17.05.2017
Jam nje vajze e cila kam nje vit e disa muaj e lidhur me nje djal. Ai eshte nje person shume i mir dhe arrin te me bej mua shume te lumtur. E dashuroj pafund ashtu sikurse edhe ai mua por problemi yne esht se tani nuk mund te takohemi me apo me sakte esht i detyruar te rrij ne nje shtet tjeter per gati nje vit.. Ehh po… eshte nje kohe e gjate qe nuk do e shoh. ??Po skemi cfare te bejme kshu paska qene e shkrujtur per ne. Do doja ndihmen tuaj per nje pyetje te cilen nuk po i gjej pergjigje vet. Si tja bej? Te ndahem nga ai apo ta pres edhe pse esht nje vit i tere pasi duhemi shuuum ? un nuk mund te rri pa te. Cfare te bej ju lutem?! si mund ta harroj nese ndahem te rri pa folur me te ???!! Un e dua edhe pasi eshte larg prandaj ju lutem me ndihmoni se nuk di cfare te bej.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
E lexova letren tende dhe shume pergjigje te pyetjeve e dyshimeve te tua, i gjeta aty.
Ju keni bashke nje kohe relativisht te gjate per ta konsideruar nje lidhje te mirefillte. Ti shprehesh se e do shume dhe se ai te do shume, qe nuk mund te rrish pa te, Ndarja qe ju keni tani, eshte fizike, por nese do te doni nje ndarje dhe emocionale, eshte nje vendim qe mund ta merrni vetem ju, ose njeri prej jush te pakten. Lidhjet ne distance nuk jane te lehta per tu mbajtur, por jo te pamundura, ne varesi te pritshmerive qe ke per lidhjen. Cfare pret ti te ndodhe me lidhjen tuaj pas nje viti apo pas me shume kohe? A keni biseduar me njeri-tjetrin per vijimesine e lidhjes apo ky eshte nje shqetesim vetem nga ana jote? Lidhjet dashurore, kane funksione te ndryshme, por kryesisht per tu ndjere mire dhe te dashuruar me dhe nga partneri.
Deri ketu, ti shprehersh se ai te ben te lumtur dhe ju duheni, e megjithate per derisa ti ke dyshime, atehere mund te jete mire te vleresosh te gjitha mundesite qe ke ne lidhje me kete marredhenie dhe te vendosesh ate qe te ben te jesh me mire ti.
Une shpresoj te te kem ndihmuar sadopak, e megjithate mos hezitp te na shkruash serish.
Me respekt,
Ardita Korriku, Psikologe Klinike.
Dmth te qendroj akoma me te se dashuria esht me e madhe se largesia qe na ndan… Kjo sesht asgje apo jo? te pres
E dashur, pergjigjen e di vetem ti dhe e shoh qe ti tashme e ke marre vendimin, ndaj nje vendim i marre nga une per ty eshte jo i vlefshem. Ate cfare ndjen dhe cfare do te besh, e di ti me mire se kushdo.
Mund te kesh patur momente dyshimi, por duket nga ajo qe shkruan se duheni shume.
Gjithesi une jam e sigurte qe ti do marresh vendimin e duhur per ty. Per cdo gje mos ngurro te na shkruash serish.
Ju uroj me te mirat!
Ne fakt ne duhemi shum por kemi nje problem me te madhe akoma qe kemi lidhje familjare dmth familjet tona njihen dhe shpresat qe do jemi der ne fund bashk jane te pakta . Jam ne mese dy zgjidhje nga njera ate familja nga ana tjeter dashuria qe kam per te. E mendoj gjithmone kte punen e familjeve se do mrz shume kur ta marrin vesh nrm esht heret akoma qe te dijne gje se gjeri tani nuk dine por se di cfare te bej.. Prandaj ju shkrujta dhe ate problemin tim largesia nuk esht vetem kjo po shpresat qe mund te prese dhe nuk del ne nje perfundim te mire me merzit… Ne per shkak te familjeve nga momenti ne moment mund te ndahemi edhe pasi ne se duam kte ?por zduam te kemi probleme… ehhh e di nuk duhet te isha dashuruar me te por as vet se di ai ndodhi kaq shpejt. Si mendoni ju? cfare mund te bej?