Drita 15.09.2021
Pershendetje. Jam shume keq. Me nevojitet nje keshill nga ju. Kur isha ne gjimnaz me eshte shfaq per here te pare. Me dukej vetja jashtrealitetit si ne enderr. Mka zgjate 1 vjet me eshte largu. Po prej asaj kohe me jane shfq ataket e panikut kur isha e ngarkume e me pas frika e madhe ma shfaqte kete si ne enderr. Tash mbas 7 vjete si pasoj e nje viti ngarkum me fakultet me eshte shfaq. Cdo dite e palumtur them pse mu pse me vujt per kete kaq shume. A kom me mujt jete me largu. Me pas tu lexu e ka kuptu se ky ish deralizem. A ka dikush qe e ka kalu se me nuk po mundem jam lodh. Ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kaloje kohen me gjeraqe ty te bejn te lumtur dhe me njerez qe te japin ndijesi te mira
Mund t’i shprehesh ndonje mjeku specialist per kete pune ose nje psikologu terapia do te ndihmonte goxha .
Do te kaloj thjesht duhet ti japesh nje shtysë vetes.
Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen. Nese e ke fjalen per ataket e panikut kur thua qe “me është shfaq” duhet kuptuar se ato jane ne vetvete nje ankth I pakontrolluar ose I ekzagjeruar. Me mire do te ishte te thuhej se jane nje frike nga frika. Paniku aktivizohet automatikisht me pas ne çdo situate te “ngarkuar” ne vend te nje ankthi sinjalizues te moderuar qe eshte I shendetshem dhe një mekanizem rregullator. Pra ka nje kalim “pragu” ne kete reagim ose per ta thene me thjeshte eshte ulur pragu I reagimit njesoj si ajo diga qe I ka rene pjesa e siperme e saj dhe lejon “përmbytje emocionale” me shpesh se cdo te ishte rasti nese ato nuk do te kishin rene. Por nese nga ana tjeter kur thua “mu shfaq” e ke fjalen per nje moment derealizimi I cili me pas ka shkaktuar kete atak paniku te herepashershëm si reagim ndaj konfuzionit qe ke perjetuar nga ky derealizim atehere duhet kuptuar qe ne vetvete eshte nje perpjekje e “Unit” tend per tu terhequr te vetja, nje deshire per tu de-atashuar nga realiteti. Shkaku mund te jete nje traume ose nje stres. Gjithsesi duhet kuptuar qe ne fund eshte nje perpjekje per te vendosur nje ndermjetes midis vetes dhe realitetit. Në çdo rast, qoftë ataku I panikut, qoftë derealizimi duhet lidhur me heren e pare qe ti e ke ndjere kete shqetesim. Per sa I perket trajtimit mendoj se psikoterapia eshte pergjigja e duhur. Mund te me shkruash ne vazhdim ose te vish ne chat nese deshiron.
Gjithe te mirat.
Sokoli