Këshilla/Blog

Depresion 23.11.2020

Pershendetje
Kam nje shqetesim ne sistemin nervor prej gati 7 vitesh
Un jam nje tip i ndjeshem,nuk hapem shum me njeri dhe i perjetoj pak si shum gjerat qe ndodhin. Kam perjetuar bullizem ne fillim ne shkolle me pas kur shkoja ne shtepi prinderit flisnin per problemet ekonomike dhe gjera si kto qe un nuk i duroja dot dhe shkoja ne dhome rrija vetem dhe futesha ne mendime. Dhe kohen e kaloja shum ne telefon. Shqetesimet e para filluan ne moshen 13 vjec kur vinin mendime te keqia ne mendje qe nuk doja ti mendoja asnjeher dhe medoja te lendoja pak veten ne menyr fizike qe te me largoheshin ato mendime. Deri ne ne nje fare kohe . me pas diku nga mosha 15-16 ndjeja si ngarkes si mpirje te trurit qe kam pershtypjen se ka qen nga e ndejtura ne shtepi dhe ne telefon. Kam qen dhe ne azil per minoren ne moshen 16 vjecare dhe atje kam perjetuar stres ne fillim. Para nje viti kam shkuar ne Tirane tek nje psikologe nuk ia kam shpjeguar shum me detaje sepse me vinte dhe turp dhe me tha qe eshte nje depresion i leht me dha disa ilace si: Esram. 20 miligram. 1/2 koker ne mengjes pas buke.
Sedoxil. 1/2 koker ne dark pas buke. 1 miligramshe.
Phyto Nerv.  Neotrazmutter. vitamin. 1 koker ne mengjes pas buke.
Dhe te kisha nje jet aktive dhe sociale
E provova dhe e ndjeva veten goxha mir
Per dy muaj perdorim .Me pas i nderpreva. Kur dal me shoket ndihem mir por ka raste kur dhe lodhem ndonjeher se foluri ose kur bej gjera te sforcuara fizike si vrap per shembull
Tani ka pak a shum nje vit qe kam ankth dhe kam disa mendime se mos kam ndonje semundje te keqe ose mos vdes dhe nje ndjej ne trup sikur nga casti ne cast do paralizohem dhe per kte me esht ber si ves levizja e muskujve te trupit krahve belit ndonjeher kemben dhe pjesa ne fillim te qafes nga mbrapa me vjen shum turp per kte gjendje dhe lus gjithmon Zotin
Ju lutem me ndihmoni cfar duhet te bej

  1. Lea says:

    Kto kam dhe une njesoj,ake ndjesi ne gjoks sikur te leshon trupi,veshtersi ne ecje dhimbje koke marrje frymee , a i thu vetit kush je ti sikur je vetem ti kshtu ?

  2. Vesa says:

    Pershendetje, Dhe un jam nje nene e re dhe kam frik per cdo gje skam forc per asgje me eshte erresuar jetaa skam vullnet te bej plan per diqka se mendja me rrin tek e keqja menjeher smundem dhe te dal vet skam forc trembem mos me ndodh diqka zemra me rreh apo nganjeher therrje apo nder gjyks ka ana e majt me ther a shtrengim menjeher e mendoj t keqen sdi me eshte fiksu zemraa katastrof mendlj vetem keq per vetee nganjeher forca me leshon vetem me degju diqka keqq menjeher mendja me rrin aty e mendoj per vetee ndoshta mem ndodh muu skaa gje me te keqe se kjoo qe 5vite kshtu njeher bera pak mr mirr tash prap shum shum rend a i ka ndokish kshtu simtomat?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje Vesa,
      Te lutemi ta dergosh pyetjen tende si nje pyetje te re ne menyre qe te marresh pergjigje nga Ekspertet e faqes.
      Gjithe te mirat
      Stafi i Nuk je vetem

  3. Vlera says:

    Vesa kshtu jam une kam frik shum met veq te vdekja tham podees prej zemre kamntherrje ka zemra shtrengim krejt trupinumnxehet tani tutna shum dora majt me pihet qafa ka ana shmajt me shku dikun fill menoj keq sdi veq tutna po des prej zemre aukush keshtu shkruni ju lutem qka muj mepas amos najsen zemra aqka mun meka amos ekem deken a qka

  4. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj per guximin dhe qartesine e letres tende dhe te pergezoj qe ke kerkuar ndihme dhe je perpjekur te ndjekesh trajtimin dhe keshillat e psikologes. Ndjeshmeria qe ti ke per veten dhe me shume mundesi per te tjeret eshte dhunti, megjithate mund te jete bere e rende sepse sic thua je i mbyllur dhe imagjinoj se e ke te veshtire te flasesh me te tjeret per si ndihesh. Ndoshta ndjesia e turpit mund te jete nje nga shpjegimet. Eshte e rendesishme qe te vazhdosh nje trajtim qofte medikamentoz, qofte terapi e folur, dhe me e mira te dyja bashke, pasi duke lexuar historine tende dhe shqetesimet qe kane filluar ne moshe te hershme mendoj se do te te ndihmonte shume dhe do te lehtesonte barren qe po e mban vetem deri tani. Je i mirepritur te shkruash serish dhe uroj te ndihesh me mire se shpejti!
    Azra

  5. Lea says:

    Dhimbje ne gjoks jo. Veshtiresi ne ecje po. Marje fryme pak fare vetem kur me kap ankthi dhe mendoja se isha vetem un me kte gje.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV