti shpjegoj qe nuk jam ashtu si mendon.cdo dit rri me iden qe ai do me ler .Nuk mundem dot me sepse nuk po i bej asgje.Ai mka ber ti hapem kaq shum edhe un i tregoj cdo gje dhe prap ska besim .cfar dihet tbej me kte njeri sepse cfar do lloj gjeje qe un mundohem te bej ai prap sme beson.Jam ne nje gjendje te keqe swpse skam mosh as te tallem as te hb koh se jam djegur njeher .si mendoni ju nuk duhet njeriu te ket nje shanc te dyt po duhet te denohet per nje gabim ne jet?Duhet te denohem per ket gje.ju lutwm me thoni cfar duhet te bej..vete deri aty sa ta le po se le dot se e dua e dua kaq shum me.tgjitha tw metat e tij po sdi si tja mbush mendjen.e vetmja gje qe dua esht nje familje per veten dhe vajzen time.Si duhet ti fitoj besimin e ti heqi kto mendime nga koka .Ju lutem sepse sdua ta humbas e dua kaq shum sa se kisha imagjinuar

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na je drejtuar për shqetësimin e mendimet e tua në këto momente.
    Me aq sa shkruan në letrën tënde ndjej sflititje si mendore dhe emocionale dhe nga ana tjetër lidhja që ti përshkruan është e shoqëruar përgjatë një periudhe kohore nga pasiguri të vazhdueshme nga të dy palët.
    Me sa thua në letër, ti mendon që e ke krijuar ti këtë pasiguri dhe mosbesim fillimisht me cfarë ke bërë online, por edhe pse me sjelljet e tua të mëvoshme je përpjekur te vendosësh besim duket se ato nuk kanë cuar në një rezultat shumë pozitiv për ju të dy pasi edhe partneri yt në formën e vet, shfaqet i pasigurtë dhe pa besim ndaj teje. Duket sikur marrëdhënia juaj është bërë një cikël i përsëritur për ti mbushur mendjen njëri tjetrit apo për ti provuar dicka dhe kjo nuk ndihmon për të ndërtuar lidhjen midis jush.
    Kjo duket se ka ngjalluar te ty ndjesi faji, përgjegjësie dhe ti përmend në letër edhe fjalën “dënim” që do të thotë që ndjehesh e lodhur me të drejtë nga e gjitha kjo.

    Duket gjithashtu që partneri yt ka patur disa herë sjellje të ndryshme gjatë lidhjes suaj, afrimi dhe largimi. Ka edhe gjëra që duket se ti nuk I pëlqën te ai. Ti nga ana tjetër duket se dëshiron fort që te kesh një lidhje më të përkushtuar, të sigurtë dhe të shtruar për veten dhe vajzën tënde.

    Sa përmbushëse është kjo marrëdhënie për ty dhe për ju në përgjithësi?
    Pse mendon që ka kaq shumë pasiguri midis jush?
    Pse sjelljet e partnerit tënd ndryshojnë në këtë mënyrë?
    Cfarë vlen të investohet në këtë marrëdhënie?
    Si dëshironi ju ta orientoni dhe ta drejtoni këtë marrëdhënie më tej? Cfarë pret ti nga partneri? Cfarë pret partneri nga ty?

    E bëra gjithë këtë përmbledhje e dashur, për të thënë në radhë të parë që në rast se ne bëjmë veprime të njëjta, ato do të prodhojnë rezultate të njëjta. Në këtë mënyrë është e nevojshme që ju të dy të ndërprisni këtë ciklin e veprimeve për konfirmim dhe rikonfirmim.
    E dyta, është që unë do të këshilloja fort të merrje kohën tënde dhe të reflektoje për këtë marrëdhënie dhe cfarë dëshiron ti prej saj.
    Ndonjëherë gjëra apo incidente të tilla në fakt janë pasqyrim i dickaje tjetër në lidhjen tuaj në kuptimin e besimit dhe pritshmërive që keni për njëri tjetrin.
    Është shumë e nevojshme që ti të sqarosh me vetën tënde se cfarë dëshiron për veten dhe për familjen tënde. Gjithashtu është e nevojshme të kuptosh dhe kapësh prespektivën e partnerit se pse ai ka pasiguri dhe kapërcime të tilla në kuptimin e ndjesive dhe mosbesimit.

    Në rast se do të rrish në “kurthin” e këtyre gjërave dhe gjetjes e vendosjes së besimit në këto mënyra, mendoj thjesht do të bëhet gjithmonë edhe më kundërproduktive në këtë rast. Kjo është besoj edhe arsyeja pse ti na ke shkruar pasi e ke këtë dyshim tashmë.

    Unë mendoj që në momentin që do kesh reflektuar mirë lidhur me këtë gjë dhe cfarë ti dëshiron dhe si do ta orientosh këtë lidhje, do të jetë më e lehtë të kesh një bisedë më të qartë me partnerin tënd dhe mënyrën se si doni të vazhdoni më tej.
    Kërkohet që ti të vendosësh besimin te vetja fillimisht dhe te ajo që ti do. Sigurisht që kjo kërkon edhe predispozitën dhe angazhimin e partnerit për atë cfarë doni të keni bashkë.

    Ndërkohë përpiqu të strukturosh raportin e komunikimit me partnerin tënd në një formë tjetër, duke shprehur vlerësim për gjërat që keni dhe vlerëson te ai dhe mesazhe pozitive për lidhjen tuaj.

    Shpresoj që përgjigja të të ketë ndihmuar për të reflektuar ndryshe dhe të uroj që të gjesh më të mirën më tej për qetësinë tënde.

    Me respekt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV