Aba 23.10.2021
Pershendetje Nuk je vetem! Jam nje vajze 20 vjece. Ne fillim te shtatorit me filloi nje dhimbje ne gjoks dhe kraharor, kryesisht ne anen e majte. Pasi isha shume e shqetesuar bera EKG e zemres dhe me doli shume mire, edhe analizat e gjakut me dolen shume mire, pervec Fibrogjenit – 447. Gjithesi doktoresha e zemres me dha: Magnetrans, Vagostabyl dhe Raneks. Pas mbarimit te ilaceve u qetesova per gati 10 dite, por tani kjo dhimbje me ka filluar prap dhe nuk e di cfare mund te jete dhe nga se mund te vij duke qene se kontrollet dolen mire. Ne fakt kur dhimbja mu shfaq qe ne fillim te shtatorit isha para nje provimi shume te veshtire, ku fillimisht edhe tensionit e kam pasur pak te lart gati 16 me 9, por mu qetesua pas ilaceve ne 10 me 7. Aktualisht e kam 13 me 8. Tani me ka filluar prap dhimbja (therja). Cfare mund te jete kjo? Mund te kete lidhje me ankthin? Do ta vleresoja shume pergjigjen tuaj. Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Uroj qe kjo leter te te gjej mire! Duke qene se analizat e tua kane rezultuar pa problem te shendetit fizik, kuptohet qe burimi i ketyre simptomave eshte psikologjike. Ndodh shpesh qe ne momente stresi, ankthi apo gjendje emocionale te renduar individet te perjetojne simptoma te tilla fizike. Simptoma te tilla quhen somatizime dhe nese deshiron mund te lexosh materiale te ndryshme ne lidhje me simptomat somatike. Keto simptoma jane te trajtueshme nese punohet dhe merret ndihma e duhur psikoterapeutike. Eshte e rendesishme te identifikosh momentin qe te fillojne keto simptomat. Ti specifikon se dhimbja te eshte shfaqur fillimisht nga nje provim shume i veshtire per ty.
Fokusohu ne mendimet, ndjenjat dhe simptomat e trupit tend. Cfare mendon ne keto situata? Cilat jane emocionet qe e shoqerojne? Si reagon trupi jot? Sa reale dhe te bazuara ne fakte jane keto mendime? Mund te marresh kohen tende dhe te shkruash ne lidhje me momentin, mendimet, emocionet qe e shoqerojne, me pas me simptomat fizike. Pranoji dhe qendro me to. Asgje jashte normales nuk po ndodh me trupin tend. Trupi reagon ne kete lloj forme, si nje alarm per te treguar se ti duhet te punosh me gjerat qe te shqetesojne dhe te krijojne gjendje ankthi apo simptoma somatike. Gjate perjetimit te tyre, perpiqu te relaksohesh, te qendrosh dhe ti pranosh ato ashtu sic vijne. Fokusohu ne frymemarrjen tende, duke marre fryme thelle dhe ngadale. Ne kete lloj forme ngadale do te ulet tensioni i simptomave. Teknika te tjera mund te gjendet lehte ne internet. Por ajo qe vlen te theksohet eshte trajtimi i tyre me ndihmen e nje psikoterapisti. Ndihu e lire te na shkruash perseri per cdo shqetesim dhe njekohesisht mund t’i drejtohesh dhe chatit te faqes nukjevetem.al.
Gjithe te mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike
Mirdita kam dhimbje n anen e majt mjeku thot esht nerv cka munt t jet u lutem perghjighje edhe shpina ena e majt m ben sikur m shpen me ghjilper