Këshilla/Blog

Gann 02.05.2021

Pershendetje , ka 4 muaj qe ndjej shqetesime psikologjike kryesisht ankth dhe depresion duke pasur probleme te qendroj me frekuentim me njerez , ekuiliber i turbullt , pasiguri qendrimi ne kembe dhe ngacmime gjoksi kohe pas kohe gjera qe me kane humbur vetbesimin dhe forcen per te menduar te ardhmen . Eshte nje gje me te vertete shqetesuese dhe nuk gjej dot rrugdalhe per te iu kthyer normalitetit . Faleminderit paraprakisht nese gjeni kohe ler ndihme dhe keshilla .

  1. Lejla says:

    Pershendetje te njejtat simptoma kam dhe un shikim te trubullut dhimbje ne anen e maje dhimbje shpine , ndonjehere ekuliber te crregullut , ndjeje sikur se ndjej zemren apo sikur po me shkeputet … se di a ka njeri tjeter me te njejtat simptoma ose qe i ka pasur dhe si i ka kaluar

  2. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu! Jo rralle here, ndodh, qe ne momente te caktuara perballe situatave apo ndodhive sfiduese dhe me permbajtje te larte stresi, trupi dhe mendja te pergjigjen ne kete forme dhe te pengoje apo veshtiresoje disa nga funksionet e perditshme. Cfare ka ndodhur me ty 4 muaj me pare? Ke perjetuar dicka te pakendshme apo stresante? Eshte hera e pare per ty qe ke ndjere kete shqetesim? Ne keto kushte eshte e keshillueshme te konsiderosh konsulten me nje specialist te fushes (mjek/psikolog). Nese deshiron mund te me shkruash serisht ne formen e letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas ne chatin e kesaj platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme!

    Gabriela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV