Këshilla/Blog

21.05.2017

pershendetje! jam nje vajze 19 vjec studente ne vit te pare …
tani qe studioj larg shtepis sime qendroj ne konvikt…. ne mjediset e kinviktit njoha shume njerez te rinje . . nder te cilet edhe nje djale te cilin kam muaj qe e pelqej ne distanc pasi nuk kam pasur asnje kontakt te drejtperdrejt …
ketij djali une i gjeta adresat ne rrjetet sociale aty ai kish len dhe nje numer kontakti, ne fillim thjesht me pelqente dhe nuk isha kaq e dhen nje dit i rash numrit te tij me te fsheht por nuk fola ..dit me von ne vend ti telefonoja nje shoqeje i rash numrit te ktij qe me kish ngelur te thirrjet…ai nuk pergjigjet por pas pak minutash me dergon sms se nuk mundej te pergjigjej pasi ishte ne mesim dhe keshtu folem me sms dhe u prezantua secili nga ne ..un i thash se nr e kam ngatruar me nr e nje shoqeje…biseda vazhdoj edhe ne what’s app ..ai me tha se me kish pare ne mjediset rreth konviktit dhe folem pak kohe pasi ai nuk e vazhdoj me mhb dhe un e lash me aq …perball nuk me foli asnjeher .nuk e di asnjeri nuk guxoj…
ktu fillon gjithcka un u fiksova akoma me shum me pelqente sjum ai jo vetem nga pamja por dhe nga tipi i tij e gjithcka …hapa nje profil fallco dhe i shkruajta bem mhb te pergjithshem shum normal pa dal ne asnje cast nga asnje korrniz..ai me pas nuk donte te fliste me padi insistonte qe te merrte vesh se kush isha por un nuk ja thash asnjeher edhe pse ja lash te kuptohej shpesh here…nuk e di sa e ka kuptuar dhe me dukej sikur insistonte qe tja thoja un se kush isha por un nuk ja thash dhe nuk kam folur me qe prej nje muaj …tani un i kam ber ftes ne instagram dhe ai nuk e ka pranuar por e ka len ashtu as nuk e ka fshire…numri im ndodhet akoma ne telin e tij pasi jo gjithmon por rrall hap fotot e mija qe postoj te story ne wp….dua te jap dhe nje detaj nje shoku i tij qe ai shoqerohet gjithmon me ka ber ftes ne fb dhe insta qe ne fillim te shkolles para se te shfaqej ky …dhe ai me shikon nuk e di ndonjeher mendoj se e ndalon kjo .. qe shoku i tij mund te me pelqej mua… qe ai te hedh ndonje hap …..kam ber shum per te nuk e di a kam zgjedhur rrugen e gabuar por jam e sigurt per ate qe ndjej per te…tani nuk e di cfare te bej ti shkruaj dhe ti them se dua te bisedoj me te personalisht apo dicka tjeter por kam shume nevoj te degjoj dicka nga ai nje shpjegim…nje arsye …nje pergjigje qofte dhe negative ….ju.lutem me jepni nje mendimmm te mire. Faleminderit shume jeni nhe mveshtetje per te rinjte qe kalojn ne lloj lloj situatash ???

  1. Megi says:

    Ajo q un do beja ne vendin tend do e takoja personalisht dhe tja thoja te gjitha perballe.
    Boll gjera zgjidhen neper telefona e facebook, e po humbim kontaktet me njereait duke i marre gjerat me mend.
    Jeni te dyu njerez e te rritur per tu marre vesh balle perballe.
    uroj tja dalesh mbane te sqarohesh e te shkojne gjerat sic i do ti 🙂

  2. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Përshëndetje!

    Mendoj se ka ardhur momenti të përballesh me mendimet dhe ndjenjat e tua duke i berë të qarta së pari për veten tënde. Duke qenë se ky djalë të pëlqen shumë dhe ndoshta ndjen për të, do ishte mirë të krijoje kontakt e komunikim të drejtëpërdrejtë. Në këtë mënyrë do të mund të mësoje të vërtetën për mendimet / ndjenjat e tij, pa hamendësuar e pa krijuar iluzione a hipoteza, pozitive apo negative qofshin.
    Jeni mjaftueshmërisht të rritur të dy të dialogoni e ti thoni hapur njeri-tjetrit mendimet dhe qëndrimet e ndërsjellta. Duke e njohur nga afër do arrish të përforcosh ose jo, ndjenjat e tua dhe pritshmëritë që ke ndaj tij. Nëse është shoku i tij pengesë apo dikush tjetër, këtë mund ta mësosh vetëm prej tij…ndoshta jo duke e pyetur që ne fillim, por vetë sjellja e tij ndaj teje, interesimi ose jo për të vazhduar komunikimin e për ta cuar më tej atë, do të të bëj të qartë ty se si qëndron e vërteta.
    Rrjetet sociale shpeshherë bëhen pengesë, krijojnë keqkuptime dhe shtrembërojnë realitetin duke përkeqësuar marrëdhëniet njerëzore. Jepi kohë njohjes!
    Vendos kontakt të drejtëpërdrejtë në mënyrë që raporti jot me këtë djalë të jetë sa më real dhe i prekshëm, jo virtual. Koha pastaj, është aleati më i mirë për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie do të funksionojë ose jo.

    Te uroj me te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV