Këshilla/Blog

02.08.2016

Jam 17vjeqe gjithashtu edhe i dashuri im ne kemi qen te njohur qysh si femij shok te ngusht tani kemi dy vite te lidhur pa asnje lloj problemi apo pengesa ka qen shum i dashur i mir me mua gjithashtu edhe familja e tij e gjer dhe e ngusht e din te gjith kam qen edhe tek ta ,mirpo tani e din edhe familja ime,por problemi nuk esht aj por ai ka filluar te dal vazhdimisht dhe me mua po flet shum rrall ,me heret 1or mos me fol u tranojke e tash as se ka problem as nuk ja nin gjan arsye per mos me fol bile,po mrren , po mshef prej meje pa nevoj,po mfol keq,po mdoket si me mlan anash un smuj pa to skam ngren qe sdisa dit as buk as asgje prej merzie qe ka ndryshu kshtu ju lutem me ndihmoni…qfar ka mujt me ndiku qe u ba kshtu? edhe qysh me afru ngat weti prap? se mduhet gjithqysh se tash qe e din edhe tmit ju lutem me jepni nje pergjigjeje urgjenttt pe pres ndihmen tuajj ??? faleminderit…….edhe qysh me ba qe aj mos me dal shum me shok po me mjep koh ma shum mu se o tu shku me ni shoqni tkeqe e u ba njeri tjeter 🙁

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Se pari dua te te falenderoj qe e ndan me ne shqetesimin tend dhe se dyti dua te te kerkoj ndjese per kete pergjigje te vonuar. E lexova me vemendje letren tende dhe kuptoj qe marredhenia juaj po kalon nje faze shqetesuese per ty. Dua te di nese dhe per djalin eshte e njejta gje? Lidhjet romantike kane dinamike te ndryshme nga cdo lidhje tjeter, por gjithashtu brenda vetes ne kohe te ndryshme te saj. Eshte e kuptueshme qe nuk mund te jete e njejte ne cdo faze te saj, dhe ne kete moment lidhja juaj mund te kete nevoje per disa eksplorime nga te dy. Pse mendon se ka ardhur situata ne kete pike? Cfare te shqeteson ty me shume ne kete pike qe ka ardhur marredhenia? Ti permend qe shqetesimet e tua lidhen edhe me faktin qe familja jote eshte ne dijeni te lidhjes, apo qe ai po shoqerohet nga njerez jo shume te pelqyeshem per ty. Sigurisht qe marredheneit sociale dhe familjare te secilit prej jush ndikojne ne marredhenien tuaj, por deri ne cfare pike? Pyetjen qe ti na drejton, une po e kthej nga ti dhe do doja te dija se si mendon ti ta afrosh serish prane teje? E kuptoj qe nuk eshte e lehte per ty, por ndoshta do ishte mire te filloje me nje bisede te sinqerte dhe te kujdesshme per cfare te shqeteson ty realisht tek marredhenia juaj dhe si mund ti kaloni bashke veshtiresite. Gjithashtu, ndjej te te them qe marredheniet sociale jane te rendesishme per secilin prej nesh, dhe te kesh miq eshte me se e nevojshme pervecse e kenaqshme dhe eshte e drejte te ngreme pyetjen nese e kemi te drejten ti kerkojme partnerit qe te mos kete miq por te kushtoje te gjithe kohen per ne? Te ftoj te mendosh per pyetjet qe te kam ngritur dhe ndjehu e lirshme te na shkruash serish. Te uroj me te mirat. Ardita

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV