Këshilla/Blog

besi 08.04.2024

pershendetje, kam 4 vite qe vuaj nga stresi ankthi a se di as vet per ka 1 jave qe me rrin ne mendje vdekja do vdes ose sikur do i bej keq vetes ndihem i i trishtuar ndihem sikur do humb kontrollin apo do i bej keq vetes un zdua ti bej por mendja me rrin aty un ka nje muaj qe perdori brintellinx 10 mg me ka ofruar nje formacist ne angli por ju lutem me ktheni nje pergjigje qfar mund te bej qe te jem si te tjeret jam i hupur ne mendime dhe vec mendoj gjera te keqija mundohem te mos i kujtoj por menja rrin aty

  1. BS says:

    O i nderuar edhe un i kam pas Jan Vesvese mös ju Kusvto Rendesi por ma mir eshz3 te Kontaktosh me nje Psikolog ne qofte ae nuk munesh me ja dal Vet ama mos u frig se kur nuk ki me Vepru ate. Sepse ti e ke frig ta mendojsh se leje mö ta Veprosh

  2. Anonymous says:

    te rujt zoti po jam krejt si i trubullt ne kok nuk me behet te dal jasht sepse kam nje frig dhe nje mendje si lemsh nuk di si te dal nga kjo

  3. Përshëndetje Besi, faleminderit që kontaktove me faqen tonë! Më vjen keq për situatën tënde, e
    besoj se është e vështirë që të përballesh me mendime të tilla vazhdimisht. Do të ishtë mirë të
    dija se si vijnë këto mendime, psh nëse vijnë papritmas edhe kur nuk mendon për këto gjëra, apo
    janë me dy gjatë gjithë ditës? Ose nuk e di nëse ke vënë re ndonjë ndryshim tjetër tek ty: psh
    probleme me gjumin, me ushqyerjen, vetëvlerësim i ulët ose humbje e dëshirës për të bërë gjëra
    si më përpara? Këto do të ndihmonin për të dhënë një këshillë më të saktë. Nëse mundesh,
    shkruaj përsëri për të shtuar informacionin për këto pyetje që ke më sipër.
    Gjithsesi, duke qenë se mendimet për t’i bërë keq vetes duket se janë të forta, si fillim do të të
    sugjeroja që të bësh një vizitë në një mjek psikiatër dhe nëse duhet të marrësh medikament do të
    ta japë ai, mos merr vete nga farmacisti.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV