Këshilla/Blog

24.04.2017

Jam nje goce 19 vjece. Jam studente . Kur fillova universitetin rastersishte njoha nje djale nepermjet tel…pasi i kisha ren gabim telit te tij ai u be kurjoz dhe filloj te pyeste ne whats up dhe keshtu u prezantuam edhe pse live nuk e pershendetem njeri-tjetrin asnjeher bem mhb per nje koh jo shume te gjate per gjera te pergjithshme me pas ai nuk m shkruajti me …pak kohe me von une hapa nje profil fallco ne fb per ti folur dhe filluam te bisedonim dhe aty per gjera te pergjithshme po jo shum pasi ai gjithe kohes kerkonte te dinte se kush isha …un nk ja kam then pasi kam frik dhe kapesha pas fjaleve x te zgjatur mhb edhe pse mendoj qe shpesh her ja kam len ta nenkuptoj se jam une ai m thoshte se nk kishte ide po ma thuaj kush je un nuk di cfare te bej pasi kam frik se cfare opinioni do krijoj ai per mua si do e marri gjithe kte dhe kam frik mos e gjith kjo behet lajm ..
..nuk di si te veptoj ti shkruaj ku ti sqaroj dicka apo ti flas perball …..dua tja them se nuk dua te vazjdoj me shpresa te rreme

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Nga ajo cfare lexova ne letren tende, me dha ndjesine qe ti ke shume deshire qe te vazhdosh te kesh kontakte me djalin, por ndoshta menyra qe ke zgjedhur mund te mos jete ajo e duhura. Per cfare arsye zgjodhe qe te hapje nje profil te rreme dhe te kontaktoje me djalin? Ai me te drejte ka kerkuar te dije se kush je, pasi komunikimet ne rrjetet sociale tashme jane pak te pasigurta; nuk e ke sigurine se cili/cila eshte ne anen tjeter. Per cfare eshte aq i rendesishem opinioni qe ai mund te krijoje per ty nese e merr vesh? Ndoshta do ishte mire te sqarohesh me veten se cfare pret ti nga djali dhe me pas tia besh te ditur dhe atij keto gjera. Sigurisht qe cdo veprim ka pasojat e tij dhe si te tilla do te kene edhe veprimet/menyrat qe ti ke zgjedhur te jesh ne kontakt me djalin.
    Mendo per gjerat qe humbet dhe fiton ne cdo vendim qe ke mundesi te marresh dhe merr persiper vendimin qe te duket ty me i drejte.
    Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak, megjithate mos hezito te na shkruash serish.
    Gjithe te mirat!
    Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. albana says:

    Une mendoj qe ne duhet gjithmone te sillemi me te tjeret sic do donim te silleshim me ne.
    Gjithashtu ne cdo gje qe bejme te mundohemi te bejme sa me mire pa lenduar askend. Megjithese ndonjeehre veprimet tona mund ti lendojne te tjeret, rendesi ka ti kemi nisur me qellime t mira dhe t kerkojm falje nese duhet.
    uroj t qartesohesh

  3. lelu says:

    une e di shum mire se kushdo t ishte ne vendin e tij do kerkonte te dinte se kush fshihej pas asaj adrese por nuk jam sjella asnjeher jasht kornizave gjithcka ka qen shum normale qellimi im eshte shum serjoz dhe tani kam shume deshir qe ai ta mesoj se isha un edhe pse mund mos t marr asgje prej ti….nuk e di a do ishte mire tja thoja ball per ball pasi un nk kam folur asnjeher me te ball per ball apo tja shkruaj…nuk dua ta marri si nje shaka nga ana ime apo nje veprim te ulet ….faleminderit nese me ktheni prgj ..

    1. MSc. Ardita Korriku says:

      E dashur, ti me dukesh e qarte ne ate cfare ke te deshire te besh.
      Atehere pse te mos ia thuash djalit te verteten, me te gjitha gjerat qe pret prej tij dhe me arsyet se pse ti ke vepruar ne ate menyre per te qene ne kontakt me te?
      Komunikimi perballe gjithmone eshte me mire sesa komunikimi me shkrim, pasi flet dhe gjuha joverbale. Megjithate vendimi mbetet i yti. E rendesishme eshte qe ti ta shkarkosh kete brenge nga vetja dhe te mos rrish me dyshimin se si do te reagoje ai, perderisa dhe ne kete menyre nuk eshte nje kontakt real dhe i vertete.
      Uroj te te kem orientuar sadopak.
      Gjithe te mirat!

  4. lelu says:

    shume faleminderit per pergjigjen tuaj por une me ate djale nuk kam komunikuar asnjeher perball dhe e kam te veshtir qe ta ndaloj dhe ti them gjithcka duke u nisur nga ajo qe nuk kam komunikuar asnjeher perball….shume faleminderit jeni nje super staf …

  5. lelu says:

    edhe pse kam shume nevoj qe te degjoj dicka nga ai qofte edhe nje pergjigje negative …

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV