Aleks 12.05.2021
Pershendetje per nje periudh kohe perjetova stres te fort edhe pak ankth, nje dit u cova ne mengjes me dhimbje koke dhe kur shkova ne pune kuptova se kisha veshtiresi te madhe ne perqendrim, de u tremba shume ndihem si i shkeputur nga realiteti dhe nuk ndjej kenaqsi ne gjerat qe bej, 15 ditet e para isha keq fare fajsoja veten per cdo gje dhe isha shume i friksuar se cfare do te ndodhi me mua nese do te jem keshtu pergjithmn, pasi mora disa vitamina barna (neuralta) u qetesova pak nga mendimet automatike, por tani ndihem i shkeputur nga realiteti dhe nuk me kenaq me asgje e kam shume te veshtire ti ndjej apo perjetoj gjerat,ndihem pa energji fle me shume se zakonisht, nuk jam i motivuar, dhe kjo gjendje po me tremb shume prej 1 muaj nuk e di nese do jem me si me pare apo jo
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Je ndalur gjate ne pershkrimin e shqetesimeve fizike dhe perjetimeve trupore, por nuk je ndalur ne pershkrimin tend ne natyren e stresit qe ke kaluar. Cfare te beri te ndiheshe ne ankth? Mendoj se je duke u perballur me nje gjendje jot e thjeshte dhe mendoj se duhet te ndalemi pak te zanafilla e ketyre simptomave. Me cfare e lidh kete ngarkese emocionale qe po kalon?Duket se je duke u perballur me konflikte te forta emocionale dhe ne pamundesi per tu dhene nje zgjidhje te gjitha ndjesite e zemerimit, trishtimit dhe frustrimit te akumuluara ndikojne ne gjendjen e apatis ku gjerat qe ben nuk te japin me kenaqesi. Kjo mpirje e aftesis per te ndiher kenaqesi tregon se je duke shtypur shume ndjesi dhe mendoj se duhet te ndalemi ti shqyrtojme ato per te kuptuar se si mund ti adresosh. Te mirepres ta vazhdojme biseden.
Perzemersisht,
Dorina
Nuk me kan ndodhur ndryshime te medhaja ne jet ose ndonje fatkeqsi, por une si person e stresoja jashrezakonisht veten pasi mbarova gjimnazin, se cfare do te beja me jeten time, i frikesohesha te ardhmes me teper per karieren time dhe me gjendjen financiare, gjat gjith kohes mendoja per pune dhe punoja, dhe nderkoh KISHA HARUAR VETEN TIME por kete gje e kuptova pasi kalova ne kete gjendje, gjithashtu dua te them se humba dhe nje pune timen, mjaft te rendesishme, dhe ajo ishte qershija mbi tort,
Tani kam pak maramendje,kokdhimbje , e kam humbur perceptimin e kohes ditet kalojne si te zymta, memorje jo e mire (JO i Kthjellet) ka kaluar nje muaj e gjysme dhe po me tremb shume kjo gjendje se mos do jem gjithmone keshtu, kjo gjendje me ka bere disi te paafte dhe po ndikon shume ne jeten time te perditshme, e vetmja barn qe kam perdorur kan qen veten bitaminat b (neuralta)
Per nja 10 dite duke ndjekur rutinen time te perditshme e harova pak gjith kete gjendje dhe pse e dija ne vetvete se nuk isha mire, mirepo prap kalojne 2,3 dite dhe sapo te filloj te mendoj per veten dhe gjendjen time behem me keq
Mundeni te me ktheni nje pergjigje ju lutem