Këshilla/Blog

Ganni 05.05.2021

Pershendetje , ka 4 muaj qe ndjej shqetesime psikologjike kryesisht ankth dhe depresion duke pasur probleme te qendroj me frekuentim me njerez , ekuiliber i turbullt , pasiguri qendrimi ne kembe dhe ngacmime gjoksi kohe pas kohe gjera qe me kane humbur vetbesimin dhe forcen per te menduar te ardhmen . Eshte nje gje me te vertete shqetesuese dhe nuk gjej dot rrugdalhe per te iu kthyer normalitetit . Faleminderit paraprakisht nese gjeni kohe ler ndihme dhe keshilla .

  1. Juri says:

    Fiks si un me then te drejten kisha 6 muaj qe i kisha harruar po kam 2 jave me jan kthyer prap biles kur ika ke berberi mezor kom nejt me u qeth thash se mran te fiket spo e duroj fare kte situat tani kam ardh edhe ne itali mu ka rendu me shum se spo gjej as shok asgje

  2. Përshëndetje dhe faleminderit që komunikuat me ne! Më vjen keq për gjendjen tuaj, duket një periudhë e vështirë. Meqënese keni disa muaj me këtë gjendje, do ju ftoja që të reflektonit fillimisht për diçka që ndoshta e ka paraprirë këtë gjendje: çfarë po ndodhte në jetën tuaj para së të vinin këto simptoma? Çfarë mund t’i ketë provokuar? Nëse arrini ta gjeni atë, me çfarë e lidhni ju: një emocion, një mendim? Duke reflektuar pak për këto çështje mund të filloni të kuptoni me çfarë lidhen këto shenja. Gjithashtu, mund të mendoni për herë të tjera që keni ndjerë diçka të ngjashme, a ka gjëra të përbashkëta me këtë herë? Zakonisht, ankthi dhe mungesa e vetëbesimit lidhen me mënyrën se si na kanë trajtuar/rritur në të kaluarën, kështu që ndoshta gjeni aty diçka. Përsa i përket vetëbesimit, mund të kenë të gjithë njerëzit luhatje të tij herë pas here. Nëse për ju kjo ka zgjatur më shumë, mbase është momenti që të kërkoni ndihmë profesionale. Ose mund të shkruani në chat – in e kësaj faqeje për një seancë më interaktive.

    Në të gjitha rastet, biseda me shokë/qe, njerëz që i beson, ruajtja e një rutine për gjumin, ushqyerja e mirë dhe aktiviteti fizik kontribuojnë në lehtësimin e ankthit.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  3. Ankth says:

    Juri edhe un e njejta gje si ka mundsi?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV