Marta 21.12.2020
Pershendetje! Kam nevoj te ndaj dicka me ju gjithashtu edhe te konsultohem. Gati prej 1 viti e pak kam disa crregullime dhe frike sidomos nga dicka .Papritmas nje dit mendova dicka qe nk me shqitet nga mendja un jam e krishter dhe duke e menduar ate gje un mendoj se mekatoj ke mendim po ma nxin jeten per nje periudh kohe mu zhduk ky mendim tanu me eshte rikthyer serish un nk dua te mendoj por e mendoj padashje kam filluat te bertas te qaj mendoj se jam duke mekatuar shum nga ai mendim ju lutem mi jepeni disa keshilla dhe dua te di cfar kam Shpresoj te me ktheni pergjigje ju pershendes
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar dhe te kerkoj ndjes per vonesen e pergjigjes. Nga pershkrimi yt me duket sikur je duke e ndeshkuar veten shume ashper prej ketij mendimi qe ke patuar. Ndoshta per ty eshte e veshtire te pranosh qe ke arritur te mendosh dicka qe bie ndesh me vlerat dhe besimin tend, por fakti qe e ke menduar apo te ka kaluar pa dashur nder mend nuk do te thote qe ti po mekaton pasi nuk je duke vepruar mbi ate mendim. Cdo njeri ka ane te ndryshme qe ndoshta dikush i konsideron te errata dhe qe supozohet te jene te papranueshme, por te tilla gjykime shpesh here jane te gabuara pasi te frenojne te njohesh plotesisht veten. Per shembull shume njerez e konsiderojne seksin si dicka te turpshme dhe te pamoralshme, nderkohe te gjithe mendojne per te dhe te gjithe e kane deshiren per seks pasi eshte pjese e natyres se njeriut dhe te sfiduarit e ketij aspekti apo te mohuarit e kesaj pjese te vetes eshte dicka e demshme. Ajo qe po them eshte qe cfaredo mendimi qe ke patuar ja vlen te kuptohet dhe jo te gjykohet kaq ashper sa je duke e gjykuar ti veten. Do doja ta vazhdonim kete bised nese do te kesh deshire edhe me tej prandaj te ftoj ose te me rishkruash ketu ose ne chatin e nukjevetem.al per te biseduar ne menyre te drejtperdrejt. Te mirepres.
Perzemersisht,
Dorina