Noel 05.09.2022
Pershendetje kam nje njeriun tim qe pat kaluar nje operacion dhe 1 muaj e ca ishte mire shume. Ndersa pas 1 muaji u panikoste shume keq kujtonte se kishte semundje te keqe.
ia bem analizat i dolen mire por cdo dite e shtrronim ne spital per ti ber qetsis sepse e kapte
e dridhmja dhe i shkonte tensioni 17 dhe ishte shum i deshperuar saqe kishte qejf te vriste veten.
pas 12 ditve morem nje leter dhe e derguam ne tirane tek nje neuropsikologe per trajtim pasi na thane qe gjithe keto siptoma i ka nga depresioni.
Pasi u konsultuam me neuropsikologen ajo na leshoj ca barna xanax per disa
dite ndersa zoloft dhe treana per 3 muaj.
Tash pas disa javesh te perdorimit te barnave ai eshte shume normal, nuk eshte se mendime te keqija dmth ia eshte kthyer normalitetit sic ka qen.
Por qe ka vazhduar duke u shendoshur duke ngrene me shume
Pyetja ime eshte: A do i rikthehet perseri kjo gjendje pas ndalimit te barnave?
Dhe a kan lidhje keto baranat me shtimin peshes qe po i perdor?
Faliminderit shume, pres pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Xanax nuk preferohet te mire me gjate se 12 jave, pasi mund te krijon varesi. Sa i perket Zoloft, nuk ka te dhena qe tregojne qe pacienti mund te shtoj peshe, pasi shpesh ndikon ne uljen e oreksit, probleme me gjumin, djersitje etj.
Ajo qe do keshillonim eshte qe personi ne fjale te mirret sa me shume me sport dhe te jete sa me aktiv, pasi aktivitete fizike kane efekte te shumta pozitive, poashtu shume ndihmuese eshte nje diete e mire ekuilibruar.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem