Këshilla/Blog

Jona 26.09.2019

Jom nlidhje me nje djal qe 2 vite tash , vitin e kalum ne nentor jemi nda njeher per arsye se familja e tij nuk mkan pa mu t pershtatshme per djalin e tyne se pak e shkurter me trup (1.63) edhe kan pas qef me e martu djalin jasht edhe pse kushtet ktu i kan shum shum t mira . Problemi osht qe babi i tij osht shum njeri qe nuk i intereson mendimi as i grus tvet as i kerkujt veq qysh don aj na prap jem bashk edhe muj me thon qe duhem ma shum se para se me u nda po ky mendon me dal jasht me viz pune e tani mem mar edhe mu , e nuk po di qa me bo pom mundon shum qekjo tema e familjes vet qe po tutna kur tbohet puna apet nuk kan mem pranu ????????????????????????

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje.
    Nga pershkrimi qe beni kuptoj se e perjetoni kete dileme me nje ankth per te ardhmen.
    Gjithashtu me krijohet pershtypja sikur kjo situate te ka bere te vësh ne dyshim veten edhe per gjera
    te tjera. E keni kete ndjesi?
    Nga ana tjetër nese juve vendosni te largoheni bashke me te dashurin besoj se duhet te keni diskutuar dhe marre nje pergjigje prej tij lidhur me kete shqetesim tuajin. Nese e keni kete pergjigje dhe e ndjeni si autentike besoj se garancite e tjera qe kerkoni jane ndoshta te teperta per momentin. Ajo qe dua tiu komunikoj eshte se verej nje deshire per garanci absolute e cila
    sigurisht mund te vije prej ankthit qe ndjeni(pra sa me I madh ankthi aq me e madhe edhe deshira per nje siguri te plote). Sikur, me pak fjale, nuk do ta shohesh gjithe kete situate si prove te lidhjes suaj(pra qe realiteti ju ka nxjerre nje pengese, e cila mund te jete e cfaredolloji). Nuk e di nese jam I sakte ne kete qe them por nganjehere provat/sfidat shmangen kur nuk kemi besim te vetja ose te tjetri(kur kjo sfide duhet perballuar ne çift psh). Nje dimension tjetër qe verej nga sa pershkruan eshte se kjo frike nga refuzimi(ne kete rast nga prindërit e djalit) mund te kete nje histori te gjate ne jeten tende. Eshte keshtu?
    Kur kemi kete lloj frike (edhe pse nuk e dime) perpiqemi te bejme gjithcka qe te mos arrijme ne ate situate. Nganjehere na demton me shume kjo përpjekje se sa nje refuzim I perjetuar realisht.
    Te ftoj te me shkruash perseri. Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.