Pyetje per Dr.Elinda 27.10.2021
Pershendetje Dr.Elinda,shpresoj shume te jeni mire!
Para pak kohesh kam pasur per here te pare marredhenie seksuale me partnerin, megjithese i gjithe organi gjenital i mashkullit ishte mbrenda meje, une nuk kam gjakosur(A eshte kjo normale dhe a e kam humbur ose jo virgjerine sepse cdo here qe kam marredhenie seksuale kam dhimbje dhe nuk ndjej kenaqesi)?
Mos ndodhta kjo dhimbje dhe mungese e kenaqesise lidhet me infeksionin urinar qe dyshoj shume qe e kam?
Kete problem e kam qysh nga dita e pare e marredhenies (Pra qe 2 jave)
Shpresoj shume qe te kete ndonje zgjidhje per kete problem.
Cdo te mire
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Ka raste kur pavaresisht se eshte kontakti i pare seksual, himeni eshte elastik dhe nuk çahet/gjakos. Po keshtu, kenaqesia rralle ndodh qe mardhenirt e para. Here eshte shkak dhimbja, frika nga dhimbja, veshtiresia per te njohur zonat erogjene personale qe variojne nga njeriu ne njeri etj. Duke eksploruar veten apo sebashku me partnerin, do i zbuloni pak nga pak. Dhimbja nga infeksionet gjenitale apo urinare mund ta kompromentojne mardhenien dhe te prekin kenaqesine. Nese mendoni se keni infeksion, duhet bere kontroll dhe eshte plotesisht i zgjidhshem.
Gjithe te mirat.
Elinda