Mia02 16.01.2021
Pershendetje
Gjithmone kam qen nje person qe nuk shprehesha shume me te tjeret per gjerat e mia private
Miqt e mi me te mire qe shprehesha ishin 2 shoqe, sigurisht dhe motra ime, pjesa tjeter e shoqeris ishte thjesht mardhenie miqesore pa shume koefidenca.
Isha nje vajze e cila e donte jeten kishte enderra per te realizuar, qellime per te arritur. E pranoja qe ne jete per te arritur nje qellim duhej nisur nga 0 me shume pune dhe un pasi perfundova gjimnazin ne pamundesi per te vazhduar me tej fillova te punoja per te arritur qellimin tim qe nje dite te merrja profesionin qe dua dhe nuk doja ndihme financiare as nga familja ime sepse qellimi im ishte ta arrija vete me forcat e mia. Keshtu isha deri ne moshen 20 vjecare ne momentin kur u njoha me bashkeshortin time pas marteses u largova nga Shqiperia per te nisur jeten ne nje shtet europiam aty ku jetonte bashkeshorti im. Fillimi sigurisht eshte i veshtire por shpesh here veshtirsia vazhdon sepse ketu ku ndodhem eshte nje shtet shum rracist dhe eshte shum e veshtire te gjesh pune sepse u japin perparsi vendasve te vet dhe jo te huajve. Punet qe jan gjetur skan qen serioze. Ne kete situate filluam te kemi konflikte me bashkeshortin sepse ai me ben fajtore mua qe un nuk jam e afte te gjej pune,, te punoj dhe te eci perpara. Tani jam 25 vjece ndjehem shum keq, sikur nuk jam e afte per asgje kam humbur vetbesimin, vullnetin per pune qellimet dhe enderrat e mia. Ndjehem e vetmuar dhe jam mbyllur shume ne vetvete dua vetem te rrit vetem dhe te mos shprehem me asnjeri. Ndjehem e demoralizuar, ne ankth dhe e merzitur vazhdimisht mendoj qe un nuk do arrije tja dal kurre ne jete.
Ju lutem si mund te dal nga kjo gjendje ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Faleminderit qe zgjodhe ta ndash kete shqetesim ketu! Ne letren tende krahas trishtimit dhe vetmise ndjej se ka nje lodhje te madhe eshte keshtu? Kam pershtypjen se duhet te jesh investuar dhe perpjekur teper per te patur dhe ruajtur nje marredhenie te kenaqshme me bashkeshortin tend dhe mund te kesh sakrifikuar mjaft nga vetja gjithashtu per te nisur nje rrugetim te ri ne nje vend te panjohur ne nje moshe kaq te re. Ajo qe me erdhi ndermend teksa lexoja letren tende ishte se ndoshta po perjeton gjithashtu edhe zhgenjim. Zhgenjim, te cilin ti druhesh ta drejtosh drejt partnerit tend (i cili ka nje qasje jo vetem dekurajuese por dhe fyese njekohesisht) dhe e kthen nga vetja duke besuar se je ti ajo qe ka vertete dicka qe nuk shkon e nuk mundet t’ja dalesh. Ne leter ke shtuar se pervec bashkeshortit edhe njerezit ne shtetin ku jeton, ta bejne te veshtire pershtatjen dhe punesimin si pasoje e racizmit, pra mund te ndihesh e fyer, e vogel, e perjashtuar dhe pa mbeshtetje. Sjellin dicka ne mendjen tende keto ndjesi? Si jane marredheniet e tua me persona te tjere te rendesishem ne jeten tende? Cili eshte roli yt ne keto marredhenie? Cfare te shtyn te qendrosh ne mjedise dhe marredhenie te kesaj natyre? Te ftoj te reflektosh mbi keto pyetje. Nga ana tjeter, askush nuk mund t’ja dale krejt i vetem ne jete, pasi te gjithe kane nevoje per ndihme apo mbeshtetje ne momente te caktuara dhe ketu nuk ka asgje qe nuk shkon. Do te sugjeroja te mendoje mbi gjerat qe deshiron te besh dhe qe mund te te sjellin kenaqesi. Perpiqu ti listosh ato dhe kupto sa te arritshme jane. Eshte mjaft ndihmuese ti ndash qellimet e medha ne objektiva te vogla dhe arritshme dhe cfare eshte e rendesishme tregohu e sjellshme me veten dhe merr kohen qe te nevojitet per te kuptuar dhe per te bere zgjedhje. Gjithashtu, do te keshilloja te konsideroje psikoterapine si nje metode efektive per te kuptuar me qarte cfare te mundon dhe si mund te gjenerosh zgjidhje dhe zgjedhje ndryshe per veten. Mund te marresh ne konsiderate sherbimin falas te keshillimit online ne kete platforme ose mund te na shkruash perseri nese deshiron.
Gabriela