Roni 07.09.2021
Pershendetje per te gjith ju,
Faleminderit nukjevetem.al
Do te deshiroja ta ndaja me ju problemin tim.
Ne dhjetor te vitit 2020, prindi im ishte infektuar nga Covid – 19 dhe gjdo dite e me teper gjendja e tije shendetsore shkonte duke ju renduar deri ne at momentin kur vendosem ta dergonim ne spital, pasi qe e derguam ne spital un fillova te mos ndjehem mire nuk e dija pse por mendoja qe ishte nga lodhja e tepert sepse isha i vetem me te, me rrahte zemra shum shpejte, ndjersitje shum te madhe e shoqeruar me ethe, dhimbje te qafes dhe shpines, gjum i tepert por nuk kisha kohe ta kontrolloja veten pasi qe babi im ishte jo mire, deshti zoti babi im u sherua nga covid mirpo un fillova te behem dhe me keq edhe pse babi im veqse shkonte dita dites duke u permirsuar, nuk mund te flija deri sa erdhi i nje momenti kur un mendoj qe pesova nje panic attack dhe aty kam bo te gjitha analizat dhe te gjitha ne rregull me kan dal, gjat kohes sa qendrova ne spital un rezultova me covid – 19 por as nuk e kam ndjere ate.
Pas nje kohe fillova te kem probleme ose se di si ta quaj veshtirsi gjat marrjes se oksigjenit, nganjehere me kalon por tash kohet e fundit eshte ber me i zakonshem tek un, nuk po mund te adaptohem me kete sepse nuk e di nese kjo eshte nga ankthi apo nga nje problem tjeter, kam bo rentgen me ka dal ne rregull, nuk e di qfar mund te lidhet diqka tjeter me frymarrje nese jo ankthi, perndryshe qe te jem me i kjarte , problemi me frymarrje nuk vjen vetem ne at rast kur un ndihem ne siklet ose ne gjysem panik , problemi qendron edhe kur un jam mir me te gjitha, si tani un jam ne rregul me gjithqka perveq se me frymarrje tani me duket sikur e kam te veshtire te mar frymen, nuk me vjen per tkollite por e bej me zor nganjehere por eshte e njejte.
Un ne jeten e perditshme jam shum pozitiv , mirrem me aktivitete te ndryshme mirpo kjo esht duke me penguar si fizikisht edhe psiqikisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen mirë që babi e kaloi Covid-19 me sukses dhe që tani gëzon shëndet.
Nga letra që na ke dërguar, kuptoj se e ke përjetuar gjendjen e vështirë shëndetësore të babit dhe ky përjetim i vështirë mund të ketë mbetur brenda teje. Pasi analizat dhe ekzaminimet mjekësore kanë dalë në rregull, do sugjeroja që të bëje një konsultë psikologjike për të folur për situatën e vështirë që ke kaluar. Mund të jetë një gjendje stresi e mbetur, në mendje e në trup, e cila ka gjetur “kanalin” e shkarkimit te mbajtja e frymës. Prandaj, e shoh të nevojshme të të sugjeroj një takim me një specialist psikolog (ose psikoterapist), për të marrë trajtimin e duhur për shqetësimin që ke.
Më vjen mirë që je aktiv dhe pozitiv dhe që nuk ke asgjë për t’u shqetësuar nga pikëpamja shëndetësore. Nëse bëhet fjalë vetëm për gjendje stresante, me ndihmën e një terapisti do mund ta përballosh më mirë.
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe