12.03.2018
Pershendetje , une e dua nje djale edhe familja ime edhe e tij e din per lidhjen tone , mirepo ne nuk kemi besim ne njeri tjetrin edhe ai ne cdo fjal m detyron ti betohem . Ai me don shume bon gjithqka per mua edhe une gjithashtu mirepo mosbesimi na dergon deri tek konfliktet .. Nuk e di si te vazhdojjj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Me vjen keq te lexoj ne letren tende, por dhe ne letrat e shume te rejave qe jane ne nje lidhje se ceshtja e mosbesimit nga ana e partnereve eshte nje problematike shume e hasur. Ti shprehesh se nuk keni besim tek njeri-tjetri, kjo do te thote se as ti nuk ke besim tek ai? Duke mos dashur te perseris veten, me duhet te te them se besimi eshte shume I rendesishem ne nje lidhje, qe ajo lidhje te jete harmonike dhe qe te fale kenaqesi. Shpesh here humbja e besimit mund te ndodhe nga situate qe kane ndodhur, por mund te ndodhe eshe si pasoje e personalitetit te parterit/reve duke qene mosbesues pavarsisht nese kane arsye apo jo. Keshtu, do te ishte mire te zbulohej se pse ndodh ky fenomen ne lidhjen tuaj dhe te perpiqeni te punoni me njeri-tjetrin per ta forcuar kete besim, nese lidhja juaj ka rendesi per ju dhe keni deshire qe te funksionoje. Uroj te te kem ardhur ne ndihme, megjithate ndjehu e lirshme ten a shkruash serish. . Me respekt, MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike