Es 29.09.2019
Si ta largoj ndjesine e fajit? 2 vitet e fundit mundohem t jem perfekte n cdo detaj dhe deri diku jam aty ku dua po fajesoj veten per gjera t vogla qe dhe une e di se nuk kam pse shqetesohem por nuk e ndaloj dot,me duket sikur kam humb vetebesimin..shpesh here me jep si ndjesi mbytese ,ankthi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Es.
Shqetësimi që ngre është mjaft kompleks. Paradokset janë gjithmonë të tilla apo jo? Më impresionoi fakti që e lidhni që në fillim këtë luftë për perfeksion me një ndjenjë faji. Kjo tregon se deri diku e keni pergjigjen per problemin që ngrini. Ndjenja e fajit bën që në fund të ndiheni “e pamerituar”. Madje mund të them se “kontrollori I cilësisë” që mbartni me vete ua shton këtë ndjenjë faji (dhe si rrjedhim edhe humbjen e vetebesimit) për çdo përpjekje tjetër të shtuar per perfeksion që bëni (ketu qendron dhe paradoksi). Megjithatë duket sikur ne vetvete e keni ndjesinë se “deri diku jeni aty ku doni”. Por mungesa e kontrollit që perjetoni (nuk e ndaloj dot) kthehet ne ankth dhe gjithçka fillon nga e
para. Fare mire mund të thoshim së bashku se po të uleshin pritshmeritë që I ke venë vetes gjithçka do të rregullohej por të dy e dime që nuk është kaq e lehtë.
Një dritare ndoshta do të ishte po të ngrinim pyetjen: “çfare ka ndodhur para dy vjetësh”. Me çfarë lidhet zemerimi(ndjenja e fajit) ose me kë”. Cila është ajo dëshirë që u kthye per ty në një përpjekje sizifiane në moshën tënde?
Mirëpres vazhdimin e komunikimit.
Gjithë të mirat