Këshilla/Blog

ida 28.10.2019

Pershendetje…jam 32 vjece dhe ka shume kohe qe vuaj nga depresioni ose me sakte nga ataket e panikut..jam kuruar per nje periudhe relativisht te gjate gati 5 vjet…e shkeputa mjekimin sepse mendoja qe jam bere e varur ndaj ilaqeve dhe doja te gjeja forcen per ta perballuar vet…tani ndihem shume keq..me dridhet trupi, me duket sikur do bie dhe ha cme del perpara edhe kur nuk kam uri.nuk dua te dal nga shtepia sepse ndjej sikur vetem aty ndjej siguri..kam filluar te lexoj shume libra psikoogjik dhe po mundohem te kuptoj mendimet e mia por e kam te pamundur…jam lodhur nga kjo situate dhe nuk di cte bej…kam qene ne psikoog dhe ne psikoterapist por nuk kam pare ndonje ndryshim tek vetja…cfare mund te bej ne kete suituate

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj qe na je drejtuar tek nujevetem.
    Gjatë leximit të asaj që ke shkruar më krijohet ndjesia se në një farë mënyre i ke humbur shpresat tek trajtimi dhe ke filluar të përpiqesh ta bësh vetë atë por e sheh që e ke të pamundur të kuptosh mendimet e tua thjesht duke lexuar informacione dhe libra. Kjo më bën të kuptoj se ti nuk je dorëzuar dhe kjo është diçka për t’u përgëzuar, por duket se ke humbur besimin se dikush tjetër mund të të ndihmojë.
    Me të drejtë thua se ke ndjerë frikën e varësisë nga ilaçet. Në fakt ky mund të kthehet në problem më vete, prandaj është e rëndësishme që trajtimi me ilaçe të bëhet gjithmonë në komunikim të vazhdueshëm me mjekun psikiatër dhe zakonisht përdorimi i tyre bëhet për periudha të caktuara pikërisht për të shmangur krijimin e varësisë. E megjithatë edhe pse pas disa viteve trajtim me ilaçe depresioni dhe ankthi vazhdojnë të jenë aty. Kjo do të thotë se nevoja për të kuptuar se cfarë po ndodh brenda teje, pse po ndodhin këto gjëra, çfarë kuptimi kanë depresioni dhe ankthi për ty, çfarë mendimesh apo emocionesh e furnizojnë këtë gjendje, etj… është lënë mënjanë.

    Nuk e di se për sa kohë ke marrë mbështetje psikologjike apo psikoterapeutike, por për aq kohë duket se je zhgënjyer në një farë kuptimi sepse nuk ke parë ndryshim tek vetja. Mund të ketë shumë arsye për këtë, por ajo që ndodh zakonisht është që ndonëherë nuk i japim vetes dhe
    psikoterapisë kohën e mjaftueshme. Shpesh nxitojmë dhe dorëzohemi lehtë sepse presim që ndryshimi të vijë menjëherë dhe pa vështirësi por kur përballemi me realitetin se ndryshimi mund të dojë muaj apo vite të tëra që të mbërrijë, tundimi për ta zhvlerësuar trajtimin psikologjik si të padobishëm është i lartë. Megjithatë mbështetja psikologjike dhe psikoterapia janë trajtimet e rekomanduara për të përmirësuar gjendje të ngjashme më atë të cilën po kalon ti tani.
    Kështu, pyetjes tënde se cfarë mund të bësh në këtë situatë do t’i përgjigjesha të vazhdosh të punosh me veten por gjithmonë duke u konsultuar me profesionistet e shëndetit mendor pasi pavarësisht përpjekjes tënde vetjake për ta kaluar këtë gjendje mund të kesh nevojë të besosh se dikush tjetër do të mund të të ndihmojë.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak
    Gjithë të mirat
    Enkeli

    1. ida says:

      Shume faleminderit ????

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV