Këshilla/Blog

eni 26.08.2020

pershendetje,dua tju shkruaj lidhur me disa probleme qe po kaloj. Gjithcka filloi kur un isha ne kopesht, kisha probleme me perqendrimin sepse jam nje person qe i kap gjerat me vones. Pastaj nisi 9 vjecarja edhe aty filloi bullizimi sepe une nuk isha dhe aq mir me mesimet, sidomos lendet shkencore. Aty neqoftese nuk mesoje te bullizonin. Madje kan arritur ne ate pike qe me kan qelluar dhe me kan share shume. Ne moshen 14 vjecare une fillova te prisja veten, i beja ne vende ku nuk dalloheshin sepse sdoja te bija ne sy qe un pritesha. Ndihej sikur i meritoja. Pastaj ne moshen 13 vjecare kusheriri im me ngacmoi seksualisht dhe per fatin tim un e shtyva dhe arrita te shpetoja. Kjo akoma ka qendruar me mua deri me tani. Pastaj erdhi periudha e gjimnazit, periudha me e keqe per mua. Njerzit vazhdonin akoma te me tallnin dhe sa her tallnin un prisja veten sepse ndihej sikur e meritoja. Gjimnazi mbaroi dhe bera zgjedhjet per universitet por nuk u pranova. Kjo ndikoi shum tek un mentalisht. Pastaj ne moshen 19 vjec zura pune ne nje call center. Njerzit aty ishin aq te mire me mua, plus kisha kusheriren aty. Isha e vogla. Por ai qe menaxhonte nuk me kishte qejf sepse mendonte se nuk vleja dhe donte te me hiqte. Por mund te them qe ishte nje periudh e bukur sepse njerzit aty me donin, mund te thoja qe isha e lumtur. Pastaj nje dit me hoqen dhe aty u shkaterrova. Po ate koh un kisha shoqeri, nuk ishte e mire por prap nuk ndihesha vetem. Derisa nje dit nje djal me kerkoi te lidhesha me te por mamaja e shoqes sime te ngusht ne ate koh me pa dhe i tha asaj mos te rrinte me mua, gje qe e cila besoj te ishte skem e tyre sepse nuk me donin. Aty fillova te pritesha prap. Dhe oija paracetamol dhe valium me shumice. Derisa nje did desh bera overdoz. Pas disa muajsh u shkeputa nga ajo shoqeri dhe tani kam nja disa shoqe tek tuk. Por ku dua te dal qe kam probleme me valiumin sepse pij 20 kokrra dit per dit. Ndihem e vetmuar, nje person i pavlere. E vetmja gje qe dua esht te me thon, Eni, jam ketu per ty te dua. Thjesht dua qe te me duan nuk kerkoj me asgje. Ndonjehere dua ti jap fund cdo gjeje, dua qe te iki nga kjo bote. Gjat kohes qe po e shkruaj kete jam me lot ne sy. Nuk e di cfare te bej. Te lutem me drejto.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. E lexova me shume vemendje përshkrimin e shqetesimit tend. Së pari dua të të përgezoj për mënyren se si ke shkruar. Eshte shume e qartë dhe e sinqertë. Nje aftësi që nuk e kanë të gjithë shkruesit tek nukjevetem. E sjell kete ne vemendje per nje arsye shume të
    rendesishme. Që ti të behesh me dije se sinteza eshte nje aftësi mjaft e veshtire per tu fituar dhe une verej qe ti kete aftesi e ke. Ti nuk I arratisesh realitetit sado I dhimbshem. Prandaj je e qarte. Ne lidhje me shqetesimin tend mund te them qe eshte nje shqetesim I mireqene, eshte realiteti jot I perditshem dhe une kete e kuptoj. Cfare do te te rekomandoja eshte te beje nje terapi afatshkurter ku ti te shpreheshe me nje person (terapistin) dhe te kuptoje me shume rreth vetes megjithese e di qe me shume nevoje ke të ndryshosh dicka nga realiteti jot se sa te ndryshosh veten. Por ndryshimi nis nga vetja, apo jo? Megjithate per sa me siper mund te them disa gjera qe ndoshta mund te “drejtojnë” deri diku. Une personalisht nuk do te preferoja të të drejtoja pasi sic thashe kuptoj qe ti vete tashme mund ta besh kete nisur nga aftesia qe ke per ti renditur gjerat dhe, megjithese pa e ditur ndoshta, per te kuptuar rendesine e tyre perkatese. Se pari dua te te them qe duket sikur çdo gje ka arritur te perjetohet si traumatike prej teje nisur nga nje mendim qe ke per veten si e paperqendruar ose si dikush qe I kap gjerat me vonese. Ketu nis gjithcka. Me pas opinioni, pritshmerite, vleresimet e te tjereve dhe deri diku rezulatet duket sikur I kane dhene forme cdo gjeje rreth teje. Bullizmi, dhuna, ngacmimi seksual nga kusheriri, talljet; me pas vijne mospranimi ne universitet, pushimi nga puna, skemat e shoqerise per te te perjashtuar, pra izolimi social etj. Te gjitha keto jane trauma qe pasojne njera tjetren dhe lene gjurmet e tyre. Sigurisht qe keto kane nje kosto emocionale te cilen ti e ke ndjere gjithe kohes dhe prej te ciles ke lenduar dhe veten. Por dua te te sjell ne vemendje qe ti gjithashtu nuk je dorezuar jo ne pak
    raste. Nuk e ke lejuar kusheririn te te dhunoje seksualisht, ke aplikuar per universitet, je futur ne nje pune dhe gjithmone e ke kerkuar nje marredhenie intime dhe pranine e te tjereve, e ke kerkuar tjetrin, shoqerine megjithese ajo te eshte shfaqur gjithmone si bulliste dhe perjashtuese. E kam fjalen qe ne terma anglishtfolese je nje “survivor”. Por duket sikur keto te fundit nuk kane peshe per ty pasi sic thashe ke nje mendim per veten, le te themi, si e pamjaftueshme. Kjo shpjegon dhe shprehjen tende qe kur e lendon veten te duket sikur e meriton. Mendon se e vetmja gje qe mund te besh eshte te lendosh veten dhe jo ta ndryshosh ate, pasi kjo duket e pamundur ose e pamundur behet nese gjithe zemerimin tend me “shoqerine” e kthen ndaj vetes. Duket sikur fajin e merr per vete qe te ruash te tjeret. E kuptoj qe eshte e veshtire te “ngrihesh” kur çdo gje “te rrezon”, por ne fakt ti vazhdimisht e ben kete por nuk e di. Eshte shume e rendesishme qe ti te shprehesh njesoj si ketu. Kjo do te mundesoje si fillim qe ti te mos lendosh veten (e lendon veten sepse nuk shprehesh dot) e me pas ndoshta takimin me tjetrin ku te degjosh ate shprehjen qe e ke aq shume per zemer. Nuk dua te beje nje tablo te motiveve te tjera pse mund te jete keshtu dhe jo ndryshe pasi besoj se si fillim kaq mjafton. Je e mirepritur te me shkruash.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV