Këshilla/Blog

Olaa 02.10.2019

Pershendetje. Doja te pyesja ju lutem : nese partneri im eshte shpesh here ne levizje ne vende te ndryshme une ndihem shume ne ankth dhe shqetesohem shume ? Here pas here me ka ndodhur qe deri sa te kem komunikuar te kem mbetur gati dhe pa fryme

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje Ola,
    Të falenderojmë që na shkrove dhe ndave me ne këtë shqetësim tëndin. E besoj që duhet të jetë shumë e lodhshme dhe konsumuese të jesh e shqetësuar dhe në ankth sa here që partneri yt lëviz nëpër vende të ndryshme.
    Unë do të doja të te pyesja mbi ato çfarë ti mendon kur partneri yt është në lëvizje? Cilat mendime janë më të shpeshta? A ka patur ndonjë ngjarje specifike që të ka ngacmuar këto mendime shqetësuese dhe ankthprurëse?

    Do të doja të kuptoja pak më shumë mbi situatën në mënyrë që të mundem të të ndihmoj, ndaj të ftoj të shkruash sërish.

    Gjithë të mirat,
    Gresa Sulstarova

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV