Depersioni 27.10.2019
Pershendetje kam kaluare nje gjendje depressive para 5vite traume psikologjike kam qe e lidhure me nje person dhe nuk e doja familja e beri kete lidhje ai ka qen i lidhure me kusheriren tim dhe zbulova dhe keshu me beri presione psikologjike duke me krecenuare dhe me kecenonte me thike duke me thene qe do te vrase ty dhe familjen tende po qe se tregoje per lidhejen e tije me kusheriren tim… me pas nuk munda qe ta perballoje se kalova ne nje gjendje depresive shum e te keqe … isha vetem 18 vjeqe dhe familja me fjalte e tije me dhunoni fizikishe dhe psikologjikishte deri ne nje pike sa kisha frige ti shikoje me sy se po me godisni serishte dhe erdhe ne nje momente se arrtite te shikonin se ai genjete dhe qe ishte lidhur me kusheriren tim por ishte vone per mua sepse kalova ne gjendje depresive dhe i urreja se jetoje doja ti jepa funde jettes kam pire ACIDE PLLAKASH AQE RROBASH vetem e vetem per te mos jetuare… jam marre me psikjater por vetem medikamete me Japin dhe jo nje shpreser per terapi… dhe urrej veten kur dal ne pasqyre kam frike ne erresire
Kam shum fobi qe nga depesioni
Dhe perdori riperidal dhe si munde ti heq sepse jam shendoshur shum dhe me sjelle shum gjum ju lutem me ndihmoni …
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ahpresoj qe kjo te jete kete kaluar dhe nuk ka per te ndodhur me ti duhet te shohesh para ka shum persona qe kan kaluar te njejten situate si ti dhe ata qe perveshen menget dhe ecen para ja dolen ata qe ndejte vend duke pasur frik ashtu jan akoma por shumica ja ka dale ndaj dhe ti pervishi menget dhe jeto jeten dhe nderro te ardhmen , uroj ta kalosh sa me shpejt
Erdi shum faliminderit per kto fjale force
Përshëndetje e dashur
Të falenderoj që na ke shkruar dhe mbi të gjitha që ke besuar te ne gjithë këto shqetësime dhe ngjarje që ke kaluar.
E ndjej fort gjithë cfarë ke provuar dhe ke kaluar dhe me sa shkruan në letrën tënde, kjo paska qenë periudhë shumë e gjatë dhe e mundimshme deri në mendime shumë të rrezikshme.
Në radhë të parë,është për tu përgëzuar fakti që tashmë je jashtë situatës që të krijonte shqetësim dhe aktualisht me sa kuptoj nga letra jote, ti u je drejtuar edhe shërbimeve përkatëse për tu trajtuar.
Sigurisht që ngjarje të tilla, me një shqetësim të rëndë të përjetuar kanë lëndim dhe ndikim të madhe. Gjithshka cfarë ti thua në letër, në fakt flet se sa e rëndësishme që të flasim dhe të hapemi për cfarë na shqetëson. E shkruaj këtë pasi këto përgjigje I lexojnë edhe persona të tjerë dhe mendoj se është këshillë shumë e vlefshme.
Shpresoj vërtët se ti ke persona të afërt përrreth që të mbështesin gjatë kësaj periudhe. Po aq sa uroj që të kesh patur persona që të janë gjetur afër në atë periudhë.
Me sa thua, ti je tashmë në kujdesin e ekspertëve të shëndetit mendor dhe qenke trajtuar me psikiatër. Besoj se je diagnostikuar prej tyre edhe me depresion, apo është konkluzion I yti. Për pjesën e medikamenteve është shumë e rëndësishme të konsultohesh me mjekun tënd psikiatër për të gjitha efektet, shqetësimet, por mbi të gjitha a keni diskutuar ndonjëherë për pjesën e shoqërimit me terapi ose sesione ku ti të mund të flasësh më gjatë. Ose a je konsultuar me ndonje psikoterapist apo psikolog pranë këtyre shërbimeve?
Mendoj se është shumë e rëndësishme që ta adresosh këtë gjë, pasi është shumë e dobishme që ti të flasësh dhe të procesosh gjjithë këtë eksperiencë por edhe të përshtatesh me realitetin e ri dhe cfarë të shqetëson.
Kam edhe një pyetje të fundit për ty. Pavarësisht gjithë eksperiencës, mendon se ka gjëra positive me të cilat ke dal nga kjo situatë, që ke mësuar, dicka që do jetë pozitive dhe do ta mbash me vete?
Shpresoj se përgjigja ime të të ketë ndihmuar të reflektosh disi. Dukesh se ti je duke kërkuar shumë përgjigje dhe me një dëshirë për të qenë ndryshe që më duket shumë pozitive për të vazhduar përpara.
Të uroj gjithë të mirat më tej dhe jemi gjithmonë këtu në rast se do të na rishkruash,
Me respekt,
Almandina
Almandina faliminderit per pergjigje kaq inkurajuse diagnoza eshte vendosur nga mjeku qe kujdeset per mua….dhe pytjeje se cila eshte gjeja pozitive ne kete eksperienc eshte se jeta eshte shum e bukur pavasish cdo gjeje per jetuare si per veten time ashtu dhe pavarsish cdo gjeje edhe per prindrite e mi