19.09.2017
Pyetje per MSc.Ardita Korriku-n, gjerat pozitive ne lidhjen ton jan perkrahja e njeri tjetrit ne qfardo aspekti, dashuria qe kem.per njeri tjetrin, por gjerat negative jan qe sme lejon te vendos vet per jeten time qfar dua un sma lejon miqesin sepse mendon se miqesia do te me.mashtroj me ndonje femer dhe ta tradhtoj te dashuren time, edi se nuk me beson keshtu me tho.mua nuk jam e sigurt ne ty ne asgje dhe nuk te besoj dhe eshte xheloze shum, ndonjeher them mir qe e kam.nuk.me duhet askush tjeter por me nje an ndjehem i vetmuar pa shoqeri rrall ndonjeher me len plus me len ajo me cilin shok deshiron tme lejon me dal dhe nuk di me ngatrrohet mendja
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje sërish!
E kuptoj që je shumë konfuz dhe nuk di cfarë të vendosësh. Nuk do të humbasësh asnjërën (të dashurën dhe shoqërinë), por nga ana tjetër nuk e ke të plotë asnjërën. Më e mira do të ishte që t’i shijosh të dyja, të dashurën dhe shoqërinë. Si mund t’ia bësh për këtë? Unë besoj shumë në komunikimin e mirë në cift. Nëse ju flisni me njëri-tjetrin për ndjenjat, për atë që ju pëlqen e cfarë nuk ju pëlqen tek njëri-tjetri, atëherë mund të gjeni mundësitë për të ndryshuar në të mirë të lidhjes. Këto biseda nuk duhen bërë kur jeni në mes të një zënkë, ku debati mund të degradojë e t’i thoni njëri-tjetrit gjëra që më pas pendoheni, por është mirë të bisedoni kur jeni të qetë. Lidhja do investim dhe gjithashtu që ajo të jetë e shëndetshme, secili nga ju duhet të jetë i lumtur. Lumturia e secilit varet dhe njerëzit e tjerë dhe gjëra të tjera. Nuk mund të pretendoni se jetoni të vetëm dhe të izoluar nga të tjerët, apo jo? Megjithatë, disa gjëra ndryshojnë me kalimin e viteve dhe rritjen në moshë si tuajën dhe të lidhjes. Cfarë alternativash mund të mendosh për të patur ndryshime pozitive në lidhjen tuaj, ku ju mund të shijoni njëri tjetrin dhe lidhjet sociale gjithashtu?
Une uroj të gjeni të mesmen e artë me njëri-tjetrin duke qënë se keni dashuri për njëri-tjetrin.
Gjithë të mirat!
Me respekt,
Ardita Korriku!