27.07.2017
Pershendetje!
Deshiroja te flisja pak per shqetesimin tim ,un jam armina 17 vjece dhe jam ne vitin e2 ne gjimnaz .Kur isha ne vitin e pare,shikoja qe profesori i fiskultures nje djal i ri me ngacmonte shpesh, bente cdo gje qe te fliste me mua ,por un perpiqesha tju largoja.ia tregova gjithcka motres time ,,nuk me tha asgje ..por filloi te tallej me mua duke me then ..qe shum shpejt do te na shikonte bashk..pergjigja ime ishte:un me ate kurr ne bote,,kaluan ditet dhe pas 2 muajsh fillim shkolle ndjeja nje simpati per ate,,kur ai me fliste e shikoja gjith admirim,me shndrisnin syte,….ai me fliste por nuk e dinte akoma emrin tim,(ose keshtu mendoja un) vetem nje dit me therriti ne emer ,u befasova,nuk e di se cfar ndjeva ne ate moment por u gezova shum,, ditet kalonin dhe un fillova te pelqeja cdo dit e me shume ate , shume here thoja me veten time se esht e gjitha nje gabim por sa me afrohej ai i harroja gjithcka,,..nje dit nga dhjetori i vitit te shkuar ishim ne fiskultur dhe un kisha ftoht ,me pelqeu shum veprimi qe beri hoqi xhupin e tij dhe ma dha mua,,vishe me tha,,i buzeqesha e vesha dhe syte me rrinin vetem tek ai , e ai qe me shikonte e me buzeqeshte..per te un isha miss …kjo ishte shum deshir e tija .dhe vjenn nje moment kur me zgjedhin ne shkoll per miss..e vazhdoj kete rrugetim per 1 muaj ,sapo e mori vesh per mua vjen dhe me pergezon, dhe me thot :ta siguroj un ti do ta fitosh ,,,bera nje gjest mosperfillje,,me kapi doren dhe me tha ti nuk me beson ,do ta shikosh ,(dhe buzeqeshi) .ne fakt ashtu ndoshi un mora cmimin miss simpatia 2017.. Nuk dija se cte beja , sepse cdo dit ai shprehte ndjenjat per mua ,me lavderonte para te gjitheve ,me pyeti per rrjete sociale,,i thash nuk kam ,,,vetem kur me zbuloi nje dite duke ndenjur ne instagram.. -sikur nuk kishe instagram me tha ? sdija cfr ti thoja por pa folur fare me kapi telefonin pa emrin e instagramit tim dhe me tha duke qeshur -Do ta grij mishin po nuk ma pranove follow ,,ia pranova,me shkruajti nuk i ktheva prgj,,me pyeti ne shkoll pse nuk me shkruajte i thash nuk jam futur fare ,,nejse,,u detyrova ti shkruaja ,,dhe nje dit me tha se ndjente dicka per mua ,,nuk dija cte beja te gezohesha apo te merzitesha ,,me pas e pyeta per jeten qe bente ,,mi tregoi “te gjitha”…jetoj vetem ne nje apartament jam singel ,prinderit i kishte jasht,,kishte dhe 1 moter ,,,me pyeti dhe ai ja tregova gjithcka…pas 2 ditesh kisha ditelindjen ,nuk e di nga e kisha mar vesh , ne momentin qe po shkoja ne klase vjen mbrapa meje ,,,u futem ne klase (klasa ishte bosh)me uroi per ditelindjen ,me kishte bler nnje trendafil te kuq dhe me puthi ne faqe e pastaj iku ,,,okej thash e ka seriozisht me mua,,filluam te mbajm nje lidhje te fshehte,,,ne shkolle silleshim si mesues nxenes,,ne pushimet e vitit te ri un dal me motren per kafe (motra dinte gjithcka) dhe ishim nga bulevardi drejt per te kafenet ,kur u ulem ne kafe shikoj profesorin ,por nuk ishte vetem ishte me nje vajze,,u cova nga tavolina me syte e mbushur me lot (sepse tashme e dashuroja marrezisht ate njeri) dhe bera sikur po shkoja nbanjo,ne momentin qe kalova prane tavolines se tij i fola i thash o ckemi profesor ,,ckemi me tha ai me gjysem zeri ,,aty me foli ajo vajza dhe me tha ,,njiheni,po i thash eshte profesori im ,,aa gezohem ma beri un jam (____) e fejuara e profesorit,,u shtanga ,,ai me kishte then qe ishte singel,ika e merzitur e duke qar ,deshiroja te qendroja vetem ,nuk e besoja akoma se si i besova un ati,si me genjeu ,,ishte hera e paar qe un dashuroja nje person ,,vendosa ta harroj,..por me fliste vazhdimisht ne shkolle ,,me kerkon falje ,,nuk dua tja di me per te ,dua ta ahrroj por sii,,mendova dhe qe te nderroj shkollen ,,nk e di si tja bej ,,ju lutem me ndihmonii …….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Armina
Faleminderit që na ke shkruar e dashur dhe ke ndarë me ne ndjesitë dhe momentet e tua të momentit.
Unë mendoj që duhet ti gëzohesh ndjenjave që ke aq më tepër kur këto burojnë në formën e një interesi të pastër e të sinqertë. Mendoj se nëpërmjet emocioneve, njohjeve dhe marrëdhënieve që krijojmë (jo detyrimisht marrëdhëniet, njohjet a lidhjet janë të sukseshme), ne mësojmë të rritemi, të njohim veten, të tjerët dhe të kuptojmë më mirë se cfaë duam dhe cfarë është më e mira për ne.
Të kujtoj e dashur që ndjenjat që mund të kemi për dikë (dashuri, emocion etj), janë tonat e na përkasin neve, ndërsa veprimet që bëjmë për tjetrin apo cfarë tjetri bën për ne , janë të rëndësishme pasi na tregojnë më shumë. Do të reflektoja të mendoje mirë për këtë gjë.
Unë e kuptoj dhe ndjej që aktualisht je në një situatë të vështirë ku je lënduar e po mendon se cfarë të bësh dhe cfarë është më e mira për ty.
Në gjykimin tim duket që edhe personi ka dhe shpreh një simpati ndaj teje që mendoj duhet ta vlerësosh dhe të jesh e ndjeshme, por ndërkohë sic shprehesh edhe ti ai është aktualisht në një lidhje, ka një zgjedhje në jetën e tij për të cilën ai është i vetëdijshëm dhe i takon atij vendimi lidhur me këtë lidhje, aq më tepër që nuk të ka shprehur dicka në gjërat që të ka thënë.
Nga ana tjetër në letrën tënde, nuk e di për cfarë personi të ka kërkuar falje, sepse të lëndoi, sepse e zbulove në atë mënyrë, apo sepse të duhet ta pranosh që ai ka një lidhje, apo sepse ai pavarësisht ndjenjave që ka nuk dëshiron të të bëj keq.
Duke qenë kështu, veprimet e personit tjetër tregojnë që ai ka një lidhje të qëndrueshme në jetën e tij, ndoshta edhe ai ka hezitimet e tij për këtë simpati që ndjen ndaj teje, por ndërkohë unë do të ftoja ty ta merrje me qetësi gjithë këtë ndjesi që ke, fantazitë dhe idetë që ke krijuar ndaj personit dhe të reflektosh dhe të vendosësh cfarë është më e mira për ty në vijueshmëri.
A dëshiron ta ushqesh këtë simpati me veprime, takime dhe avanca? Apo dëshiron të ndalosh këtu, duke e mbartur gjithë emocionin brenda, pavarësisht se nuk mund te aktualizohet në një lidhje a raport konkret për ty? Dhe mbi të gjitha cfarë do të bënte ty më mirë duke menduar jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen?
Armina, përgjigjet e këtyre pyetjeve i ke ti.
Unë mendoj që kërkohet të mendojmë fort për atë cfarë është më e mira për ne dhe duke vendosur veten tonë si prioritet.
Sic e përmenda edhe më lart, ndjenjat që ke janë të tuat dhe mund edhe të komunikosh me të duke i thënë që pavarësisht cfarë provoni, cfarë duhet apo nuk duhet të aktualizohet apo të ndodh ose jo më tej. Besoj se komunikimi është i nevojshëm në këtë rast, por pasi ti të kesh reflektuar vetë. Besoj se në rast se edhe ai ndjen një simpati të madhe drejt teje, do jetë i kujdesshëm për most ë lënduar dhe për tu orientuar drejt në këtë situatë.
Të uroj gjithë të mirat Armina dhe mendoj se të gjithë përjetojnë e kanë histori pëlqimi, të aktualizuara apo të paktualizuara por më e mira është kur në një të ardhme të largët ose të afërt, për këta persona të mund të mendojmë me pozitivitet për emocionet që na kanë dhënë, emocionet që na kanë mbushur ne shpirtin, por edhe me respekt për veten e për vendimet që mund të kemi marr.
Shpresoj të kem mbërrit te ty me përgjigjen time,
Gjithë të mirat dhe na rishkruaj në rast nevoje!