10.03.2017
Pershendetje!
Jam 20 vjec. Un jam studente ne kolegj. Gjate vitit te pare dhe te dyte te studimeve ne kolegj, un e kam pasur edhe nje profesor te kombesise jo shqiptare. Ne fillim te vitit te pare, raportet me kete profesor kane qene qene shume formale vetem student-profesor mirepo pas disa muajsh, un fillova te komunikoj me te edhe permes facebook-ut, e verejta se kishim shume gjera te perbashketa, sensin e humorit, flisnim per tema interesante te perditshme, thjesht kurre nuk behej monotone biseda me te. Pastaj pas disa muajsh e verejta se kishte interesim per mua, me ftonte per kafe por un asnjehre nuk e kisha guximin qe te dilja me te edhepse fillova qe te kisha ndjenja per te te cilat rriteshin cdo dite dhe u shendrruan ne dashuri.Nuk e di si ta pershkruaj por ajo cfar ndjej per te eshte nje dashuri shume e madhe, pershtatem me te ne cdo gje edhe pse nuk eshte shqiptar dhe qe mosha e tij eshte 38 vjec.
Un qe ne femijeri kam qene nje tip shume i mbyllet, thuajse tere kohen ne depresion sepse kisha shume probleme ne shkolle me shoket dhe shoqet, shume here nga keqtrajtimet dhe perbuzjet e tyre vija duke qare ne shtepi, nuk mundesha te adaptohesha aspak ne at rreth shoqeror se nuk eshte qe jam tip introvert por qe thjesht nuk e gjeja vetem dhe per at shkak isha jashte rrethit te tyre. Ne anen tjeter, un jam rritur nje nje familje ku babai im eshte shume i rrepte, fanatik dhe me nje mentalitet goxha te prapambetur. Cdo here ai e ka luajtur rolin policit ne shtepi, per gjera imtesira apo sherre te vogla, ai me rrihte ne menyre te kontrolluar , pra kisha edhe probleme ne shkolle edhe ne familje dhe gjithmone me shkonte mendja te kryeja vetvrasja sepse kisha arritur nje nje depresion te thelle dhe shtova shume peshe ne vitet e para te adoleshences. Shume here kam enderruar qe te largohem nga kthetrat e tij sepse eshte njeri shume toksik, permend cdo gje qe ka bere per mua, pagesen e kolegjit, kurset dhe shpenzimet tjera dhe kerkon qe ne te ardhmen un ti i shpaguaj ne cdo menyre ato qe ka bere per mua. Un kam punuar disa here kur kam pasur kohe te lire por tani nuk mundem te punoj pershkak se jam duke studjuar ne dy fakultete dhe kam shume obligime tjera, kurse, aktivitete etj etj. Kur dola ne vitit e dyte pas shume ftesash nga profesori i kolegjit un mora guximin per te dale per kafe me te po gjithmone duke e pasur veten nen kontroll. Pas disa takimeve, un mora per here te pare puthjen e pare nga ai, per mua eshte nje nder momentet e paharrueshme ne jeten time. Un jam tip shume i sinqerte dhe ate dite kur e morra puthjen nga ai, i tregova nenes time, ajo e kundershtoi lidhjen time me kete person dhe keshtu mundohej qe se bashku me motrat e mia te me bindte sepse ky njeri nuk eshte per mua, pershkak se njerzit e tjere , farefisi, shoqeria do te benin thashetheme per kete gje dhe sepse ai ishte shume i vjeter per mua dhe se kjo lidhje nuk mund te funksiononte. Ne fillim, babai nuk e ka ditur qe un kam filluar kete lidhje por kur e mori vesh ai filloi qe te me bente trysni dhe kembngulte qe un t’i a jap fjalen se do te ndahem nga ai sepse sikurse nena ai e kishte ate kompleks si nena e motrat se cfar do te thonin familjare e tjere dhe rrethi. Qysh nga femijeria prinderit e mi me kan mesuar se gjithmone duhet te jem perfekt ne cdo gje, me rezultate te larte ne shkolle ne menyre qe askush te mos fliste gje per mua dhe motrat e vogla por prinderit me te vertete e tepron sepse thuajse kurre nuk me lejonin te ftoja shoqe ne shtepi apo te dilja ne bar apo disko dhe as qe behej fjale te dilja ne oret e vona te nates, gjithmone nen vezhgimin e tepruar te tyre sidomos te babit i cili gjithmone me kercnonte se nese me ndodh dicka ose nese bej ndonja gabim ai do te ma mirrte jeten dhe me kerrecnonte edhe me gjeste. Pas disa muajsh trysnie per shkak te lidhjes time dhe ofendimeve te renda dhe se nese un vendos qe un te martohem me kete njeri, ai me thote se nuk do te mundem te kem me kurre kontakt me asnje familjar. Pas ca ditesh antaret e familjes time e ftojne dajen tim ne shtepi ne menyre sekrete per te me bindur mua se nuk eshte njeriu i duhur per mua. Daja im dhe un gjithmone kemi pasur raporte shume formale asnjehere te ngrohta si mbese e daje. Ai kur erdhi ne shtepine time filloi te me ofendonte dhe ti perkrahte prinderit e mi, madje ofendonte edhe partnerit tim te cilin nuk e ka pare kurre dhe nuk di asgje fare per te, bente paragjykime koti. Un jam me te vertete ne gjendje shume te rende, nuk kam vullnet per asgje, me duket se te gjitha endrrat e mia qe i kam nuk do te mundem ti realizoj kurre, jam tip shume sensitiv. Ndihem si njeri pa vlere dhe ne faj vetem sepse jam dashuruar ne njeri te cilin E dua gjdo dite e me shume , un asnjere nuk e kam menduar qe do te vinin gjerat keshtu por ne nuk mund ti zgjedhim njerzit ne te cilet dashurohemi e vetjma gje qe me vjen ndermend eshte vetevrasja.
Ju lutem te me ktheni sa me shpejte pergjigjje sepse gjendja ime eshte shume serioze.
Faleminderit !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Nuk është se jam i fushës apo kompetent për temën sa më lart, por me aq sa unë di nga raste të ngjashme, dhe raste të cilat unë i kam njohur nga afër dhe me aq sa unë kam lexuar(shto ktu libra filozofik, sociologjik dhe libra psiko-patologjik), jam i mendimit se një mendim i imi do të ndihmonte sado pak në gjëndjen tënde dhe për ktë qëllim vendosa të komentoj.
Të sugjeroj qē së pari të mendosh për jetën tënde dhe më pas për ata që ti i ke pranë(familja) . Sa për mentalitetin e rrethit tënd familjar, nuk je e vetmja në botë pasi kudo por më e theksuar është nē vende të prapambetura dhe të varfra kulturalisht, ky lloj mentaliteti i kalbur ku Familja por më së tepërmi Babai , që e konsideron veten zot të fatit të familjes, dikton dhe imponon fëmijët dhe familje se si duhet të sillen, çfarë duhet të bëjnë, çfarë duhet të studiojnē, madje vendosin se dhe me kë vajza apo djali duhet të martohen, ky lloj mentaliteti dhe mënyre të menduari nuk bën asgjë tjetër veçse e shkatërron dhe përkeqëson “botë-kuptimin” dhe gjëndje emocionale të tjetrit. Kta “lloj”individësh kanë shumë sinonime psh, Erich From i quan sadistë , por sadistë të një rangu me ambicie dhe nivel mediokriteti të ulët, një sinonim tjetër kta lloj Baballarësh e kanë , Patriark, dhe po ashtu dhe po ashtu sinonimi që ti i ke vënë babait tënd Polic, është me vend)..
Por ajo që ne si individë duhet të kuptojmë dhe ti bëjmë pyetjen vetes është kjo; Ku e gjen ai prindë të drejtën të vendosi mbi fatin e tjerëve??? Kush I/e legjitimon atë/a prindë/r të sillet në mënyrë të dhunshme ndaj familjes?? Çfarë e bën atë të mendoj se ai ka të drejtë mbi jetën e të tjerëve?? Pse ai ka të drejtë të vendosë se çfarë fëmija i tij duhet të studiojë apo se me kë duhet të martohet?? Mua ktu më vinë ndërmend shumë pyetje por për të qenë konçiz po ju jap përgjigje atyre pyetjeve sa më lartë, Kta prindër që mendojn se kanë të drejtë mbi gjithçka nē familjen e tyre janë tepër të prapambetur & CLOSE MIND(ashtu sikur vetë e thua dhe je në dijeni) . Ajo qē mund të konkludoj ktu është se asnjë prindër apo kushdo qoftë nuk ka të drejtë të diktojë dhe tu imponohet të tjerëve, pasi ai nuk mund ta dijë kurrsesi se cila është ajo që të jep mē shumë kënaqësi në jetë apo që e lumturon fëmijën e tij, ai nuk mund ta dijë se cila është preferenca jote e studimeve, mënyra e të jetuarit dhe se po nē rastin tënd ai kurrsesi nuk mund ta dijë se cili është burri i duhur për ty, ai mund të këshillojë, sugjeroj dhe rekomandoj por kurrsesi të pengojë, në lirinë e zgjedhjes tënde në mënyrë të vullnetshme.
“Liriia i individit mbaron aty ku fillon liria e tjetri”
Me ktë postulat Liria e babait tënd për të vepruar mbi ty mbaron aty ku fillon Liria jote..
Unë nga eksperienca ime me aq sa di, pasi kam patur edhe një rast të tillë të mikeshës time(Dhe se ajo vendosi të dëgjojë zërin dhe zemrën e saj dhe jo çfarë familja e saj donte,.Tani ajo jeton shumë e lumtur me burrin që ajo pati dashuruar dhe dashuron. Ajo ka 2 fëmijë të mrekullueshëm dhe jeton larg nga ku pati jetuar më parë
Sa për familjen e saj, Prindërit dhe të afërmit nuk i folën prej afro 10 vitesh, ndërsa tani nuk ka as 2 vite që ata janë pajtuar dhe kanë reflektar për gabimet e tyre).
Mund të them dhe sugjeroj pa frikë dhe plot gojë SE TI DUHET TË NDJEKËSH ZEMRËN TËNDE DHE DËSHIRAT E ËNDRRAT TUA, LËRE PAS TË SHKUARËN, HARROJI PARAGJYKIMET MADJE AS MOS I MENDO DHE MOOOOSSS IU NËNSHTRO KURRË ZGJEDHJEVE DHE IMPONIMEVE TË TË TJERËVE PËRFSHIRË KTU DHE BABAIT APO FAMILJES APO KUSHDO QOFTĒ AI..
Të dashurosh dhe duash në njeri nuk është krim apo mëkat dhe se mosha nuk është justifikim për një njeri me llogjikë të shëndoshë, Kshuqë nëse vërtet e dashuron dhe të dashuron i nderuari profesor jam i mendimit që ti duhet të vazhdosh lidhjen tënde me ose pa miratimin e Babait me apo po mbështetjen e familje..
Të zgjedhësh në mënyrë të vullnetshme është një privilegj që vetë natyra na e ka falur dhe kurrkush tjetër nuk na e ka falur..
E drejta për të qenë i lirë është një e Drejtë Natyrore dhe si e tillë ajo lind me lindjen tonë dhe mbaron me vdekjen tonë pra thelbi është që as nuk na e fal dikush as nuk mund/duhet të na e marri tjetërkush përveç natyrës….
Sa për gjëndjen emocionale të mbingarkuar të sugjeroj të komunikosh dhe me të dashurin tënd.
Dhe sa për mendimet për vetëvrasje, thjeshtë harroji dhe fshiji ato, pasi jeta është e bukur dhe duhet shijuar si e tillë, dhe për ktë besomë kur them jeta është e bukur. Mjafton të ndryshosh këndvështrimin e vlerësimit dhe të parit të gjërave dhe do kuptosh se kam të drejtë. Dhe po ashtu dauje veten dhe respektoje atë..
Uroj dhe ahpresoj që gjërat tani e tutje të ndryshojnë sadopak nē jetën tënde plot vuajtje..Kjo botë është për tu shijuar dhe jo për të vuajutur prandaj dhe njëherë të këshilloj të zgjedhësh ta shijosh ktë botë..
Change your mind change your world change your environment!!!!
Të uroj gjithë lumturinë e shumëpritur dhe ëndërruar nga ti..
Githë të mirat!!!
LT
Pershendetje,
Unë sapo lexova mesazhin dhe te falenderoj nga thellesia e zemres per keto fjale te cilat zbuten ndenjen e trishtimit qe ndjej brenda vetes dhe me jepen shprese per te ardhmen.
Përshëndetje e nderuar,
së pari të falenderoj që na ke shkruar!
Duket se ajo cfarë po përjeton në këto momente është e vështirë dhe duket sikur kjo situatë të ka shoqëruar prej shumë kohësh. E kuptoj se të gjitha këto vështirësi të kanë lodhur. Ju e keni shpjeguar shumë mirë dhe qartë cështjen dhe ju përgëzoj që pavarësisht situatës së vështirë, ju jeni kaq e qartë dhe analitike.
E kuptoj që duket një dilemë e vështirë për ju, nga njëra anë është një marrëdhënie e rëndësishme për ju dhe nga ana tjetër familja.
Ajo që ju po thoni është se shikoni të vetmen rrugë vetvrasjen, megjithatë le të përpiqemi të shikojmë bashkë këtë situatë dhe të përpiqemi të shikojmë për zgjidhje të mundshme. Cdo krizë apo periudhë e vështirë (sado e vështirë të jetë) mund të jetë një moment shumë i mirë për tu zhvilluar dhe për të afirmuar veten më shumë. Në rastin tuaj, duket një mundësi shumë e mirë për të rinegociuar kufinjtë me familjen dhe për të forcuar identitetin tuaj si një vajzë që po synon pavarësi dhe identitet dhe që ka të drejtë të marrë vendimet e veta në jetë. Shpesh përplasjet në marrëdhnëie, pavarësisht se duket sikur i përkeqësojnë marrëdhëniet, i bëjnë ato më të vërteta dhe na ndihmojnë që të theksojmë identitetin dhe vendimet tona.
Një pjesë tjetër e rëndësishme, duket edhe marrëdhënia që ju keni krijuar me profesorin tuaj. Ëshë e rëndësishme të sqaroheni për këtë marrëdhënie, për perspektivën e të dy palëve për marrëdhënien dhe për pritshmëritë që ka secila palë për marrëdhënien. Ajo që po përjetoni duket ndjesi e bukur dhe është e rëndësishme të jetohet si e tillë dhe të shikohet me realizëm se cila mund të jetë vazhdimësia e marrëdhënies më tutje.
Së fundmi, me atë cfarë ju thoni, duket se ka shumë gjëra të cilat janë grumbulluar nga e shkuara dhe e tashmja dhe për të cilat keni nevojë që të komunikoni me gjatë me dikënd. Ajo që do ju këshilloja është të fillonit një proces këshillimi psikologjik, i cili mund të jetë ndihmues dhe rritës për ju. Jam i bindur se puna me një psikolog do ju ndihmojë që të përpunoni ndjenja, emocione dhe qëndrime të caktuara për veten dhe të gjeni mjaft vlerë në gjërat që ju bëni.
Ju falenderoj dhe ju ftoj që të na shkruani sërish,
Elvis Popaj