Këshilla/Blog

15.05.2017

Pershendetje. kam rene ne dashuri me nje burre te martuar 39 vjec. Akoma s kemi kryer marredhenie por jemi takuar. Ai esht shum i kujdesshem me mua, shum i dashur, e kam kuptuar qe nuk do te me perdore por me do vertet. Esht vertet njeri shum i mire dhe po kalojm bukur. Ndihemi mire me njeri tjetrin. Problemi esht se nuk jam e qete me veten, esht dashuria im e pare dhe E dua vertet. Me vret shum ndergjegjia dhe jam ne lufte me veten, esht kthyer ne nje stres. Nuk mund ta duroj dot me. Ndihem shum keq qe po e bej kete gje, qe rashe ne dashuri me nje burre te martuar por une e dua. E kam edhe te qarte pjesen qe ai sdo te lere familjen e tij per mua, dhe as un sdo e lejoja ket gje, as qe e pres kete gje. Kam nevoje te heq te gjitha mendimet e keqija qe kam ne koke por sdi se si. Jam ne lufte te vazhdueshme me veten. Ju lutem me jepni ndonje keshille dhe mos me paragjykoni. Vendoseni veten ne vendin tim Para se te pergjigjeni. Faleminderit

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Faleminderit që na drejtove mendimet e ndjesitë e tua të momentit. Duke shpresuar që e kuptoj drejt arsyen pse ti na ke shkruar, po të them se nuk je e paragjykuar, por e mirëkuptuar dhe nuk është gabim të dashurosh.

    E kuptoj shumë drejtë që emocionet e ndjenjat janë të forta në rast se e duam dikë pranë.
    Dashuria është dashuri dhe është e bukur sic është, aq më tepër kur është dashuria e parë. Nëpërmjet intimitetit shpirtëror e një marrëdhënie, zbulojmë më shumë për veten, dimë të orientohemi në një lidhje, zbulojmë veten tonë. Do të thotë që marrëdhëniet na mësojnë të rritemi, pavarësisht konteksteve dhe situatave.
    Po ashtu dashuria merr shpesh forma e mënyra të ndryshme.

    Por ndërkohë ti po thua që aktualisht po përjeton një dilemë dhe unë do doja të të drejtoja disa pyetje:
    • Cfarë të brengos ty tani më së shumti? Cila është lufta e vazhdueshme te ty?
    • A dëshiron ti dicka më shumë nga kjo lidhje? A mund të kesh dicka më shumë nga kjo lidhje?
    • Cili është mendimi i personit për këtë që keni bashkë, ndërkohë që ka një angazhim martesor? A keni komunikuar në lidhje me këtë gjë?

    Këto në fakt janë përgjigje që vetëm ti mund t’ia japësh vetes duke menduar se cfarë është më e mira për ty dhe cfarë do të drejtojë ty drejt më të mirës për vete.

    Besoj se dilemat e tua, vijnë pikërisht prej faktit që personi për të cilin ti ndjen, është në një lidhje, angazhim, marrëdhënie dhe ideja e vijueshmërise e pengon të gjithën.
    Në rast se është kështu, vendimet se cfarë doni të bëni duhet të vijnë nga një dëshirë që ju drejton të dyve drejt më së mirës së vetes. Këto vendime kërkojnë një të menduar të mirë emocional e racional.
    Gjithashtu i takon personit tjetër që po ashtu të reflektojë për jetën e vet dhe cfarë do të bëj, cfarë e bën edhe atë të ndihet mirë dhe i plotë, cfarë nuk ka apo ka në marrëdhënien aktuale.

    Do të këshilloja të merrje kohën e duhur dhe pa presion për të menduar e për të bërë atë cfarë është më e mira për ty dhe në kuadër se cfarë pret nga kjo lidhje. Do të këshilloja mos ta gjykoje apo ti bëje presion vetes për cfarë ndjen, por duke vendosur në balancë dashurinë për veten dhe atë cfarë pret apo dëshiron.

    Shpresoj që përgjigja të ketë qenë ndihmuese për ty dhe jemi gjithmonë këtu për ty në rast se do të na rishkruash,

    Gjithë të mirat,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV