Jona 18.11.2019
Pershendetje doktoresha! Uroj te jeni mire. Une nuk kam probleme me ankthin ose depresionin, por nje njeriu im i afert po. Shpeshe here ndihem e pafushishme per ta ndihmuar, ose me sakte nuk di si te sillem? Cfare me sugjeroni? Gjithe te mirat!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Jona,
Te falenderojme qe shkrove ne Nuk Je Vetem dhe ndave me ne kete shqetesim!
Sigurisht qe eshte e dhimbshme te shohesh nje njeri te afert e te dashur teksa perballet me depresionin dhe ankthin, e sidomos kur kupton se nuk ke shume c’mund te besh per ta ndihmuar. Ama, cfare do te te sugjeronim ne eshte ta ndihmosh te afermin tend te kerkoje ndihme profesionale psikologjike tek nje psikolog ose psikoterapist. Ti mund ta ndihmosh duke e perkrahur qe te kerkoje ndihme dhe duke e mbeshtetur emocionalisht aq sa mundesh.
Po ashtu, te sugjerojme te kujdesesh dhe ti vete per shendetin tend emocional dhe mendor, pasi ndonje here perfshihemi kaq shume ne ceshtjet e te afermeve tane sa vetesakrifikohemi dhe harrojme t’i kushgtojme rendesi gjendjes sone emocionale dhe mendore. Ne rradhe te pare duhet te kujdesesh per veten tende, ne menyre qe te mund te ndihmosh te afermin tend.
Urojme te te kemi ndihmuar,
Stafi i NUk Je Vetem
Miku im po trajtohet aktualisht me medikamentin “Dulester”, nuk e di sa efektiv eshte. Shpreson ta kaloje situaten me mjekime dhe nderron mendje pper tek specialisti
A hiqet deresjoni pa ilace…kur jemi te prekur esht me mir te durojm apo te kurohemi!
Përshëndetje,
Ju lutemi të shkruani shqetësimin tuaj në Pyetje e Re në mënyrë që ekspertët t`ju kthejnë përgjigje.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Stafi i Nuk Je Vetem