Dua te vdes 29.06.2020
Pershendetje, jam nje vajze 15 vjece. Kam shume vuajtje me jete sa dua te vdes, kur kam qene e vogel jam perpjekur te vras veten por nuk munda ta bej dhe medoj shume shpesh te bej vetvrasje. Qe kur kam qene e vogel kam pasur shume probleme me shendetin dhe jam bere operacion para disa kohesh. Kam dy shoqe qe i kam njoftur qe kur kam qene 3 vjece ne shkolle dhe shkoj shume mire me to (te pakten keshtu mendoj une) gjdo gje e bejme bashke. Une i dua shume sa qe smund te jetoj dot pa to dhe jua shprehi shume dashurine qe kam per to, por ato sbjne te njejten gje me mua, me duket sikur sme duan. Sme pyesin kurr si ndihem, a jam mire, gjithome duhet te kujtohem une per to, me duket sikur edhe kur ju them per diqka po i detyroj ta bejne ate gje. Kurre askush nuk ma shprehi dashurine as te familjes as shoqeria ndonjehere me duket sikur nuk me duan. Familja ime sme pyet kurre se qfare dua, cilat jane endrrat e mia, ata vendosin gjithome per jeten time pa me pyetur mua, ndonjehere me duket vetja si kukull qe marr komanda dhe vetem i zbatoj. Shume shpesh medoj te vdes por nuk mundem sepse kam shume endrra qe kur te rritem dua ti bej realitet por askush sme mbeshtet as shoqet e mia qe i thura endrrat me to, ato me kthyen kurrizin pa e vrare mendjen se me kane vrare ne zemer shume. Une Tek ato kisha shume shpresa por te gjitha u shuan. Nuk kam me askend me te cilin te flas jam shume e vetmuar sa gjithe kohes qaj ata nuk e kuptojne se une dua vetem dashurine e tyre asgje me shume. Jam shume keq ju lutem me thoni qfare mund te bej. Ju lutem, faleminderit nese pergjigjeni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh…une jam thjesht nje vajze e thjeshte dhe nuk e di sa do te te ndihmoje pergjigja ime sepse ti dukesh vertet ne ankth per kete situate por mund te te them vetem qe ti shohesh gjerat ne nje perspektive tjeter,te mos kapesh teper pas gjerave te vogla qe i mendon te medha dhe qe te bejne te ndihesh zbrazet dhe sigurisht mbaje mend qe gjithmone do te jete dikush qe te do me gjithe zemer ne kete bote,dhe kur them kete nenkuptoj qe sado konflikte apo situata te padeshirueshme do kalosh ne familje apo shoqeri,familja jote gjithmone do te te doje per ate qe ti je,per ate qe ti perfaqeson…ti sot je nje adoleshente ashtu si edhe une por besoj se ne nje faze te metejshme do e kuptosh se sa e shenjte eshte ekzistenca jote per shume persona…dhe nese eshte e shenjte vetem per pak persona ateher mjafton qe ata jane njerezit me te vyer per ty dhe do jene gjithmone aty per ty…pra ata pak persona ne dukje bejne diferencen e madhe ne ndjenja…pike se pari para se ta shohesh veten ne syte e te tjereve shihe fillimisht me syte e tu,kupto se sa e vlefshme je dhe nese te tjeret nuk arrijne ta kuptojne kete do te thote qe eshte problem per ta,qe nuk te njohin mjaftueshem…pra qendro ne paqe me ate qe ti je dhe duaje veten,jo deri ne egoizem por duaje ne konceptin e vetevleresimit dhe paqes se brendshme sepse vetja jote je ti,ti je vetja jote,Zoti ka caktuar ate qe ti je per te te shoqeruar ty,duket pak filozofike por ajo qe dua te them eshte qe mos harro qe para se te kesh shoqe dhe shoke,shoqen me te mire duhet te kesh veten dhe nese ti me veten ndihesh ok,atehere do e kuptosh edhe boten jashte dhe do kuptosh qe jeta ka ngjyren e bardhe por ka edhe te zezen dhe e gjithe kjo sprove eshte nje pergatitje per ty qe te perballosh kete bote. E di si eshte te te shuhen shpresat,e di si eshte te besosh shume te te tjeret dhe te zhgenjehesh pasi ke menduar qe te tjeret do benin per ty ate qe ti do te beje per ta dhe kupton qe nuk e bejne,e di si eshte te ndihesh e bllokuar,e larget,e padeshiruar[thjesht ne mendjen tende eshte kjo],por do te te them dicka qe do te te duket e pabesueshme,ji mirenjohese,sepse nese jeta nuk do te te kishte perballur me nje shoqeri te tille,ti as qe do ta njihje boten dhe ende do besoje ne menyre te verber ne persona qe nuk meritojne miresine tende dhe kohen tende,ndaj kupto qe ata njerez erdhen per te te mesuar dicka rreth botes qe ti nuk e dije dhe tani qe u larguan u be me mire…e di qe dhemb por me beso qe ne te ardhmen do kesh nje force qe nuk do te te lejoje te gabosh apo te besosh atje ku nuk duhet…Zoti ka nje arsye per gjithcka ti thjesht ec perpara dhe realizoji ato endrra te cilat ke permendur me lart,sepse ke ardhur ne jete per te arritur dicka,prandaj vazhdo perpara me koken lart dhe ji vetvetja…e di si eshte kur nuk ke zgjidhje tjeter vec vetvrasjes por eshte mekat i madh dhe sado te jesh e mbushur me negativitet momentalisht,gjerat kalojne,shkojne,ngelen thjesht mesime e kujtimee te se shkuares me nje mesim totalisht te madh per vazhdimin…besoj se nje dite do e kuptosh…mos e privo veten nga mundesia per te pare driten e diellit sepse kjo bote sado te jete nje lemsh i pakuptimte ngelet e bukur…paqja do vije tek ti,dyert e reja do hapen per ty dhe buzeqeshja do rikthehet…beso fort,lufto dhe shikoje jeten ne sy dhe thuaji qe ti nuk do mposhtesh por perkundrazi,do ringrihesh e fuqishme,,,falendero Zotin per cdo mengjes qe zgjohesh sepse eshte nje mrekulli dhe mos harro qe cdo gje eshte kalimtare dhe mbi te gjitha nuk je e vetmja qe i kalon keto,je nje adoleshente dhe eshte krejt normale te njohesh fytyra te tjera te jetes por ne momentin qe ti do maresh nje mesim nga e gjithe kjo,ateher gjithcka do mbetet pas,te tjeret kalojne edhe gjera me te medha,mes tyre edhe une por une shpresoj shume dhe mni te gjitha bej durim sepse jeta nuk eshte e lehte…ke ende shume gjera per te kaluar,por mes tyre ke edhe shume caste magjike per te perjetuar ndaj vazhdoje rrugetimin,Zoti lart do te kujdeset per ty,por thjesht lufto bashke me te dhe do ja dalesh…te uroj gjithe te mirat…mos harro qe gjithcka do kaloje…uroj te te kem ndihmuar…te perqafoj dhe te uroj shendet,bekime e lumturi….ki besim o goc ok…sepse ti mundesh.
Faleminderit shume per mesazhin me ke ndihmuar vertet shume
Përshëndetje e dashur,
E kuptoj sesi ndihesh, pasi e di që nuk është e lehtë të jetosh me mungesën e dashurisë dhe të vlerësimit. Që të vegjël, kemi nevojë të na vlerësojnë dhe të na duan, pa kushte, të na dëgjojnë, të na ushqejnë me ngrohtësi dhe vlera, të na nxisin të bëhemi të pavarur dhe të na besojnë… Nëse këto nuk ofrohen plotësisht, atëherë me rritjen, të duket sikur të mungon diçka, sikur nuk je në paqe me veten tënde dhe të tjerët.
Më vjen keq që ndihesh e pavlerësuar dhe e padashur nga njerëzit e tu më të afërt: nga prindërit dhe nga shoqet e tua, por sidomos nga prindërit. Në punën që bëj, unë kam parë shumë njerëz që nuk respektohen nga prindërit e tyre, jo për arsye se prindërit nuk u duan të mirën, por sepse ka shumë prindër që nuk e kuptojnë cila është më e mira dhe gjëja më e shëndetshme për fëmijën e tyre. Për shembull, një gjë e shëndetshme është që prindërit të të dëgjojnë, të flasin hapur me ty, të të pyesin për vendimet dhe jo të vendosin vetëm me mendjen e tyre. Mirëpo, jo të gjithë prindërit arrijnë ta kuptojnë dhe ta bëjnë këtë gjë. Shpesh, mënyra sesi ata janë rritur, ndikon në mënyrën sesi janë sot, në personalitetin dhe sjelljen e tyre. Ndoshta ata aq munden dhe dinë të bëjnë dhe padashur, ndikojnë negativisht tek ty. Mendo që edhe prindërit tanë kanë shumë probleme të pazgjidhura, të cilat dashur padashur përcillen edhe tek ne.
Gjithashtu, përvojat negative të jetës ndikojnë në mënyrën sesi ndihemi sot. Ti thua që në fillim të letrës që, qysh e vogël ke pasur probleme me shëndetin dhe ke menduar të lëndosh veten. Këto përvoja ndikojnë fort në besimet që krijojmë për veten. Ndaj lipset që, qysh në moshë të vogël, të rriturit – prindërit dhe personat e tjerë në familje të na gjenden pranë dhe të na mbështesin duke na dhënë zemër dhe kurajë.
Edhe mënyra sesi ndihesh me shoqet është një faktor që po të ndikon fort në gjendjen emocionale, në mënyrën sesi ndihesh në raport me veten dhe të tjerët. Në një moment ti thua që ato nuk të pyesin si je, edhe pse shoqet e mira zakonisht e bëjnë këtë.
Unë të sugjeroj që të fillosh ta shprehësh veten edhe nëse nuk të pyet kush, mëso të kërkosh ndihmë dhe të ndash përjetimet e tua edhe nëse të tjerët duken të painteresuar. Pak nga pak do jesh më në kontakt me veten. Nevojat e tua janë primare!
Nëse ti ndjen se për momentin nuk po të dëgjon askush nga këta që ke përmendur në letër, provo të flasësh me një të rritur tjetër (të afërm ose profesionist – psikolog/ psikoterapist) që do të të ndihmojë duke të dëgjuar dhe duke gjetur disa mënyra praktike për të të ndihmuar.
Sado e vështirë të duket situata në këtë moment, ti mund të bëhesh që tani pjesë e zgjidhjes! Kërko ndihmë! Përmes këshillimit ose terapisë psikologjike, do të ndihesh më e mirë me veten dhe me të tjerët, si dhe do të fuqizohesh për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tua.
Ne jemi këtu për çdo nevojë tënden dhe mund të na shkruash për më tej, edhe duke shfrytëzuar shërbimin e chat-it live.
Përzemërsisht,
Lediona Braho
Psikologe Klinike
Faleminderit shume qe me ke mthyer pergjigje
Faleminderit shume qe me ke kthyer pergjigje Kam folur me mamane time shume per ate qfare dua dhe se kam menduar kurre se do te me kuptonte faleminderit edhe nje here shum shume
Me duhet ndihm sepse une kam qen e martuar por akam
Pasur femij dhe jam ndar dhe tani jam e fejuar me nje njeri shume shume te mire por qe ka 4 femij dhe kam frik qe sdo di te sillem me ta siq e kerkoj. Ata dhe jam shume ne stres per kete arsye mendoj shpesh qe ta vras veten te mos jetoj ndoshta ma e lehta dhe me e mira per
Mua
Pershendetje Ajshe,
Te falenderojme qe na ke shkruar. Te keshillojme shqetesimin tend ta ndash ne faqe dhe jo koment ne menyre qe te merrni dhe nje pergjigje nga ekspertet tane.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem