Këshilla/Blog

11.01.2018

Un jam djale dhe me pelqejne djemte

  1. 51M0N says:

    Me too bro! Keshtu qe po pres edhe une me ty per pergjigje. 😛 🙂

  2. admin says:

    Pershendetje i dashur,
    Te falenderojme qe na ke shkruar. Nderkohe qe shqetesimi yt i eshte derguar ekspertit perkates, te ftoj te lexosh histori te ngjashme me tenden dhe gjithashtu mund te te vije ne ndihme pergjigjia qe ka marre nga eskperti.

    Linku me poshte:
    https://nukjevetem.al/pytjet/orientimi-seksual/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  3. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje,
    Faleminderit që na je drejtuar për atë që të shqetëson për momentin.
    Në fakt na ke shkruar shumë shkurt në letrën tënde po besoj duhet të jesh në një periudhë konfuzioni dhe nevoje për të kuptuar veten tënde dhe si ta marrësh të gjithën këtë.
    Do të kisha dashur të na kishe shkruar më gjatë për veten tënde, preferencat e tua, raportet e tua lidhur me gocat e djemtë, cfarë po të shqetëson më së shumti aktualisht, cfarë mendimesh e ndjesish ke, a je i sigurt për këtë që po thua,

    Në pamundësi për të kuptuar, desha të të përmend se na kanë shkruar shumë djem e vajza për seksualitetin e tyre dhe faktin që mund të ishin në gjendje konfuzioni lidhur me identitetin e tyre si dhe që ndjehen jo të mirëkuptuar nga ambjenti i jashtëm. Për këtë arsye, do të ftoja të lexoje disa nga historitë dhe përgjigjet në këtë link https://nukjevetem.al/pytjet/orientimi-seksual/

    Mendoj që formësimi i identitetit seksual është një rrugëtim që përmban në fakt disa aspekte të zhvillimit dhe të kuptuarit të vetes që lidhen me seksualitetit, sensualitetit, deri në të kuptuarit e plotë të tij.

    Je i mirëpritur të na shkruash më gjatë se si pret të të ndihmojmë apo këshillojmë,
    Gjithë të mirat,

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV